Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ma ka ngjitur sëmundjen partnerja?

– Dr. Evi, kam pasur një partnere e cila kishte sëmundjen candiloma dhe kishte edhe një lyth afër organit të saj. Fatkeqësisht, ai lloj lythi më është shfaqur edhe mua, në qafën e organit tim gjenital. Po kështu, kam edhe ca pika të tjera të bardha dhe të kuqe në organin tim. Si trajtohet kjo sëmundje? A zhduket ndonjëherë, sepse jam shumë i shqetësuar? A mund të kryej unë marrëdhënie me partneren e re, apo është ngjitëse sëmundja? Si trajtohet?
Dr. Evi Dani, seksolog-androlog: – I nderuar lexues, e kuptoj shqetësimin tuaj rreth këtij problemi që fatkeqësisht është një nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme, siç quhet ndryshe HPV (humane papiloma virus). Për këtë virus është diskutuar shumë këto 10-15 vitet e fundit, për arsye se mendohet se është shkaktari i kancerit të qafës së mitrës. Gjithë bota është ngritur në këmbë duke diskutuar këtë lloj virusi, si e si që të parandalohet infeksioni dhe kjo sëmundje e tmerrshme tashmë. Nëse vitet e fundit ndodh një dukuri që nuk është parë apo dëgjuar para 20-30 vitesh, është pikërisht kjo mosha e re e kancerit të qafës së mitrës, gjë që për të cilën mendohet se shkaktar është pikërisht ky virus.
– Shenjat e këtij infeksioni janë sigurisht ata lythat që ju keni parë, që për fatin tonë të keq, nuk mund të mbrohen, apo mbrohen pjesërisht nga vendosja e prezervativit, për arsye se prezervativi mbulon vetëm një pjesë të penisit dhe nuk mund të mbulojë pjesën tjetër, zonën më lart në pubis dhe kontakti i kësaj zone gjatë aktivitetit seksual, është i pashmangshëm. Ky lloj virusi ka disa lloj shtamesh, por më të rrezikshmet janë tipi 16-18. Pikërisht për këto lloj shtamesh, rekomandohet një lloj vaksine që bëhet te moshat e reja pa filluar aktivitetin seksual, për të krijuar imunitet ndaj këtij infeksioni. Mjekimi i këtij lloj infeksioni është djegia apo kurimi i këtyre lytheve, të cilët mund të bëhen shkak për shpërndarjen e infeksionit në zonën përreth. Sidoqoftë, për sqarime të mëtejshme, kontaktoni me mjekun.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Duan ta shkarkojnë nga puna pa asnjë të drejtë...

Next Post

Ju pyesni Mjeku pergjigjet...

Advertisement