Ndotja në qytetet e mëdha kineze është mbytëse për banorët. Fotot që kemi parë para disa kohësh në Pekin ishin si ato të një filmi fantastiko-shkencor dhe përfaqësojnë një shoqëri që shkon drejt zhdukjes së sigurtë. Thuhet se ndotja është shkaktuar nga një erë e ardhur nga shkretëriera e Gobit, e kombinuar me gazrat e miliona automjeteve që qarkullojnë në rrugët e kryeqytetit kinez, pa llogaritur këtu se Kina konsumon po aq karbon sa gjithë pjesa tjetër e globit, e marrë së bashku…
Një studim i kryer nga gazeta japoneze “The Asahi Shimbun AJW”, tregon se, të shëtisësh një ditë nëpër rrugët e Pekinit është njësoj sikur të kesh pirë 21 cigare. Shifra shkon në 25 cigare për qytetin e Guangzhusë, që është edhe më i ndotur. Në qytetet kineze, numri i pjesëzave të vogla që gjenden në ajër i ka tejkaluar normat e caktuara nga OBSH-ja. Përveç kësaj, këto pjesëza janë më të dëmshme për mushkëritë, sepse ato “mund të thithen thellë nga mushkëritë dhe më pas të kalojnë në enët e gjakut, duke shkaktuar astmën, sëmundjet e zemrës dhe duke rritur rrezikun e vdekshmërisë”.
Advertisement