Shumë shpejt do të nisë transmetimet një kanal i dytë i “Agon channel” dhe ai është “Agon Channel Italia”. Pregatitjet janë në fazën e fundit dhe pritet të finalizohen me një festë të bukur dhe programe të larmishme si: “Contratto”, “Una Canzone per 100.000, “My Bodyguard”, “La Fortuna Fa 90 (Kalibër 99) etj…Agon nuk do të ketë skemën e zakonshme të kanaleve italiane të mbushur me seriale, dokumentarë të ndryshëm por do të jetë një kanal ku të gjithë mund të jenë pjesë e tij . Shumë prej programeve do të kenë edhe versionin e tyre shqip dhe e anasjellta. Përvec kësaj, flitet se balerini italian, bashkëshorti i këngëtares Soni Malaj, Mirko, do të ketë një program të tijin në këtë kanal televiziv. Kjo mbetet për t’u zbuluar me datën 26 nëntor , datë kur ky edhe kanal do të startojë programet e tij.
Advertisement