Kush ishin dje dhe kush janë sot?
Operacione, ndryshime, hapa përpara ose… mbrapa
Personazhet që vlejnë të bëhen pjesë e kësaj specialeje janë të shumtë, por ne po ju sjellim vetëm disa prej tyre, ata që janë përfolur më shumë për metamorfozën që kanë pësuar ndër vite. Rrugëtimi i tyre: Fëmijë-adoleshent-i rritur shoqërohet me një histori që secili e mbart me vete. Sado të rritet, sado të ndryshojë, e kaluara është dokumentuar jo vetëm në mendjen e tyre, por edhe në foto dhe në video, pjesa më e madhe e të cilave shikohen ende sot. Prandaj, shumë të vërteta që vetë VIP-at i mohojnë përsa u përket ndryshimeve në pamjen e tyre, janë tepër të dukshme në fotot që qarkullojnë. Ne kemi kërkuar e kërkuar aq shumë për të mësuar edhe detaje rreth fëmijërisë së tyre, për t’ia shoqëruar këto ndryshimeve të njëpasnjëshme që kanë pësuar ata edhe në paraqitje për ta kompletuar kështu kornizën e “historisë” së secilit prej tyre që shihni sot, ndaj do të na duhet më shumë se një numër gazete, për t’jua prezantuar… Ju ftojmë të na ndiqni, se kemi plot kuriozitete për t’ju thënë!
Soni
Soni Malaj është njëra nga këngëtaret më të mira që kemi, por edhe Soni duket se është me mendimin se talenti nuk mjafton. Kështu, hunda ka qenë ajo që e ka bezdisur në paraqitjen e saj dhe I është nënshtruar një ndërhyerje estetike për ta ndryshuar atë. Këtë Sopni e bëri që gjatë kohës që ka qenë e lidhur me Florin, por që lidhja e tyre nuk funksionoi. Sot Soni I gëzohet një martese të lumtur me Mirkon me të cilin ka edhe një vajzë.