Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A mund të sëmuren fëmijët me tiroide?

– Kam një pyetje për doktor Dashamirin. A është e mundur që fëmijët të kenë probleme me tiroiden? Unë kam një djalë 4 vjeç dhe kam frikë se e kanë kapur tiroidet. A trashëgohet kjo sëmundje dhe çfarë shenjash shfaq te fëmijët? Djali im ka shenja nervozizmi dhe acarohet ndonjëherë si ndonjë i rritur.
Dr. Dashamir Gjergji endokrinolog-diabetolog: – E nderuar zonjë, si fillim, mund t’ju them që, krahas tipareve të jashtme dhe të karakterit, te fëmija tejçohen fatkeqësisht edhe disa sëmundje, por kjo s’do të thotë që fëmija juaj vuan nga problemet e tiroides. Mendoj se ju duhet të konsultoheni me një mjek pediatër për të parë si është zhvillimi fizik dhe mendor i fëmijës suaj, a ka ndonjë problem në këto drejtime, apo jo. Nëse mjeku këshillues do të ketë dyshime për ndonjë çrregullim funksional të gjendrrës tiroide, ju duhet të drejtoheni te një mjek specialist, të kryeni vizitën dhe të masni nivelet e hormoneve që prodhon kjo gjendërr.
– Sidoqoftë, nuk duhet të mbartni shqetësimet për fëmijën tuaj, por duhet t’ua besoni mjekëve këtë shqetësim. Nëse vërtet do të konfirmohet sëmundje e tiroides te fëmija, ajo duhet të diagnostikohet në kohë dhe të mjekohet sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo bëhet për arsye se mund të komplikohet sëmundja dhe, mbi të gjitha, këto çrregullime kanë ndikim shumë të madh në rritjen fizike dhe psikike të fëmijës.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Nipi im është i dhunshëm

Next Post

Kam një vit me rrufë alergjike

Advertisement