Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A mund të paguaj kontribute si bujk?

– Jam I. Gurabardhi, i datëlindjes 02.09.1955, emigrant në Itali. Në Shqipëri, kam banuar në qytetin e Durrësit, por kam tokë në pronësi në Shijak. Kam punuar në bujqësi prej vitit 1994 e deri në vitin 2007 dhe nuk kam paguar kontribute. Nga viti 2007 e deri në vitin 2010, kam patur një biznes privat dhe kam paguar kontribute si i vetëpunësuar në qytet. Desha të sqaroj disa probleme lidhur me sigurimin shoqëror. A mund të paguaj kontribute si bujk, meqë kam banuar në qytet? Për kohën që kam paguar si i vetëpunësuar me biznesin tim, a mund të paguaj edhe si bujk, për të shtuar masën e pensionit? Sa duhet të paguaj gjithsej për periudhën që do më konsiderohet si bujk? Kur e plotësoj moshën për pension?
Naim Balluku, Zv. President, përfaqësues i degës INAS për Shqipërinë: – I nderuar letërshkrues, pavarësisht se ke jetuar në qytet, duke qenë se tokën e ke patur brenda rrethit ku ke banuar, jeni brenda kriterit për t’u klasifikuar si i vetëpunësuar në bujqësi. Kjo bazohet në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.1114 datë 30.07.2008, ku thuhet se konsiderohen si të vetëpunësuar në bujqësi personat që: “nuk janë të siguruar nga punësimi në sektorë të tjerë, banojnë në të njëjtin nënqark ku kanë tokën në pronësi ose në përdorim dhe zhvillojnë veprimtari, bujqësore e blegtorale, të cilët sigurohen në mënyrë të detyrueshme, për barrëlindje, për pensione dhe për sigurim shëndetësor”.
– Në këto kushte, ju mund të siguroheni duke paguar kontribute prej datës 1.10.1993 e deri në fund të vitit 2007, gjithësej 56,702 lekë, për të siguruar gjithsej 13 vite e 3 muaj. Për periudhën 2007 deri 2010, që keni paguar si biznes privat, nuk mund të paguani si i vetëpunësuar në bujqësi, mbasi është kusht që në skemën e të vetëpunësuarve në bujqësi, siç u theksua më lart, mund të sigurohen vetëm ata persona që “nuk janë të siguruar nga punësimi në sektorë të tjerë”. E drejta për pension pleqërie ju lind sapo të plotësoni moshën 65 vjeç, pra në vitin 2020, vit në të cilin, bazuar në ligjin 104/2014, “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin 7703 datë 11.05.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Për pension pleqërie të plotë, do t’ju duhen 37 vite vjetërsi kontributive.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Njoftime nga Greqia

Next Post

Doktor Evi, kam nevojë për ndihmë!

Advertisement