Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pse burrat po bëhen si… gratë!

Ja, 9 gjëra që duhet t’i dini për ta

Kush janë burrat e sotëm? Cilët janë ata me të cilët ndajmë miqësinë, zyrën, një mbrëmje në fundjavë ose gjithë jetën tonë? A janë ata baballarë të ndryshëm nga të mëparshmit? Kanë frikë të lidhen seriozisht dhe pse? Janë besnikë, apo jo? Sa rrogë marrin ata dhe pse ajo, është mesatarisht më e lartë se rroga e grave? Këtyre dhe shumë pyetjeve të tjera jemi munduar t’u japim përgjigje në shkrimin e mëposhtëm. Zbuloni burrat në 9 gjëra nëpërmjet shifrave, studimeve dhe analizave të ekspertëve tanë. Do të mësoni kaq shumë gjëra mbi ta!

1. 78% e burrave mendojnë se besnikëria është e rëndësishme në një lidhje…
…por 21% pohojnë se kanë pasur marrëdhënie jashtëmartesore dhe 23% pohojnë se mund t’u ndodhë një gjë e tillë nëse paraqitet rasti. Pra, megjithëse 78% mendojnë se është një vlerë e rëndësishme, nuk janë 78% ata që e ruajnë me “rreptësi”. Megjithatë, le të jemi të matur me këto shifra, sepse besnikëria është si masturbimi, një temë tabu; e kemi më të lehtë të përgjigjemi që jemi besnikë për ta pasur ndërgjegjen të qetë… Ajo që duhet të dini është se burri i viteve 2010 nuk tradhton më shumë se para 10, 20 apo 30 vjetëve. Burri, me B të madhe, gjithmonë e ka pasur të vështirë të jetë besnik, “sepse besnikëria nuk është shkruar në ADN-në tonë”, thotë specialisti. Ai ka qenë gjithmonë kështu, megjithëse shoqëria jonë ka krijuar një skemë monogame. E kuptojmë atëherë pse, megjithëse 78% e burrave mendojnë se besnikëria është e rëndësishme (te gratë, kjo shifër arrin vlerën 86% ), atyre shpejt u ndërrohet mendja nga dëshirat ose nevojat, pasi seksi është arsyeja e parë pse tradhtojnë, ndërkohë që arsyeja pse tradhtojnë gratë është që “t’ia kalojnë mirë”.
Ndryshe nga sa mendohet, sitet e takimeve dhe veçanërisht ato të takimeve jashtëmartesore nuk e favorizojnë tradhtinë. Le të themi që ato i përgjigjen një nevoje të shprehur nga burrat dhe gratë që nga kohërat më të lashta.

Advertisement

2. Madhësia mesatare e seksit të tyre në ereksion është në ulje
Siti britanik TheyFit ka publikuar në qershor 2013 një studim mbi madhësinë e penisit, duke konfirmuar se ajo zvogëlohej me kalimin e kohës. Reduktimi, thonë ata, është 2.45 cm ndërmjet vitit 2003-2013, duke kaluar nga 15,4 te 12,95 cm (në ereksion) brenda dhjetë viteve! Sipas Akademisë Kombëtare të Kirurgjisë Franceze, një penis mund të jetë 12,8-14,5 cm në ereksion.
Dihet që burrat janë shumë të ndjeshëm ndaj kësaj teme (të paktën 56% e burrave nën 35 vjeç dhe 44%, pas 50 vjeç, i kushtojnë shumë rëndësi kësaj). Ndër vendet e para radhiten ekuatorianët (17.7 cm), ndërsa në vendet e fundit gjejmë kinezët (10,9cm). Shkaktarë për këtë ulje, sipas studiuesve, janë ndotja e mjedisit dhe ndryshimet klimaterike. Nëse njerëzit do t’i bënin pyetjen vetes se sa do të ishte kjo madhësi pas 20 apo 30 vjetësh, pa dyshim që do të zgjidhnin të shkonin në punë me biçikletë, të paktën për brezat që do të vijnë!

