Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

KE KAPI POLICIA DJE?

DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT TIRANË

Seksioni për narkotikët

  1. Më datë 26.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. Gj, 17 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 12:30, në rrugën “Besim Imami”, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës 1.4 gr lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Advertisement

  1. Më datë 26.11.2014, filloi procedimi penal gjendje të lirë për shtetasin A.Z, 39 vjeç, banues në Tirane, i dënuar me parë për vjedhje, pasi dyshohet se nëpërmjet dhunës, ka detyruar të ushtrojë prostitucion në Tiranë njw 56 vjeçare, e dënuar më parë për prostitucion. Neni 114/2 i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar

  1. Më datë 26.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen G.G., 42 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi në vitin 2008, dyshohet se ka falsifikuar dokumentat në gjendjen civile, në dëm të shtetasit S.P., 47 vjeç, banues në Tiranë. Neni 186 i Kodit Penal.
  2. Më datë 26.11.2014, filloi proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A.M., dhe E.K., 77 dhe 35 vjeç, banues në Tiranë, inxhinier topograf, pasi dyshohet se kanë kryer një akt ekspertimi teknik topografik të rremë. Neni 309 i Kodit Penal.
  3. Më datë 26.11.2014, u ndalua shtetasi Robert Naçe, 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim Nr. 2789, datë 26.11.2014, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”, me cilësinë e provës ju sekuestruan 85.000 euro dhe mjeti tip “Benz”. Neni 186/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 1

  1. Më datë 26.11.2014, filloi proçedimi penal dhe punohet për shoqërimin e shtetasit N.B, 42 vjeç, banuese në Shkozë, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes L.B, 39 vjeçe. Nenet 130/a e 320 të Kodit Penal.
  2. Më datë 26.11.2014, filloi proçedimi penal dhe punohet për shoqërimin e shtetasit L.D, 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 25.11.2014, në fshatin Farkë e Madhe, për motive pronësie, ka kanosur për jetën shtetasin I.A., 51 vjeç, banues në këtë fshat. Neni 84 i Kodit Penal.
  3. Më datë 26.11.2014, filloi proçedimi penal dhe punohet për shoqërimin e shtetasit R.F., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se në Selitë e Vogël, me vetëgjyqësi, ka zënë forcërisht banesën shtetasit R.B., 59 vjeç. Neni 277 i Kodit Penal.
  4. Më datë 26.11.2014, u ndaluan shtetasit Ledjon Thomaraj e Shaqir Memaga, 35 dhe 33 vjeç, banues në Tiranë nw fshatin Tagan, të dënuar më parë për vjedhje me dhunë e drejtim automjeti në gjendje të dehur dhe prodhim e shitje të lëndëve narkotike, pasi dyshohen se mw datë 21.07.2014, kanw vjedhur banesën e shtetasit B.K. Neni 134/2 i Kodit Penal.
  5. Më datë 26.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Rr.K., 45 vjeç, banues në fshatin Koçaj, pasi dyshohet se rreth orës 12:30, në fshatin Kocaj, për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin E.K., 28 vjeç, banues në fshatin Kocaj. Neni 84 i Kodit Penal.
  6. Më datë 26.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Rr. A, 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Kol Kams”, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike që furnizonte banesën e tij. Neni 137 i Kodit Penal.
  7. Më datë 26.11.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit A.D, 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Budi”, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike që furnizonte banesën e tij. Neni 137 i Kodit Penal.
  8. Më datë 26.11.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetases R. D, 31 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Budi”, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike që furnizonte banesën e tij. Neni 137 i Kodit Penal.
  9. Më datë 26.11.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit V.D, 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Budi”, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike që furnizonte banesën e tij. Neni 137 i Kodit Penal.
  10. Më datë 26.11.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit R.M, 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 16:00, në rrugën “Hysen Cino”, për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin A.F, 64 vjeç, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2

  1. Më datë 26.11.2014, u dërguan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin e arrestuar Astrit Haka, 49 vjeç, banues në Laprakë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit ka vjedhur mjetin tip “Benz”, shtetasit D.F, 36 vjeç, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.
  2. Më datë 26.11.2014, shtetësia Xh.T, 21 vjeçe, banuese në Tiranë, ka bërë kallëzim se më datë 19.11.2014, rreth orës 15:30, në autobusin e linjës “Tirana e Re”, i kanë vjedhur telefonin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
  3. Më datë 26.11.2014, rreth orës 16:30, në rrugën “Nikolla Lena”, është vjedhur biçikleta e shtetasit K.K, 28 vjeç, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
  4. Më datë 26.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L. M, 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike që furnizonte banesën e tij. Neni 137 i Kodit Penal.
  5. Më datë 26.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen A. Sh, 63 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike që furnizonte banesën e tij. Neni 137 i Kodit Penal.
  6. Më datë 26.11.2014 , filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I. A, 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike që furnizonte banesën e tij. Neni 137 i Kodit Penal.
  7. Më datë 27.11.2014, rreth orës 21:30, në rrugën e Kavajës, shtetases Xh.B, 18 vjeçe, banuese në Tiranë, i kanë vjedhur telefonin. Neni 134 i Kodit Penal.
  8. Më datë 27.11.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit P.L, 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 20:00, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike që furnizonte banesën e tij. Neni 137/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3

