Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Çfarë ngjyre jeni ju?
Për cilën pjesë të trupit kanë komplekse gratë?
Pse duhet të pini qumësht!

Për cilën pjesë të trupit kanë komplekse gratë?

Gjatësia e këmbëve, tulet që dalin aty-këtu, fytyra, flokët? Gratë i kushtojnë shumë vëmendje pamjes së tyre, bile nganjëherë kanë fiksime për disa pjesë të trupit. Cilat janë komplekset më të mëdha të grave? Është zhvilluar një studim në lidhje me këtë pyetje, që shtrihet në Francë, Rusi dhe Kinë.
Rezultatet e studimit kanë treguar se fytyra është pjesa e trupit më e rëndësishme në sytë e grave (60%). Gratë kineze i kushtonin shumë vëmendje tipareve të fytyrës dhe sidomos, syve.
– 63% e kinezeve të anketuara mendojnë se sytë janë pjesë më e rëndësishme e trupit.
Edhe gjendja e flokëve është shumë e rëndësishme në sytë e shumë grave:
– 4 gra në 10 janë të fiksuara pas flokëve
– 24% e femrave ruse janë të pakënaqura për flokët, të cilat i vlerësojnë si prioritare (35%).
– 42% e francezeve mendojnë se flokët janë një prioritet në jetën e përditshme.
Kinezet u kushtojnë më pak rëndësi flokëve, gjë që mbase shpjegohet me flokët e bukura që kanë në mënyrë të natyrshme.
A janë gati gratë të bëjnë gjithçka për të rregulluar komplekset e tyre?
Gratë nuk mënojnë të përdorin të gjitha mënyrat për të korrigjuar pjesët e trupit që i kompleksojnë, qofshin ato të buta, ose me anë të operacionit. Në fakt, disa janë gati të vuajnë për t’u ndjerë të bukura.
– 4 në 10 gra deklarojnë se janë gati të shpenzojnë më shumë (në produkte bukurie, ose ndërhyrje estetike) për gjoksin dhe 1 grua në 2, për barkun.
– 58% e kinezeve kishin bërë kirurgji plastike në bark.
– 40% e kinezeve janë gati për të bërë ndërhyrje kirurgjikale në gjoks.
– 1 në 4 kineze thotë se është e vendosur të shpenzojë më shumë për fytyrën.
Ky studim tregon se shumcia e grave është gati të mbyllë sytë para shpenzimeve në fushën e bukurisë. Ky fenomen mund të shpjegojë rritjet e madhe të rasteve të kirurgjisë estetike, sidomos në Azi. Mbetet të merret vesh ku qëndron limiti i këtij kërkimi të përhershëm të bukurisë…
Sondazhi është realizuar nga Instituti Francez i Opinionit Publik me 8000 gra në Francë, Rusi dhe Kinë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Çfarë ngjyre jeni ju?

Next Post

Pse duhet të pini qumësht!

Advertisement