Kush ishin dje dhe kush janë sot?
Operacione, ndryshime, hapa përpara ose… mbrapa
Personazhet që vlejnë të bëhen pjesë e kësaj specialeje janë të shumtë, por ne po ju sjellim vetëm disa prej tyre, ata që janë përfolur më shumë për metamorfozën që kanë pësuar ndër vite. Rrugëtimi i tyre: Fëmijë-adoleshent-i rritur shoqërohet me një histori që secili e mbart me vete. Sado të rritet, sado të ndryshojë, e kaluara është dokumentuar jo vetëm në mendjen e tyre, por edhe në foto dhe në video, pjesa më e madhe e të cilave shikohen ende sot. Prandaj, shumë të vërteta që vetë VIP-at i mohojnë përsa u përket ndryshimeve në pamjen e tyre, janë tepër të dukshme në fotot që qarkullojnë. Ne kemi kërkuar e kërkuar aq shumë për të mësuar edhe detaje rreth fëmijërisë së tyre, për t’ia shoqëruar këto ndryshimeve të njëpasnjëshme që kanë pësuar ata edhe në paraqitje për ta kompletuar kështu kornizën e “historisë” së secilit prej tyre që shihni sot, ndaj do të na duhet më shumë se një numër gazete, për t’jua prezantuar… Ju ftojmë të na ndiqni, se kemi plot kuriozitete për t’ju thënë!
Samanta
Na kujtohet që Samanta ka qenë njëra nga konkurentet më të vogla të “Ethet e së premtes mbrëma”. Kjo tregon se muzika është pjesë e saj që në moshë shumë të vogël. Por duke u rritur Samanta mësoi se të merresh me muzikë dhe të jesh person publik nuk mjaftohesh vetëm me disa duartrokitje në skenë por edhe me të qënit në qëndër të vëmëndjes, të pëlqehesh edhe fizikisht. Kështu, pjesa me të cilën ajo nuk ishte e kënaqur ishte hunda e saj të cilën ia nënshtroi një ndëryejre estetike dhe….shikoni Samantën me hundën e re në foton e fundit.