Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

llda Merkuri edhe Beli:“Kshu e boj”

ilda-Ilda Merkuri dhe Beli sjellin “Kshu e boj”, sepse vetëm ata e bëjnë ndryshe, duke mos e vrarë shumë mendjen çfarë thuhet. E bukur motoja e Ildës: “Ariu nuk rrëzohet nga milingonat”. Në këtë intervistë, kam bërë një bashkëbisedim 100% të sinqertë me të, pasi jam shumë kurioze të di ç’ka ndryshuar nga intervista e fundit që i kam marrë. Gjithmonë shumë e spontane dhe e drejtpërdrejtë, në stilin gangsta, Ilda rrëfen detaje të muzikës, profesionit si spikere në radio dhe jetës së saj sentimentale. Shumë seksi edhe shumë trendi si asnjëherë në klipin e këngës dalin të dy Ilda edhe Beli, nën produksionin e Stines, një bashkëpunim që rezulton i suksesshëm e aq më shumë i ndjekur e klikuar në Youtube…
Rita Rrjolli: – “Kshu e boj”… Si e bon Ilda?
Ilda Merkuri: – Më së miri e boj, ashtu siç di veç unë ta boj! (Buzëqesh)
– Pse kënga është kënduar në dialektin kosovar?
– Nuk ishte zgjedhja ime, por e produksionit e megjithatë, mendoj se ishte zgjedhja e duhur për një rrymë të tillë.
– E kujt ishte idea për bashkëpunim me Belin?
– Në fakt, ishte rastësi. Pas njohjes nga disa miqtë tanë të përbashkët këngëtarë, Beli më ftoi për bashkëpunim.
– Beli, sa kohë ke që merresh me muzikë?
Beli: – Kam dy vjet që merrem me muzikë, por ky ishte bashkëpunimi im i parë me një femër.
– Reperat kosovarë janë cilësuar si më të zotët… Ti, si mendon?
Beli: – Edhe unë kam të njëjtin mendim.
– Do ta provoje muzikën në një rrymë tjetër?
Beli: – Jo dhe as do doja të këndoja rrymë tjetër muzikore.
– Deri tani, me muzikën që ke bërë, ke patur më shumë harxhime, apo fitime?
Beli: – Ato shkojnë paralelisht. Pa investuar, nuk rritesh në profesion.
– Ilda, pse pikërisht nën produksionin e Stines?
– Zgjodha Stinen duke patur parasysh që për momentin është një ndër producentët më të suksesshëm në treg dhe që prodhimet e tij janë të dëgjuara kudo. Këtë e kam faktuar në punën që bëj si spikere, pa anashkaluar edhe faktin që unë jam një fanse e stilit të tij në art.
– Sa në Tiranë, sa në Prishtinë… Si të presin miqtë atje?
– Si në Tiranë, si në Prishtinë ndihem si në shtëpinë time, madje herën e fundit që isha e ftuar në “Zhurma Shou”, më ka lënë mbresa shumë të mira mikpritja që më bënë.
– Ku bëhet më e bukur jeta e natës?
– Më bukur bëhet në Tiranën time të çmendur. (Qesh)
– Udhëton shpesh, Ilda?
– Ku mblidhem, nuk korrem!
– Të përshtatet stili gangsta apo ai i femrës së brishtë?
– Si gocë babi që jam, më përshtatet më shumë stili gangsta, ama kjo s’do të thotë që nuk jam dhe e ëmbël.
– Seksi, si asnjëherë… Kështu je edhe në përditshmëri?
– Faleminderit! Jam e fiksuar pas lukut dhe mundohem sa më shumë të jem brenda trendeve të fundit.
– Si është raporti i atleteve me takat, në garderobën tënde?
– Atletet i kam lënë në opozitë. Raporti i saktë është 80 me 20, pa bërë llogari matematikore.
– Ilda, për ty, vlen shprehja “çfarë do e bën dhe çfarë bën, e do”?
– Ilda bën atë që do dhe do atë që bën, sepse kështu i pëlqen asaj e ndihet okej.
– A ke pengje në jetën tënde?
