Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Më transferuan në një shkollë fshati!

– Përshëndetje Av. Aureli! Jam një mësuese që kam punuar prej 10 vjetësh në të njëjtin vend pune. Para katër vjetësh më transferuan padrejtësisht në një shkollë tjetër dhe më thanë “vetëm për dy muaj”. Që atëhere nuk më kanë lëvizur. Unë kam raporte nga komisioni i doktorëve që të eleminoj ecjet e gjata në këmbë se vuaj nga hernia diskale. Bëj 3 orë rrugë në ditë se është fshat që nuk ka rrugë makine. Nuk gjej zgjidhje tjetër veç të lë punën. Ju lutem, më thoni, a ekziston ndonjë ligj që të merren parasysh raporte të tilla që të gjendet puna më afër, në raste si ky imi. Me respekt, mësuesja nga fshatrat e Shkodrës.
Av. Aurel Celibashi, “Celibashi & Associates”, Email: acelibashi@gmail.com, Celular: 0672011401, 0693082255: – E nderuar zonjë! Problemi juaj është vërtet serioz dhe për këtë, duhet të vini në dijeni Drejtorin e Shkollës, Drejtorinë e Drejtorisë së Arsimit në qarkun ku banoni dhe ta çoni këtë çështje gjer te Ministria e Arsimit, të cilët duhet t’i japin një zgjidhje këtij problemi që keni ju. Ju bashkangjitur kërkesës tuaj për transferim në shkollën më të afërt të banimit, duhet t’u paraqisni atyre edhe raportet që vërtetojnë sëmundjen tuaj.
– Besoj se pas këtij shqetësimi, ata do të vihen në lëvizje dhe do t’ju ndihmojnë, më shumë për humanizëm, pasi kodi i punës nuk parashikon që kur je sëmurë, të lindë e drejta të transferohesh në dikasterin më të afërt me banesën ekzistuese. Personalisht, e shoh si një problem që me një sens të mirë nga ana e drejtuesve, duke marrë parasysh karrierën tuaj në arsim, me kualifikimet dhe sëmundjen e rëndë, mbi të gjitha, do t’ju jepet një zgjidhje më e përshtatshme për gjendjen tuaj. Ju uroj të shkuara dhe mbarësi! Me respekt.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ç’është depresioni dimëror?

Next Post

Është përzgjedhur nga Llotaria Amerikane në Greqi

Advertisement