Në fillim, pati një deklaratë të zemëruar të Kameron Dazit, në veprën e publikuar prej saj, “The Body Book” (Libri i trupit), ku i ka kushtuar një kapitull pubisit, me titull “In Praise of Pubes” (Elozhe për pubisin) dhe në të cilin trajton çështjen e depilimit me lazer të qimeve të pubisit. “Mendoj se heqja në mënyrë të përhershme me lazer e qimeve, është një ide e çmendur. Përgjithmonë? E di që ju mendoni se do të mbani përgjithmonë të njëjtin lloj këpucësh apo model xhinsesh, por në fakt, s‘është e njëjta gjë. Kjo ide që pubisi preferohet pa qime është e kohëve të fundit dhe tendenca mund të ndryshojë. Doni vërtet të keni një pubis pa qime deri në fund të jetës suaj?”. Aktorja mbron gjithashtu faktin se qimet e pubisit janë si një “perde” që fsheh seksin, duke e rrethuar kështu me një lloj misteri. Në fund, ka edhe disa ekspertë që mbështesin idetë e saj. Doktoresha Loren Streiçer ka shpjeguar në gazetën “Medical Daily” se qimet e pubisit pakësojnë irritimet e fërkimit gjatë marrëdhënieve seksuale. Doktoresha Emili Gibson ka shtuar se qimet mbrojnë organet gjenitale nga bakteriet dhe pisllëqet: “Depilimi i qimeve të pubisit irriton rrënjët e tyre dhe lë disa plagë mikroskopike të hapura. Kjo, e kombinuar me ngrohtësinë dhe lagështinë, krijon një mjedis kulture për bakteriet më të këqija patogjene”.
Mbase duke folur për tendencën, përveç shëndetit, Kameron Diaz nuk e ka gabim, sepse firma American Apparel i ka befasuar njujorkezët duke vënë në vitrinë manekine me qime pubisi, si ato prej të cilave nuk kemi parë që prej viteve ‘70!
Advertisement