Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpjegimi i endrrave tuaja…

Portofol me ujë
– Mbrëmë kam parë në ëndërr sikur më ishte mbushur portofoli me ujë. A ka ndonjë kuptim, ju lutem? Faleminderit.
– Duhet të keni kujdes me shpenzimet, sepse fare papritur mund të gjendeni mes një krize financiare. Pra, kujdes!

Na sulmuan dy qen
– Në ëndërr pashë që dy qen të zinj të mëdhenj po na sulmonin mua dhe motrën time. Mua më hëngrën te dora dhe m’u bë një gungë e madhe, e çuditshme. Mund t’ju duket ëndërr koti, por unë u shqetësova shumë. Dua të di, çfarë kuptimi ka kjo?
– Ëndrra tregon se do t’ju paraqitet një pengesë në ditët në vazhdim, në lidhje me një çështjen tuaj dhe në këtë rast, duhet të veproni me instikt. Nëse instikti ju thotë të përgjigjeni me ashpërsi, atëhere kështu duhet të veproni, pa ju vrarë fare ndërgjegjja. Ëndrra ju thotë: Në rastin konkret, instikti është arma juaj më e fortë!

Gjarpri hyri në dhomë
– Kam parë në ëndërr një gjarpër i cili po tentonte të hynte në dhomën time. Unë desha të mbyllja derën e dhomës, por diçka e pengonte dhe gjarpëri hyri në dhomë. Aty, u zgjova.
– Gjarpëri ka shumë kuptime dhe në rastin tuaj, është simbol erotik. Ju keni shumë frikë nga bota intime. Keni dëshira, por frika ju bën që të shmangni afrime të tilla. E ndjeni që është diçka e nevojshme, por njëkohësisht, logjika juaj është shumë e fortë dhe vendosni mure rreth vetes. Ama, gjarpëri ka hyrë në dhomë dhe kjo do të thotë se është diçka që ju nuk mund ta shmangni përgjithmonë. Intimiteti është pjesë e jetës dhe nevojë fiziologjike. Shpjegimi tjetër ka të bëjë dhe me frikën tuaj ndaj dikujt, që mund të jetë mashkull. Arsyen e frikës e dini vetëm ju, por gjithsesi, cilado të jetë, do ta kapërceni…

Advertisement

Më goditi në ballë
– Përshëndetje! Kam parë para disa ditëve një ënderr. Isha duke shëtitur në një mal, por papritur më doli para një person. Ky person më vrau në ballë me armë dhe më ishte mbushur fytyra me gjak, ndërsa flokët i kisha shumë të shkurtëra.
– Ky person, sigurisht, ka qenë pjesë e së kaluarës tuaj. Keni pasur një lidhje të fortë, ama ai ju ka goditur aty ku nuk duhet dhe ju keni ndjerë dhimbje për këtë gjë. Ëndrra tregon që pas një të keqeje, qëndron gjithmonë një e mirë, ndaj më mirë që ndodhi ashtu, sepse gjaku në ëndërr do të thotë rilindje, shëndet dhe një jetë e re për ju. E keqja tashmë ka kaluar dhe ju nuk duhet ta mbani më kokën pas, por të shikoni përpara, sepse diçka më e mirë ju pret.

Deshi të më prekte ish-i
– Kam parë në ëndërr ish-bashkëshortin tim, sikur ishte në një shtëpi, shtrirë në divan dhe aty sikur ishte edhe një grua tjetër. Ky sikur donte të më prekte, por unë nuk e lija. Në ato momente, u zgjova.
– Një ëndërr e tillë tregon një lloj nostalgjie, por njëkohësisht, urrejtje ndaj ish-bashkëshortit tuaj. Ju e mendoni herë pas here dhe ëndrra të tilla janë të pashmangshme në jetën tuaj. Ai tashmë ka filluar një jetë të re. Ndoshta ju nuk jeni në dijeni, por sipas ëndrrës dikush është në krahun e tij dhe ndoshta kjo ka qënë dhe arsyeja që e pandërgjegjshmja ju ka shfaqur një ëndërr të tillë. Uroj të keni një person të ri në jetën tuaj dhe të mos shihni më ëndrra të tilla.

Krimbi dhe milingonat e kuqe
– Kam parë në ëndërr sikur nga dora e majtë më doli një krimb i kuq, që ngjante si shumëkëmbësh. Tentova ta hiqja, por u këput në gjysëm dhe më pas dolën edhe ca të tjerë, shumë milingona të kuqe dhe krahu dukej si gropë, si varr. Ju lutem, më thoni, ç’do të thotë?
– Një ëndërr e tillë ka dy kuptime: Së pari, tregon një gjendje fizike e dobët gjatë kohës që keni qenë duke fjetur. Ndoshta keni pasur ndonjë shqetësim shëndetësor, mpirje krahu, ose nuk keni fjetur mirë, ngaqë mendoni shumë për ato që kanë kaluar dhe pengjet që ju kanë ngelur në jetë. Më shkruanit në letrën tuaj edhe për vdekjen e babait… Më vjen keq për dhimbjen që keni provuar, por duket që ëndrra shpreh edhe pengun tuaj më të madh, faktin që nuk keni qenë në varrimin e tij. Gropa që keni parë, milingonat kanë të bëjnë me sikletin tuaj, pengun e madh që ju ka ngelur në shpirt, por nuk duhet të shqetësoheni kaq shumë, sepse ëndrra paralajmëron më shumë një lloj dobësie shëndetësore. Duke e stresuar veten kaq shumë dhe duke u mërzitur, nuk do të bëni gjë tjetër veçse do ta përkeqësoni gjendjen tuaj shpirtërore, e cila domosdoshmërisht do të ndikojë edhe në shëndetin tuaj. Edhe babait tuaj, i cili nuk është fizikisht, por është shpirtërisht me ju, nuk do t’i vinte mirë t’ju shikonte në këtë gjendje. Jo më kot keni parë dorën e majtë, sepse i përket anës së zemrës, pra, mos e mundoni zemrën tuaj në lidhje me pengun që ju ka ngelur. Kujtojeni babain tuaj vetëm në momentet e bukura kur keni qenë me të dhe harrojeni mungesën tuaj në varrim, sepse çdokujt mund t’i ndodhte kjo gjë. Ju uroj gjithë të mirat!

Familja e ish-bashkëshortit
– Kam parë në ëndërr familjen e ish-bashkëshortit tim. Shoh në ëndrra sikur e gjithë familja e tij më përkrah, vetëm ish-i im nuk më afrohet, por largohet gjithmonë nga unë. Tani, unë jam martuar me dikë tjetër, por dua të di, çfarë do të thotë?
– Do të thotë që ju nuk jeni shkëputur psikologjikisht nga ish-bashkëshorti juaj. E mendoni dhe njëkohësisht, njerëzit e tij ju mendojnë disi, duke qenë se tashmë ju në sytë e tyre keni vazhduar një jetë të re. Pra, ëndrra nuk ka ndonjë kuptim të veçantë, përveçse ju jep një mesazh që të shikoni përpara dhe të mos mendoni aspak se çfarë mendojnë ata. Tashmë, keni vazhduar një jetë të re dhe përkushtojuni totalisht asaj, pa menduar se çfarë thotë dynjaja. Kështu, edhe ëndrra të tilla, të jeni e sigurtë se nuk do të shihni më.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ju pyesni Mjeku pergjigjet...

Next Post

Si të arrij formën e duhur pas lindjes?

Advertisement