Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kida: Unë dhe Majli në një skenë…

Mjaftoi kënga “Rikthejm na”, në bashkëpunim me Mc Kreshën, që e gjithë vëmendja të kthehet te këngëtarja simpatike dhe mjaft e talentuar, Kida. Erdhi pa zhurmë dhe pati një impakt goxha të madh në publik. Me stilin që e karakterizon si në luk, ashtu edhe në muzikë, jemi të sigurtë se Kida është në rrugën e duhur… në atë drejt suksesit në ngjitje. Vajza që mban emrin e një luleje na tregon se ashtu si një lule, po e “ujit” suksesin e saj çdo ditë e më shumë, nëpërmjet punës. Përveç kësaj, Kida na tregon edhe mjaft gjëra interesante për bashkëpunëtorët, familjen dhe veten…

Mia. B: – Orhidea, e di që ke emër shumë të bukur? Kush ta ka vënë?
Kida: – Faleminderit! (Buzëqesh) Emrin Orhidea ma kanë vënë prindërit.
– Këtu në Shqipëri, kënga “Rikthejm na” në bashkëpunim me Mc Kreshën është kthyer në hit, madje motra ime e vogël, me këtë këngë më zgjon çdo mëngjes… Çfarë mendon se e bëri të veçantë këtë bashkëpunim?
– (Qesh) Vetë muzika e Zzapit dhe Chrissit, i gjithë stafi; teksti nga Bim bima. Po ashtu, kryesori që mundësoi bashkëpunimin, menaxheri dhe Mc Kresha, me pjesëmarrjen e tij.
– Duke parë suksesin që kishit, keni menduar ta përsërisni bashkëpunimin?
– Bashkëpunimet nuk kanë të ndalur. Pas këtij suksesi të madh, mendoj se ka me pas prapë. (Buzëqesh)
– Duket se ke gjetur rehat dhe gjuhën e përbashkët me Dj Chriss dhe Zzap, pasi ua beson atyre këngët e tua. Ruajtja e të njëjtëve bashkëpunëtorë, është një strategji suksesi?
– Unë e kam një kontratë me Zzapin e Chrissin dhe me fillimin e karrierës ua kam besuar atyre punën. Sukseset e këngëve më kanë shtyrë të vazhdoj me ta. Mes nesh ekziston një lidhje shoqërore e madhe dhe që të tre, i konsideroj si tre vëllezërit e mi; Zzapi, Chrisi dhe menaxheri.
– Si e sheh veten të pozicionuar mes këngëtareve të angazhuara të momentit?
– Për momentin, po shikoj vetëm punën time, kurse këngëtarëve të tjerë u uroj shumë sukses. Nuk kam asgjë kundër apo ndonjë inat me askënd, jam mirë me të gjithë, kështu që po punoj vetëm për ëndrrën time.
– Të vije kaq pa zhurmë dhe të kishe këtë impakt në publik, ishte surprizë për ty apo gjithçka qe e pritshme, rezultat i një strategjie të mirëfilltë marketingu?
– Me të vërtetë ishte një ndjenjë shumë e veçantë të cilën e kam ëndërruar qëkur isha fëmijë. Ai që më ka dhënë suksesin ka qenë menaxheri im. I jam shumë mirënjohëse për përkujdesjen e tij në çdo hap timin.
– Karrierën e cilës prej kolegeve e konsideron një rrugëtim të bukur?
– Unë mendoj se do të shkoj shumë më larg dhe nëse po flasim për jashtë, normalisht që e kisha dëshiru suksesin e Rita Orës.
– …dhe njëra nga këngëtaret që të ka mbështetur edhe publikisht, duke patur shumë besim në talentin tënd, është pikërisht Rita, madje edhe të kanë krahasuar me të. Cilat do ishin fjalët që do t’i thoje asaj në këto momente?
– Unë kam pasur rast të bisedoj dhe të takohem me Ritën. Është me të vërtetë një vajzë shumë e mirë, me një talent të madh. Për momentin, nuk e di se çfarë do t’i kisha thënë, por besoj se të gjitha fjalët më të mira. (Buzëqesh)
– E sheh të afërm një duet mes jush?
– Pse jo? Unë kam vetëbesim dhe nëse mundohem në atë pikë, mund ta bëj. Normal, me mbështetjen e grupit tim të madh…
– Cilat janë gjërat në anën tënde në këtë biznes? Cilat janë letrat me vlerë dhe cili do ishte ose është Asi nën mëngë?
– Mund të them se Asi im është që unë kam patur fat të takoj ekipin që kam mbi kokë, me në krye menaxherin tim dhe marrëveshja që kam pas fatin ta nënshkruaj, është dokumenti me vlerë.
– Fundjavën e kaluar ishe e ftuar në njërin nga klabet në Tiranë. M’i përshkruaj vetëm me tri fjalë koncertet e tua këtu…
– Po, kam qenë në Dream City ku ia kam kalu shumë mirë. (Buzëqesh) Tirana dhe Shqipëria në përgjithësi më pëlqejnë shumë. Shkoj me gjithë dëshirën time në koncerte, pa marrë parasysh se ku jam dhe ku i kam fansat e mi. Fansat më bëjnë të ndihem shumë mirë dhe më japin një energji të jashtëzakonshme.