3. Rroga mesatare e një burri është më e lartë se ajo e gruas
Në Francë, rroga mesatare e një burri është 2218 euro, pra, 25% më shumë se para 10 vjetëve (1768 euro) dhe vazhdon të jetë 20% më e lartë se rroga mesatare e grave. Në natyrë, ekziston një asimetri seksuale: Meshkujt janë gjithmonë më të gjatë e më të fortë se gratë dhe të mbushur me testosteron. Ky ndryshim morfologjik ka kaluar në simbolikën njerëzore: Burri dominon! Megjithëse ky dominim në kohën e sotme gjykohet si i gabuar, ne nuk arrijmë ta evitojmë. Ai është në natyrën tonë, në “programin tonë fillestar”, thotë specialisti. Nga pikëpamja biologjike, çifti e “respekton” këtë asimetri: 95% e burrave lidhen me gra më të shkurtra se ata vetë dhe 81% janë me gra më të reja, ose moshatare. E njëjta gjë ndodh edhe me paratë. Sado që kërkojmë barazinë, burrat mbeten superiorë. Megjithëse luftojmë të zbusim këto ndryshime, ato nuk mund të zhduken kaq lehtë, brenda ditës.
Atëhere, duhet të mendojmë se një burrë gënjen kur pretendon se për të nuk ka rëndësi që partnerja të fitojë më shumë para se ai? Sigurisht, sepse burri ndjehet i zhvlerësuar kur ndodh kjo. Ai humbet burrërirë, humbet një vlerë. Është sikur ju t’i jepnit një fuoristrade dhe ai një Smarti: Kjo, për të, nuk shkon, është kundër natyrës! Atëhere, pse këta zotërinj hiqen si të përparuar dhe thonë se për ta nuk ka rëndësi? Pa dyshim, pasi nuk duan të dëgjojnë protestat dhe diskutimet feministe.

4. Burrat po marrin pjesë gjithnjë e më shumë në punët e shtëpisë
Sipas një studimi evropian, gratë vazhdojnë të bëjnë më shumë punë shtëpie sesa burrat: 3 orë e 52 minuta (mesatarisht, gjatë ditës) kundrejt 2 orë 24 minuta të burrave. Megjithatë, ata po e shtojnë pjesëmarrjen e tyre në këtë drejtim, thonë specialistët. Dikur, burrat hapnin shishen e verës në tavolinë dhe kaq ishte puna e tyre, por qëkur kanë humbur imazhin e shefit të familjes dhe e zgjedhin vetë partneren, ata futen edhe në punët e shtëpisë. Ata nuk kanë më rolin e thjeshtë për të sjellë para, por edhe për t’u marrë me shtëpinë. Megjithatë, u ka ngelur ndjesia se po ulen, po zhvlerësohen. Imazhi i tyre burrëror ka marrë një goditje, ata ndjehen më pak të qëndrueshëm. Një studim që të bën të buzëqeshësh është publikuar në American Sociogical Revievv (shkurt 2013). Ai ka vënë në dukje se çiftet ku burrat bëjnë më shumë punë shtëpie, kanë rralluar marrëdhëniet seksuale, ndërsa në çiftet kur burrat merren me kopshtari, me rregullime gjërash në shtëpi, me një fjalë, bëjnë punë “burrash”, marrëdhëniet seksuale janë më të mira. Çfarë po ndodh? Qëkur kanë marrë fshesën në dorë, janë burrat që ndjehen të “zhburrëruar”, apo gratë që i shohin me sy tjetër?

5. Burrat e kanë gjithnjë e më të vështirë të angazhohen në një lidhje
Burrat e kanë pasur gjithmonë të vështirë për t’u lidhur seriozisht. “Ata kanë frikë nga vendimet që i angazhojnë”. Edhe sot, kështu është! Kjo ndodh ngaqë takimet dhe flirtet janë të lehta për t’u realizuar dhe më të pranueshme. Pra, mund të dalësh, të flirtosh, të testosh. Mentalitetet kanë ndryshuar, të gjithë flasin hapur për këtë subjekt, të gjithë e kuptojnë shprehjen “Po grumbulloj eksperienca para se të lidhem përfundimisht”, por kjo fjala e fundit u fut frikën burrave. Pastaj, edhe gratë e kanë me nxitim. Që në fëmijëri, gruaja mendon për çiftin ideal dhe fëmijët që do të bëjë. Gruaja shpesh nxitohet të realizojë atë që imagjinon që prej vitesh. Burri nuk e mendon këtë dhe nuk e ka menduar kurrë. Ai mendon për angazhimin kur lidhja merr formë.
Megjithatë, mos u shqetësoni, vjen një ditë dhe burrat ia bëjnë vetes këtë pyetje. Edhe kur janë beqarë, ata mund të vendosin një ditë të kërkojnë gruan “e duhur”, në vend të dashuriçkës së radhës.

