Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Turistë, mos harroni udhëzuesin!

Sajti Love Home Swap, s’ka shumë që ka botuar një udhëzues për mirësjelljen e turistëve gjatë pushimeve. Ky udhëzues bazohet në ligjet dhe zakonet e vendeve, për të evituar ndonjë mosmarrëveshje dhe konfuzion të mundshëm mes turistëve dhe vendasve. Udhëzimet kanë fuqi ligjore dhe, natyrisht, morale dhe etike. Kështu, fjala vjen, në udhëzues, turistët këshillohen të mos fishkëllejnë në rrugë dhe në lokalet publike. Në Japoni përjashtohen dhuratat dhe sidomos bakshishi në të holla në numrin nëntë, duke e parë këtë si shenjë fatkeqësie, ndërsa në Kamboxhia dhe në Irak, nuk lejohet paraqitja në ambiente shoqërore me tabanët e këmbëve të zbathura sepse ky veprim konsiderohet i pahijshëm. Në Bangladesh, nuk lejohet të tregohet një person me gisht, por me të gjithë pëllëmbën e dorës. Sipas Home Svvap, në Vietnam nuk shikohet me sy të mirë kur rrëmbehet dhurata me të dyja duart. Në Tajlandë, nuk lejohet të mbëshetet koka mbi supin e një tjetri, madje edhe kur janë fëmijë të vegjël, por kryesorja është se atje nuk lejohet të thuhet asnjë fjalë kundër mbretit dhe mbretëreshës sepse përndryshe, përfundon sakaq në burg. Në Singapor nuk lejohet përdorimi i çamçakëzit në rrugë dhe në sheshe.
Një varg rekomandimesh jep Home Svvap për rregullat e ushqimit në restorante dhe lokale, duke u mbështetur në traditat e vendit. Kështu, për shembull, në Venezuelë nuk shikohet me sy të mirë në rast se ulesh në tavolinë në kohën e duhur. Duhet patjetër të vonohesh pak, ndërsa në Korenë e Jugut, kur turistët janë në grup, i pari që duhet të ulet dhe të fillojë nga ngrënia, është më i moshuari. Në Tajvan, pas ushqimit të drekës apo darkës, i duhen bërë patjetër komplimente shefit të kuzhinës, duke… gromësirë para tij.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Çfarë dokumentesh më duhen për pension?

Next Post

Më ka lënë pasoja depresioni...

Advertisement