Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pyetje-pergjigje per seksin

– Si t’i tregoj të fejuarit tim që më pëlqen seksi me të? Jam shumë e ndrojtur dhe ai vazhdimisht, me të qeshur, më thotë: “Ti nuk flet, kam nevojë të më shprehesh”…
– Është shumë e lehtë të shpreheni, përderisa e dashuroni dhe ju pëlqen intimiteti me të. Këtu nuk ka vend ndrojtja. Mund t’ia tregoni me gjeste, me shikime, por dhe me fjalë, përderisa ai jua ka bërë këtë verejtje drejtpërdrejt. Mund t’i thoni që raporti që keni me të është shumë i bukur dhe kjo do ta bëjë atë të ndihet më afër jush, të ndihet i vlerësuar e t’ju dojë më shumë. Thuajini që ju bën të ndiheni shumë mirë dhe ju pëlqen intimiteti me të. Këto fjalë do ta bëjnë të ndihet shumë i lumtur dhe më i sigurtë me ju. Do të ndihet sigurisht edhe më i fortë dhe do të përpiqet akoma më shumë që t’ju bëjë të ndiheni e lumtur. S’duhet të keni ndrojtje aspak për këtë gjë, flisni hapur.
– Partnerja ime nuk hapet shumë përsa i përket seksit, ndoshta sepse s’ka ekperiencë (unë jam mashkulli i parë për të). Nuk di si të veproj që ajo të më tregojë se si i pëlqen të bëjmë seks, ku ndihet më e eksituar etj…
– Duke qenë se ajo s’ka eksperiencë, është normale që e ka më të vështirë të shprehet, por kjo varet edhe nga natyra e vetë personit. Mendoj se duhet ta merrni ju situatën në dorë; shprehuni lirshëm me të, folini edhe në gjuhën erotike dhe bëjani të ditur që kjo lloj bisede ju pëlqen. Gjatë kohës që bëni dashuri, thuajini t’jua marrë dorën dhe të eksplorojë trupin e saj, aty ku asaj i pëlqen. Kjo është gjuha e trupit dhe kështu, pak nga pak, ajo do të fillojë të flasë e të ndihet më e lirshme me ju. Rëndësi ka që të duheni dhe të komunikoni për atë çfarë dëshironi.
– Një shoku im më thotë që bën tre-katër herë në ditë seks me të dashurën dhe se është shumë i kënaqur. Kjo më shtyu të mendoj se unë ndoshta kam probleme me seksin, pasi bëj 2 herë në javë. Ju, si e mendoni?
– Një marrëdhënie seksuale e mirë, nuk varet nga sasia, por nga cilësia. Shumë meshkujve u pëlqen të lavdërohen, me shumë mundësi duke gënjyer sesa duke thënë të vërtetën. Nuk ka rëndësi sa herë bën seks, rëndësi ka që marrëdhënia të jetë cilësore dhe të kënaqen të dy partnerët. Ai mund të bëjë seks çdo ditë, por ndoshta nuk ka të njëjtën kënaqësi që e keni ju, për shembull që bëni seks më rrallë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Nuk dua të më gjykojnë...

Next Post

Drithërat si Viagra

Advertisement