Besojmë e keni parasysh atë momentin kur ju duhet të shkëputeni nga prindërit për një kohë relativisht të gjatë. Edhe djali i Mihrie Brahës dhe Naim Abazit e përjetoi këtë ndjesi vetëm para disa ditësh kur mami dhe babi e përcollën ne aeroport. Ndarja ka qenë shumë e vështirë ndërkohë që Mihria i uron rrugë të mbarë. Me siguri arsyeja e largimit të tij ka qenë për studime, pasi pjesa më e madhe e prindërve zgjedhin t’i dërgojnë fëmijët e tyre me studime jashtë për mundësi më të mira studimi e më pas edhe punësimi. Atyre që mendonin se djali do ndiqte gjurmët e prindërve, kjo foto u tregon se gaboheshin edhe pse jo tërësisht, pasi megjithëse nuk duket në skenën e programit që i ati Naimi organizon në Kosovë, ai është një ndihmës i madh në prapaskenë.
Advertisement