Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Më ka lënë pasoja depresioni…

– Përshëndetje mjekë të kësaj faqe mjekësore! Unë që ju shkruaj jam 25 vjeçe. Para dy viteve kalova një depresion të papritur. Më erdhi një mendim që t’i jepja fund jetës, gjithçka më ishte bërë bajate dhe pa kuptim. Kisha frikë, pasiguri, monotoni dhe shumë probleme të tjera psikike; nuk kisha as besim në vete. Vizita ime e parë në neuropsikiatri ishte shumë e trishtueshme, sepse mendoja se vetëm të çmendurit vizitohen te neuropsikiatri. Ai më dha disa ilaçe, ndër to, xanax dhe fluksetin. Problemi është se tani jam po në atë gjendje dhe as ilaçet nuk po më japin më efekt. Si të kthehem në gjendje normale sepse kam shumë frikë për jetën time?
Dr.Valentina Qemalli (Asabella), psikiatre: – E nderuar lexuese! Shqetësimet që ju ndani me ne nëpërmjet letrës suaj, tregojnë se keni kaluar një episod depresiv dhe vutë re që pas marrjes së mjekimit, ndryshuat menjëherë. Atëhere, duhet të vazhdoni ndjekjen me konsulta të rregullta duke u vizituar drejtpërsëdrejti me mjekun, në mënyrë që t’ju ndërrojë terapinë. Marrja e rregullt e mjekimit, si dhe bashkëbisedimi me psikologun do të bëjë që gjendja juaj të ndryshojë shpejt e ju t’i riktheheni jetës, me gjithë bukuritë e saj. Pra, ndryshimi është në dorën tuaj. Unë do t’ju këshilloja të kontaktoni mjekun tuaj sa më shpejt.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Turistë, mos harroni udhëzuesin!

Next Post

Kartagjenasit e lashtë flijonin fëmijët e tyre

Advertisement