Përshëndetje te dashur lexues! Unë që po ju shkruaj jam një vajze ne nje moshe relativisht te re per te qene e martuar po ja qe jam. Jam 19 vjec dhe kam nje vajze 4 muajshe isha 18 vjece kur u martova. Burrin e njoha nëpermjet motres time te cilin burrin i saj e kishte shok. Ate vit kisha mbaruar maturen dhe inspiratat e mia ishin tek shkolla por mundesite ekonomike nuk ishin dhe e dija qe shkolla do mbetej ëndërr per mua. Kështu qe pranova te njihja Besin. Besi është 14 vjet me i madh se une por kjo gjë nuk ka qënë pengese per ne. Ndenja 3 muaj e fejuar dhe ishin dite tepër te vecanta. Gjithmone kam qene tip i shkathet i shoqerueshem dhe gazmor por nuk e dija se kjo do ndryshonte. Bëmë nje dasem aq te madhe sa u permend me muaj te tere. Besi ka lindur dhe eshte rritur jashtë ku dhe sot jetojm. Shpejt pas marteses une ngela shtatezene dhe kjo ishte lumturi sepse e prisnim por mbas asaj dite gjithcka ndryshoi. Që nga ajo ditë deri sot qe domethënë 13 muaj ai nuk ka bere më dashuri me mua. Une burrin e kam shijuar vetem e fejuar e tani ndajmë shtratin si moter e vella. Ai nuk ka asnjë perkujdesjeje ndaj meje asnjë fjale te ëmbël asnje gjest te bukur. Une mësova gjuhen ketu gjate kohes që isha shtatzene shkoja ne shkoll dhe vija shumë e lodhur e ai bertiste pse nuk janë larë enet. Kam kaluar muaj tmerri. Familjen e kisha larg dhe kur i thoja se dua te shkoj më thoshte që ato njerëz duhet ti harrosh se je martuar. Sa per seksin me thoshte je shtatzënë kam frike une isha 18 vjece e ai 33. Unë kurrë nuk i kam bere nje skene xhelozie kurrë nuk i kam telefonuar kur ishte me shoke dhe kur nuk vinte tere naten ne shtëpi kurrë nuk i kam kërkuar llogari, i kam lënë hapsire te madhe per vete ndersa jeta ime ishte kthyer në tmerr. Kurrë nuk me nxori per të pire dicka bashkë, për te ngrene nje dreke a darke per te blerë diçka bashkë. Madje dhe pervjetorin e marteses e kaluam si çdo dite tjeter, ne pune ne shtepi asnjë puthje asnje urim. Ashtu dhe Shen Valentini sepse sipas tij kjo është dite jo per te martuarit. Nga ekonomia jam shumë mirë por nuk me duhen parate por dashuria. Kur e hap këtë teme me të më thot qe te kuptoj shum mire por jam i stresuar do bëhet mirë etj. Me do? Po më do por nuk e di pse sillet keshtu. Nuk më tradheton kete e di te sigurt sepse e kam vertetuar por ai ka probleme me trupin e tij por nuk pranon të takojë nje mjek. Jam në një hall te madh nuk di si të veproj. Të ndahem me të nuk mundem sepse me prishen letrat dhe vajza i kalon në kujdestari atij e une nuk mund të vij nga Shqiperia per ta parë. Burri im harron se unë jam 19 vjeçe e kam nevojë për të më shum se kurrë. Jam ne udhekryq…Cfarë të bëj?
Advertisement