– Në raportet personale e kam një peng, por gjithsesi, kjo mbetet private, ndërsa në vija të përgjithshme nuk më ka ngelur peng asgjë, sepse çka kam dashur, e kam pasur.
– Difekti me i madh që ke…
– Sinqeriteti… Ndoshta nuk është difekt, por në kohët e sotme dhe duke jetuar në këtë botë të egër quhet difekt e gjithashtu, një dobësi mjaft e madhe. Megjithatë, jam krenare për atë që jam.
– Ti punon edhe në Super Star Radio. Si është një ditë e jotja?
– Të gjitha ditët, për mua, janë të bukura se i bëj ashtu si dua vetë. Përsa i përket itinerarit, dita ime është pak e zënë, pasi edhe shkolla e dytë që vazhdoj më zë një pjesë të madhe të kohës, kafe me miqtë… Pastaj pjesën tjetër të ditës ia përkushtoj pasionit tim më të madh në jetë, radios.
– Si e shikon VIP-llëkun në Shqipëri?
– VIP-llëku?! Hëm… Çdokush mund ta quajë veten person të rëndësishëm, por janë shumë, shumë të pakët ata që e meritojnë këtë “titull”.
– Ti, për shembull, ndihesh VIP?
– Duke qenë se të gjithë artistët që sot quhen, apo vetëquhen VIP-a janë prezantuar prej meje që përpara shumë kohësh në emisionet e mia në Super Star Radio, unë jam Supervip. (Qesh) Jo, e ndjej veten VIP, por nuk jam e tillë.
– Muzikën, do ta lije vetëm për…
– Mbesën time, Altean.
– Në vargjet e këngës, thua se njerëzit janë të interesuar për jetën tënde… Të bezdis kjo gjë?
– E kam thënë dhe në këngë “No problem për mu, It’s ok “.
– Po fjalët e thëna mbas krahëve?
– Karamelja mbahet në gojë.
– Si reagon kur dëgjon ndonjë thashethem për ty?
– Me sportivitet. Nuk rrëzohet ariu nga milingonat! (Qesh)
– A ekziston xhelozia mes këngëtareve?
– Sigurisht që ekziston, edhe pse në sy të publikut të gjithë këngëtarët janë të “martuar” me njëri-tjetrin.
– A mund të thuash se ke miq të mirë këngëtarë?
– Po. Një nga ata është edhe më i madhi në vend, Nesti Duka.
– Po për jetën tënde sentimentale, ç’mund të më thuash?
– Jam e dashuruar më shumë se asnjëherë tjetër.
– Djali me të cilin të kam parë të shoqërohesh shpesh dhe që e ke në shumë foto, është i dashuri yt?
– S`dua të flas për këtë. Thjesht, e kam shumë xhan.
– A ke mbështetjen e dikujt në muzikë?
– Të babit dhe mikut tim më të mirë, që e falënderoj për gjithçka, Gonit!
Po apo jo?
– Ilda je bërë ndonjëherë aq tapë, sa vetëm në mëngjes ke ardhur në vete?
– Po.
– A ke kërcyer ndonjëherë mbi podiumin e një diskoteke?
– Po.
– A ke bërë ndonjëherë sherr të madh me goca?
– Po.
– A i ke bërtitur dikujt me të madhe “Të dua”?
– Po.
– A të ka ndodhur të hash diçka rrugës, sepse ishe me nxitim?
– Po.
– Të ka ndodhur të të propozojë një VIP dhe t’i thuash jo?
– Po. Meda… (Qesh)
– Të ka ndodhur të të dhurojnë lule dhe të mos i pranosh?
– Po.
– Të thyesh telefonin nga nervat?
– Po.
– Të shash me fjalë banale në mes të diskotekës?
– Jo.
– Të shikosh një telenovelë dhe të prekesh?
– Po.
– Të marrësh hak për një padrejtësi që të kanë bërë?
– Jo.
– Të shkosh në plazh e të rrish gjithë ditën mbyllur në dhomë?
– Po.
– Të bësh fushatë për një parti politike?
– Po.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

NDRYSHIMI I VIP-ave: GETOARI

Next Post

Pyetje-përgjigje për seksin…

Advertisement