Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Çfarë është squirting?

Termi “squirting”, apo “squirt”, i referohet nxjerrjes së një lëngu pa ngjyrë, gjatë marrëdhënieve seksuale, nga gruaja. Squirting quhet edhe ejakulacion femëror dhe i ngjan në gjithçka ejakulacionit të mashkullit, me përjashtim të faktit që nuk përmban spermatozoidë. Squirting është një praktikë shumë në modë në filmat porno amerikanë dhe ata japonezë (në të cilët quhet shiofuki). Jo të gjitha gratë ejakulojnë gjatë një orgazme dhe, për këtë arsye, shumë vetë mendojnë se është një legjendë, apo gënjeshtër. Në realitet, squirting ekziston dhe ato që e ekperimentojnë, nuk kanë asgjë për t’u shqetësuar. Lëngu pa ngjyrë nxirret nga kanali i urinës i gruas, gjatë orgazmës, ose gjatë stimulimit seksual. Sasia e tij mund të jetë e konsiderueshme, për shkak të përsëritjes së mbushjes dhe zbrazjes së gjendrrave gjatë orgazmës.
Përgjegjëse për squirting janë gjendrrat e Skenes, disa gjendra të vogla që kanë për qëllim të prodhojnë këtë lëng dhe të shtojnë lubrifikimin e vaginës. Këto gjendrra ndodhen te pothuajse të gjitha gratë, por nuk kanë zhvillim të njëjtë te të gjitha. Te disa mund të jenë më të zhvilluara, për shkak të një stimulimi androgjenik të ushtruar nga një hormon mashkullor, i pranishëm në sasi të vogla edhe në trupin e gruas.
Kjo, pra, është arsyeja e mungesës, e sasisë së madhe, apo të vogël të ejakulacionit femëror, fenomen i njohur në 10% të grave. Stimulimi i pikës G shkakton sekretimin e lëngut që mund të paraqitet me doza të vogla, ose si curril, squirting, si pasojë e kontraktimeve muskulare të organeve gjenitale gjatë orgazmës. Meqë ky lëng del nga uretra, pra, nga rrugët urinare, shpesh, gruaja e ngatërron me urinën. Bëhet fjalë për një fenomen, në mos të panjohur, të nënvlerësuar nga gratë dhe burrat.
Megjithatë, Aristoteli, i cili ka shkruar traktate të mjekësisë mbi trupin e gruas, kishte folur për squirting, kur përshkruan se gjatë orgazmës ajo lëshon një curril uji. Pra, kuptojmë se ky reagim i shfaqur nga disa gra, përjetohet si një eveniment natyral dhe i këndshëm, i lidhur me trupin e saj, shenjë e një seksualiteti të ndërgjegjshëm. Me gjithë dyshimet e disa grave, shumë burra (dhe disa gra) shfaqin një lloj joshjeje nga squirting, sepse kështu kuptojnë kënaqësinë që ndjen partnerja…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Nuk jam bërë aspak pishman që tradhtova burrin!

Next Post

10 finalistët e Bad Sex in Fiction Awards 2014

Advertisement