Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pse nuk zhvirgjërohem?!

– Jam Lori nga Tirana, 21 vjeçe, e fejuar prej një viti me një djalë 26 vjeç. Para disa kohësh kemi filluar të kryejmë marrëdhënie seksuale, por gjatë kësaj kohe nuk ka ndodhur ajo që pritej… zhvirgjërimi. Si unë, ashtu edhe djali, nuk kemi patur kurrë më parë marrëdhënie seksuale, ndaj unë çuditem vërtet se pse të më ndodhë pikërisht mua. Si duhet të veproj në këtë rast pasi edhe i fejuari im ka filluar të dyshojë dhe ndoshta mendon se e kam gënjyer e jam tallur me të? Zhvirgjërimi shoqërohet patjetër me rrjedhje gjaku?! Në qoftë se jo, si mund ta bind të fejuarin për virgjërinë time? I fejuari është larg veseve të këqija dhe i shëndetshëm. Gjatë kryerjes së marrëdhënieve ai prishet shumë shpejt dhe organi i tij nuk e ka fortësinë e duhur. Organi i tij është në përmasa 10 cm. A ndikon përmasa e organit në zhvirgjërim? Në ç’kushte ndodh zhvirgjërimi? Po mosha e madhe pa kryer marrëdhënie seksuale, ndikon në një akt seksual cilësor?
Dr. Evi Dani, seksolog-androlog: – E nderuar zonjusha Lori! Nëpërmjet letrës, kuptova shqetësimin tuaj, ndaj edhe po mundohem ta trajtoj për t’jua sqaruar sadopak atë. Ju ngrini tri probleme që ndërthuren me njëra-tjetrën: Virgjërinë, madhësinë e penisit dhe ejakulacionin e shpejtë. Po mundohem t’i trajtoj shkurtimisht ato. Himeni ose ajo që quhet ndryshe “cipa e virgjërisë”, është një membranë apo cipë që ndodhet në pozicion transversal të vaginës, 2 cm nga sipërfaqja e buzëve të saj dhe mund të shihet fare lehtë duke hapur me kujdes ato (buzët). Ndërtimi i kësaj cipe është i tillë që në mes ka një të çarë që bën daljen e menstruacionit nga dita e parë dhe e ardhjes së tyre në vazhdim. Në aktin e parë seksual, ndodh çarja e kësaj cipe që zakonisht shoqërohet me daljen e një sasie të pakët gjaku, madje në shumë raste, sasia është aq e pakët saqë nuk vihet re nga partneri. Kjo sasi gjaku nuk konstatohet kur himeni është çarë më përpara, gjatë mbajtjes së linesit, përdorimit të biçikletës apo kur ndërtimi i saj është në formë fizarmonike, pra, hapet dhe afrohet gjatë aktit seksual pa u çarë, pra, pa dalë gjak. Rastet kur zhvirgjërimi nuk shoqërohet me hemorragji për këto arsye apo dhe për të tjera, është vënë re se ka ndodhur pothuajse te 50% e femrave. Madhësia e penisit, 10 cm, është nën mesatare. Butësia e penisit dhe mosarritja e fortësisë së tij të bëjnë të mendosh për një impotencë seksuale, gjë që do të trajtohet nga mjeku androlog së bashku me problemet e tjera. Prandaj, unë do t’ju këshilloja sa më parë të bëni të dy njëkohësisht, një konsultë te mjeku androlog.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Mahidevrani lihet në mjerim

Next Post

Kalendari i priftërinjve më seksi të Vatikanit

Advertisement