– Në njërin nga postimet e tua, thua: Duhet vetëm të punosh fort dhe të bësh qejf. Si e gjen kohën t’i bësh të dyja?
– Së pari, unë tani i jam përkushtuar vetëm punës sime. Më pas, pasi i kryej punët dhe jam e lirë, mund të dal dhe të bëj qejf me ekipin apo me shoqërinë, por më shumë ka punë sesa kohë të lirë, për momentin dhe jam më se e kënaqur me këtë.
– Thjesht duke të parë në klipet e tua, ti më jep përshtypjen e një vajze të guximshme dhe të fortë. Ç’të karakterizon tjetër? Çfarë duhet të dimë për ty?
– Kida është ajo që e do këtë punë, që mundohet të japë më të mirën, që ta bëjë të gjithë publikun ta dojë atë dhe po ashtu, projektet e punuara nga ekipi im.
– Telefonatën më të rëndësishme, nga kush e ke marrë së fundmi?
– Kam marrë shumë telefonata të rëndësishme, por më mirë po ju lë që t’i kuptoni me kohën. (Qesh)
– Zakonisht, cilat oferta refuzon?
– Varet se çfarë ofertash janë. Deri tani, nuk ka ndodhur asgjë e tillë dhe s’kam patur asgjë e keqe që ta refuzoj.
– Pas disa vitesh në skenë, zakonisht, personazhet e njohura vendosin të hapin një biznes të tyrin. Cili do ishte biznesi yt?
– Të them të drejtën, nuk e di ende… Mund ta shohim me kohën. (Buzëqesh)
– Shumë shpejt do të publikosh edhe klipin tënd të fundit… Diçka më shumë rreth tij?
– Shumë shpejt do dalë edhe klipi i ri; ka për t’ju pëlqyer shumë, besoj. (Buzëqesh) Është diçka interesante dhe e dashur për njerëzit…
– Thonë se jeta e këngëtarëve është më shumë qejf. Është e tillë dhe jeta jote? Si është ajo?
– Po, është shumë qejf, por gjithashtu e lodhshme. Nuk mund ta bëjë çdokush sepse duhet përkushtim dhe vetëm punë, punë…
– Çfarë vajze është Kida në familje?
– Jam vajzë e vetme, shumë e përkëdhelur nga të dy prindërit e mi, ia kalojmë shumë mirë bashkë. Gjithashtu kam një mbështetje të madhe nga të dy.
– Cilë punë shtëpie bën zakonisht?
– Nuk bëj punë shtëpie ose më saktë, bëj shumë rrallë sepse jemi vetëm tre vetë në shtëpi dhe mami i bën të gjitha para se të vij unë. Pastaj, ajo nuk më lejon të prek asgjë sepse e di që jam e lodhur nga puna.
– Nëse do të ishe në një skenë me Majli Sajrus, çfarë kishte për të ndodhur?
– Do ta çonim skenën në ajër. (Qesh)
– Pas Mc Kreshës, ke menduar që bashkëpunimin e radhës ta bësh me këngëtar nga Shqipëria?
– Do ta kisha bërë me gjithë qejf, por përsa i përket muzikës, Zzapi dhe Chrissi vendosin se me kë do të jetë më mirë të bashkëpunoj.
– Nëse Kida është e mërzitur, kush apo çfarë ia kthen menjëherë humorin?
– Janë shumë njerëz të cilët më bëjnë të ndihem e qeshur. Shumicën e kohës jam bashkë me Zzapin dhe Chrissin, kështu që këta të dy më bëjë për të qeshur, sidomos Chrissi, që është një djalë me shumë humor. (Qesh)
– Rituali yt për nisjen mbarë të ditës është kafja e mëngjesit, një mëngjes i shijshëm, një muzikë e mirë apo telefonata e dikujt?
– Zakonisht, zgjohem shumë herët për të shkuar në shkollë dhe gjëja që më bën ta nis një mëngjes të mbarë është muzika në telefonin tim, të cilën e dëgjoj çdo mëngjes. (Qesh)
– Cila është gjëja që në mënyrë absolute nuk do të ishe në gjendje ta bëje?
– Nuk kam ide… Ka shumë gjëra që s’do t’i bëja!
– Je e dashuruar në këtë moment?
– Jo s’jam. Në fakt, po… me muzikën. (Buzëqesh)
– Kulmi i kënaqësisë për ty?
– Të bëj shopping dhe të bëj qejf me njerëzit e mi të dashur.
– Kulmi i dhembjes sipas teje?
– Të mos e realizoj diçka që e dua.
– Kulmi i neverisë?
– Kur njerëzit shpikin gjëra që nuk janë të vërteta.
– Çfarë do të të bënte ta humbisje kontrollin?
– Pyetjet e shumta në një sekondë dhe gjërat e padrejta.
– Sipas teje, kur nis jeta e një femre?
– Kur ëndrra i bëhet realitet.
– Kur thua Kida, ke thënë…
– Muzikë!
– Cilat janë planet e tua për nesër?
– Kam shumë plane për nesër, madje do ta kisha angazhu edhe një Kidë tjetër t’i kryejë gjysmën e punëve të mia. (Qesh)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Te cilat ushqime e gjej hekurin?

Next Post

Çfarë zakonesh ke?

Advertisement