Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

T’ia vazhdoj omnikun?

– Përshëndetje Doktor Evi! Jam një lexues shumë i rregullt i gazetës. Kam një problem mjekësor dhe më duhet patjetër ndihma juaj, mundësisht këtë javë, se do të më ndihmonit shumë. Kam një të moshuar 85 vjeçar i cili ka 15 muaj me kateter urinar dhe mjekohet me Omnik 0.4 mg. Ka një javë që ka bërë këto analiza: një eko prostate, madhësia i ka dalë 60 x 49 me kateter. Urokulturë – steril, 3 antigeni protatic (T.P.S.A), rezultati është 25.98 ng/ml. Mjeku kirurg urolog, i dha të përdorë omnikun të rekomanduar, ndërsa mjeku i familjes ia ndërpreu. Doja këshillën tuaj: T’ia vazhdoj apo jo omnikun duke pyetur ndonjë specialist dhe e dyta, a ndikohen këto analiza nga kateteri dhe nga bllokimi që i bëjnë herë pas here në mënyrë artificiale mjekët lokalë? Nuk po rendis arsyet, por është një gjë që duket. Ju falënderoj dhe pres me padurim përgjigjen tuaj. Nga një zotëri.
Dr. Evi Dani, seksolog-androlog: – I nderuar zotëri, vendosja e kateterit tek i afërmi juaj 85 vjeçar, tregon që ka një gjendje të avancuar të hipertrofisë së prostatës. Kateteri është një domosdoshmëri dhe pa atë, gjendja do të komplikohej dhe do të rrezikohej shumë jeta e tij. Kateteri ndikon në rritjen e TPSA-s, një mundësi më e madhe për infeksione urinare, dhe përbërësit e urinës ndikojnë që herë pas here kateteri të bllokohet, gjë që do një shërbim të veçantë dhe kujdesje për ta zëvendësuar apo për ta mbajtur hapur kalimin e këtij infeksioni. Sidoqoftë, është mjeku urolog dhe konsulta me të që do ta konstatojë më reale gjendjen e tij dhe mënyrën e vazhdueshme të mjekimit.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Çfarë stili të përdor në arredim?

Next Post

Klea Huta, prezantuese e “Gjeniu i vogël” Ja, kush është trampolina ime në art!

Advertisement