Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
T’ia vazhdoj omnikun?
Klea Huta, prezantuese e “Gjeniu i vogël” Ja, kush është trampolina ime në art!
Një asteroid i madh kërcënon Tokën tonë

Klea Huta, prezantuese e “Gjeniu i vogël” Ja, kush është trampolina ime në art!

Ka nisur “Gjeniu i vogël” 6, një spektakël që ka tashmë historikun e tij dhe që ka nxjerrë emra të cilët sot, këndojnë në skenat tona, edhe si profesionistë në muzikë. Por, nëse jeni habitur kur keni parë një emër e fytyrë tjetër në prezantimine spektaklit, nuk ju vëmë faj. Bukuroshja Huta, megjithëse e re, ka eksperiencën e saj edhe në prezantim dhe ndoshta, ka qenë kjo një nga arsyet pse produksioni ia ka besuar asaj mikrofonin e prezantueses. Vetë Klea, si gjithmonë e matur në fjalët që thotë, na tregon…
– Klea, të shtunave mbrëma në TV Klan, të gjejmë ty bashkë me gjenitë e vegjël, në spektaklin “Gjeniu i vogël”, edicioni 6. Më thuaj emocionet e natës së parë…
Klea Huta: – Ishte një natë e mbushur me shumë emocione, për vetë faktin që unë e gjeja veten për herë të parë në atë format aq të dashur për mua që në vegjëli, i cili me bashkëpunimin e gjithë stafit, doli një sukses.
– Për prezantimin e “Gjeniu”-t këtë vit, u përfolën tre emra: Klea Huta, Eralda Hitaj dhe Rudina Magjistari. Pse u përzgjodh Klea Huta?
– Kjo pyetje i takon produksionit që më zgjodhën. Ata them se do të jepnin përgjigjen e duhur…
– Ndonjëherë, suksesi i menjëhershëm është pak dehës. Në një interval prej 2-3 vitesh, ti ke prezantuar 4 projekte të ndryshme, ndër më të rëndësishmit në televizionet shqiptare. Ç`bën Klea për të qëndruar me këmbë në tokë? Si e menaxhon suksesin tënd?
– Përgjigjja gjendet brenda pyetjes. Qëndroj me këmbë në tokë. Ndihem shumë e vlerësuar nga produksionet që më kanë besuar të drejtoj projekte kaq të rëndësishme dhe do të vazhdoj të jap maksimumin tim, që të mos i zhgënjej kurrë.
– Nga kush merr më shumë këshilla se si duhet të sillesh?
– Nga familja ime, miqtë e mi dhe nga emra të njohur të ekranit, që për mua janë një mbështeje shumë e madhe.
– Nga kush nuk të mungojnë asnjëherë mesazhet, pasi të ka parë në ekran apo edhe në sallë duke prezantuar?
– Nga ata që përmenda më lart.
– Kaq e re, kaq e bukur, kaq e zonja. Nga kush i ke trashëguar këto cilësi?
– Përsa i përket anës fizike, i jam mirënjohëse familjes sime dhe Zotit, ndërsa për anën profesionale, kam punuar fort për të arritur këtu ku jam.
– Si po shkon me “Gjeniun e Vogël”? Të kërkon shumë impenjim?
– Sigurisht që kërkon impenjim dhe angazhim, por kur diçka e bën me dashuri dhe me dëshirë, çdo gjë është e mundur.
– Si është të punosh me fëmijët artistë, në dallim nga artistët e rritur?
– Është tërësisht tjetër ndjesi. Mënyra si duhet të flasesh dhe sillesh me ta është tjetër. Të imponojnë një ëmbëlsi në fytyrë dhe nuk mund të sillesh ndryshe. Fëmijët janë edhe dobësia ime, për më tepër.
– Ke një të preferuar nga fëmijët pjesëmarrës në spektakël?
– Fëmijët janë të gjithë të mrekullueshëm, shumë të dashur, të talentuar e me shumë potencial… Nuk do të doja të skualifikohej asnjëri prej tyre, por “Gjeniu” i ka rregullat e forta dhe në fund të fundit, kjo është loja. Uroj të fitojë më i miri.
– Cila është pyetja më e çuditshme që ke marrë nga një fëmijë?
– Nuk mbaj mend të më kenë bërë ndonjë të tillë.
– Sa fëmijë jeni ju në familje?
– 3 motra… Unë jam fëmija i mesit…
– Ti vetë ke patur një pjesëmarrje të tillë, pra, si këngëtare. Do kemi raste të tjera e të të shohim si këngëtare?
– Patjetër që po. Aktualisht, jam duke punuar për një tjetër projekt muzikor.
– Po Festivali i 52-të në RTSH, si ishte për ty?
– Festivali i 52-të në RTSH është dhe do të mbetet një nga gjërat më të bukura të jetës time. Për të cilën i jam mirënjohëse Martin Lekës. Ajo ka qenë trampolina ime artistike.
– Ke prezantuar me Enkel Demin Festivalin e Këngës në RTSH dhe Top Fest-in me Ledion Liçon…
– Keli ka qenë një mbështetje shumë e madhe për mua dhe në skenë, kemi patur një bashkëpunim dhe një marrëdhënie gati-gati perfekte.
– Filmi dhe teatri janë një tjetër pjesë jotja. Aktualisht, je e angazhuar në ndonjërin prej tyre?
– Aktualisht, jam e angazhuar vetëm me “Gjeniun”. Teatri dhe filmi janë dashuria ime më e madhe dhe surpriza të bukura kemi përgatitur edhe në këtë fushë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

T’ia vazhdoj omnikun?

Next Post

Një asteroid i madh kërcënon Tokën tonë

Advertisement