6. Sot, çifti është prioritet i burrave
Çifti përbën sot, në sytë e burrave, vlerën e parë të rëndësishme (në masën 54%), para familjes (31%) dhe punës (11%). Brenda gati një gjysëm shekulli, prioritetet kanë ndryshuar. Para më shumë se 40 vjetësh, burri ishte shef familjeje që drejtonte “grupin e tij”. Ai shkonte në punë për të fituar para dhe i sillte në shtëpi që të ushqente familjen. Jeta profesionale ishte parësore. “Ky nocion i shefit të familjes është zhdukur në vitet ‘70”, na shpjegon specialisti. Kështu, shoqëria ka shpikur subjektin: Çdo person ka zënë vendin e vet dhe ekziston si i tillë. Në këtë kohë, u krijua çifti, i përbërë nga dy subjekte që e kanë zgjedhur vetë njëri-tjetrin. Kështu është normale që, kur vendoset jeta në çift, ajo të bëhet një prioritet, meqë hierarkia dhe modeli i dikurshëm janë thyer tashmë.

7. 27% e burrave blejnë rroba para një takimi
Burrat po bëhen si… gratë! Megjithëse janë më të shumta gratë (33%) që e kanë këtë refleks (domethënë, që preferojnë të blejnë një palë xhinse të mira ose një produkt kozmetik para momentit të shumëpritur), burrat harxhojnë më shumë (82 euro mesatarisht, kundrejt 40 eurove nga gratë) për këtë qëllim. E çuditshme, apo jo? Sipas një studimi të kryer nga siti i produkteve kozmetike Escentual.com dhe cituar nga Daily Mail, 46,5% e femrave britanike mendojnë se partneri i tyre përdor fshehurazi produktet e tyre kozmetike për 19,5 paundë (22.5 euro) në muaj mesatarisht. Edhe burrat e kanë sensin e estetikës. Ata i kushtojnë më shumë rëndësi pamjes se tyre të jashtme dhe kujdesen më shumë për veten. Megjithëse burrat u “marrin borxh” produktet partnereve të tyre, ata kanë filluar edhe të blejnë. Së shpejti, nuk do të ekzistojë më burri që do të nervozohet kur t’i propozojë gruaja të shkojnë bashkë nëpër dyqane?

8. Burrat merren më shumë me fëmijët
Marrëdhënia baba-fëmijë ka ndryshuar dhe në mënyrë më të përgjithshme, edhe marrëdhënia çift-fëmijë. Janë shtuar familjet vetëm me një prind dhe, për pasojë, edhe baballarët që kërkojnë të drejtat e tyre, sidomos, përsa i përket kujdestarisë së fëmijëve. I rikthehemi asaj që thamë më lart; sot vendos vetë të jesh në çift, të bëhesh prind dhe të marrësh përsipër përgjegjësitë që rrjedhin prej kësaj.

9. Burri nuk di akoma ta gjejë pikën G
Sipas një sondazhi të kryer prej sitit të takimeve Ashley Madison, burrat meritojnë notën 8 për njohuritë e tyre se ku ndodhet pika G, por një 3, për aftësinë për ta gjetur… Megjithatë, shpresa vdes e fundit dhe do të vijë një ditë që ne do të kemi gjithmonë e më pak sekrete për njëri-tjetrin.

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

NDRYSHIMI I VIP-ave: TUNA

Next Post

Horoskopi i javës 24 nëntor-30 nëntor

Advertisement