Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kur puna ndikon tek seksi

Ja, si shkruan një lexuese: «Ne jemi martuar që prej 14 vjetësh, por qëkur ka filluar punë në një ndërmarrje të re, im shoq nuk ka më dëshirë për seks. Kjo më shqetëson dhe më bën të pyes veten nëse e kam fajin unë, apo puna. Pse dhe çfarë duhet bërë në këto raste?”. Lexoni më poshtë këshillat e mjekes seksologe…

Pakësimi i epshit është një nga shenjat më të hershme të depresionit. Keni konstatuar se burri juaj ishte i trishtuar, vuante nga probleme të gjumit, kishte mendime negative dhe i mungonte energjia? Nëse po, ai mund të jetë depresiv. Cilat janë arsyet që e shtyjnë atë në depresion? Shkak mund të jetë një periudhë papunësie e mëparshme e vështirë, ose mbase nuk i pëlqen vendi i ri i punës. Shkaku mund të jetë edhe krejt i jashtëm dhe të mos ketë lidhje me këtë. Nëse mendoni, pra, se është depresiv, inkurajojeni të konsultohet me një mjek psikiatër, i cili do ta ndihmojë në një mënyrë apo në një tjetër, për shembull, me një terapi mbështetjeje, ilaçe, ose do t’i këshillojë meditimin, apo sportin…
Shkaku i dytë i mungesës së dëshirës është lodhja, e cila ka në dëshirën seksuale të njëjtin efekt si depresioni. Në fakt, gjatë 6 muajve të parë në një punë të re, mund të ndjehesh i/e lodhur. Kjo shkaktohet nga përshtatja me një mjedis të ri, njerëz dhe procedura të reja, por sidomos sepse i duhet të krijojë lidhje të reja. Gjithë kjo thith një sasi të madhe energjie, që mund t’i mungojë më pas jetës personale dhe në veçanti, asaj seksuale.

Ç’duhet të dini për libidon?
Ankthi mund të luajë rolin e vet në këtë ulje dëshire, sepse nëse burri juaj gjendet në një situatë ankthi kronik, kjo shkakton një stërlodhje. Më keq akoma, ankthi i vazhdueshëm të pengon të ndjesh emocione të tjera, si dëshira, kënaqësia, gëzimi dhe nganjëherë, edhe hidhërimi. Në garën emocionale që ndodh brenda nesh, fiton më i forti dhe nganjëherë, fiton ankthi. Mbase puna e re shkakton këtë efekt te partneri juaj.
Edhe disa ilaçe luajnë rol pengues në dëshirën seksuale. Në këtë kategori, futen ilaçet kundër tensionit të lartë, ato të përdorura kundër problemeve të prostatës dhe mjaft ilaçe të tjera. Mbase burri juaj duhet të bëjë analiza mjekësore.

Advertisement

Çfarë mund bëni për libidon?
Ju, pyesni veten nëse kjo ulje libidoje vjen nga ju apo nga puna? Ka pak gjasa që ajo të vijë nga ju, por nuk është e pamundur që të vijë nga lidhja juaj. Nëse burri juaj ndjen ndonjë lloj mërie ndaj jush, për një arsye apo për një tjetër, kjo mund të bllokojë libidon e tij. Ai mund t’ju mbajë mëri sepse nuk e keni mbështetur aq sa duhet për të ndryshuar punë, apo për një arsye personale, apo familjare… Mëria, kur është e rëndësishme, zë shpesh një hapësirë të rëndësishme në mendje, duke penguar shpërthimin e dëshirës. Në këtë rast, zgjidhja është ta pyesni nëse ndjen mëri ndaj jush për diçka. Nëse përgjigjja është po, atëhere është mirë të diskutoni në lidhje me këtë, në mënyrë që të ecni përpara së bashku për të zbrazur këto tensione. Kjo, shpesh, është shumë efikase për të rigjetur dëshirën e humbur.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Mashtroja për para dhe seks...

Next Post

10 arsye për të dashur secilën shenjë horoskopi

Advertisement