Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Lakër-armeja që kërcet në gojë

Përgatitjet për këtë lloj armeje i fillojmë duke zgjedhur lakrën: Ajo duhet të jetë krejtësisht e bardhë dhe çdo gjetheje me nuanca jeshile, duhet mënjanuar. Na duhen dy-tri karota dhe kripë e trashë guri e pajodizuar. Përbërësit duhet të jenë në këto proporcione:

Në dy kilogramë lakër, pesë lugë çaji kripë dhe dy-tri karota.

 

Advertisement

Përgatitja:

Lakrën e presim përgjysëm ose më katërsh, e grijmë dhe e vendosim në një enë të bollshme. Karotat i grijmë në rende dhe pastaj i hedhim në enën ku kemi lakrën. I kriposim dhe e përziejmë me dorë, duke fërkuar lehtë. Pas kësaj, përgatitim enën ku do të shtrojmë armenë për ta fermentuar. Mund të përdorim për këtë qëllim një kavanoz trelitrosh. Hedhim atje lakrën, duke e ngjeshur nga pak dhe nuk e mbushim deri në grykë sepse gjatë fermentimit, mund të na derdhet. Në rast se do ta shtroni armenë në një tenxhere të emaluar (alumini nuk vlen), atëhere e mbulojmë me një pjatë të kthyer përmbys dhe me një send të rëndë përsipër. Po kështu, veprojmë edhe në rast se do ta shtrojmë në kavanoz qelqi, por në këtë rast mund t’i vëmë përsipër edhe koçanin, i cili gjatë fermentimit, nuk do ta lërë lakrën të derdhet. I mbulojmë enët me një peshqir kuzhine dhe i vendosim në një kënd të kuzhinës. Pas disa orësh, lakra duhet të mbulohet me lëngun e saj, mirëpo fermentimi do të arrihet vetëm pas pesë ditësh.

Pas dy ditësh, fillojnë të dalin përsipër fllucka dhe një si shkumë e bardhë. Çdo ditë duhet ta shpojmë më një thupër të vogël deri në fund të enës, në mënyrë që të dalin gazrat. Në ditën e pestë, mund ta provoni, sepse armeja është gati. Në këtë rast, përmbajtjen e kavanozit të madh mund ta ndani në kavanoza të vegjël. Kaq; tani, ju mund ta konsumoni. Kur ta hani, ajo do t’ju japë kënaqësi sepse nuk do të jetë e butë dhe viskoze, por do të kërcasë në gojë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

TA NISIM DITEN DUKE QESHUR!

Next Post

Ç'është “dieta e geishave”?

Advertisement