  1. Më datë 26.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin O. T, 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 11:30, në rrugën “Skënder Kosturi”, ka rrahur shtetasin N.D, 61 vjeç, banues në këtë rrugë. Neni 90 i Kodit Penal.
  2. Më datë 26.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetësia B.R, 55 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 11:00, në rrugën “Don Bosko”, në dyqan, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.
  3. Më datë 27.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi G.P, 15 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 01:55, në rrugën “Kajo Karafili”, ka tentuar të vjedhë në ambientet e njw Universiteti privat. Nenet 134/1 e 22 të Kodit Penal.
  4. Më datë 27.11.2014, rreth orës 04:20, në rrugën “Asim Vokshi”, në një byrektore, është vendosur e ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, e cila ka dëmtuar lehtë qepenin. Punohet për dokumentimin, identifikimin dhe kapjen e autorëve. (Informacion Paraprak)

Komisariati i Policisë Nr. 4

  1. Më datë 26.11.2014, shtetësia M.Ç, 51 vjeçe, banuese në Sarandë, kallëzon se më datë 24.11.2014, rreth orës 11:00, i kanë vjedhur portofolin me 130 euro dhe 87.000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
  2. Më datë 26.11.2014, shtetësia R.T, 19 vjeçe, banuese në Tiranë, kallëzon se më datë 18.11.2014, rreth orës 13:00, në autobuzin e linjës Unazës, i kanë vjedhur celularin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
  3. Më datë 26.11.2014, shtetësia J.M, 34 vjeçe, banues në Tiranë, ka bërë kallëzim se më datë 25.11.2014, rreth orës 15:30, i është larguar nga banesa vajza e saj N. M, 16 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan prokurorisë.
  4. Më datë 26.11.2014 u plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen D.H, 44 vjeçe, banuese në Shkozë, Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti L.H, 45 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.

Komisariati i Policisë Nr. 5

  1. Më datë 26.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi M.M, 45 vjeç, banues në Valias, pasi dyshohet se rreth orës 10:00, në banesë, nga punonjesit e OSHEE-së, është konstatuar vjedhje e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.
  2. Më datë 26.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi B.M, 41 vjeçe, banues në Kamzë, pasi dyshohet se në banesë, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.
  3. Më datë 26.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi B.M, 36 vjeç, banues në Valias, Kamzë, pasi dyshohet se në biznesin e tij në Valias, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.
  4. Më datë 26.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi L.S, 42 vjeç, banues në Bathore, pasi dyshohet se në rrugën “Demokracia”, në biznesin në pronësi, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike që furnizonte banesën e tij. Neni 137/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6

  1. Më datë 26.11.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit Sh.N, 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 09:00, në banesë, nga punonjësit OSHEE-së është konstatuar vjedhje e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.
  2. Më datë 26.11.2014, u ndalua shtetasi në kërkim shtetasit Veli Meci, 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendim Nr. 2492, datë 28.10.2014, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134 i Kodit Penal.
  3. Më datë 26.11.2014, rreth orës 07:45, në Kombinat, në rrugën “Konferenca e Pezës”, është vjedhur lokali i shtetasit A.Ç, 48 vjeç, banues në Kombinat, ku kanë marrë 1 TV plazma. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
  4. Më datë 26.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B. D, 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Unazë të Re, me vetëgjyqësi, ka ndërruar bravën e derës së banesës shtetases M.Z, 51 vjeçe, banuese në Tiranë. Neni 277 i Kodit Penal.
  5. Më datë 26.11.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit H.D, 54 vjeç, banues Mëzes, pasi dyshohet se në banesë, është konstatuar vjedhje e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.
  6. Më datë 26.11.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetases D.M, 71 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Hamdi Pepa”, në biznesin e saj, është konstatuar vjedhje e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.
  7. Më datë 26.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi E.H., 49 vjeç, banues në Mëzes, pasi dyshohet se rreth orës 15:00, në biznesin e tij, është konstatuar se ka vjedhur energji elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.
  8. Më datë 26.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B. D, 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, ka vjedhur mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetases S.Z, 41 vjeçe, banuese në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.
  9. Më datë 27.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.Sh, 31 vjeç, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 02:30, në rrugën “Bedri Karapici”, për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin K.Sh, 21 vjeç, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë

  1. Më datë 26.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin J.Xh, 20 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se më datë 25.11.2014, në magazinë ju gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale 4 makineta elektronike që përdoren për lojëra fati. Nenet 197 e 198 të Kodit Penal.
  2. Më datë 26.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Lirim Vokrri, 38 vjeç, banues në Qerret, i pajisur me leje drejtimi, pasi dyshohet se rreth orës 06:00, në rrugën Golem–Rrogozhinë, duke drejtuar mjetin tip “BMV”, ka aksidentuar me vdekje këmbësoren Z.Sh, 53 vjeçe, banuese në Rrakull. Neni 290/3 i Kodit Penal.
  3. Më datë 26.11.2014, u ndalua shtetasi Ervis Biturku, 31 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se më datë 09.10.2004, në lagjen Nr.1, ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të shtetasit D.A, 36 vjeç, banues në Kavajë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkautorëve. Nenet 76, 22, 25 e 278 të Kodit Penal.
  4. Më datë 26.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I.Rr, 19 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se rreth orës 10:30, në lagjen Nr.5, në ambientet e lokalit në përdorim, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm lojëra fati. Me cilësinë e provës u bllokuan një kompjuter e një monitor pa dokumentacion përkatës. Neni 197 i Kodit Penal.
  5. Më datë 26.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F.M, 30 vjeç, banues në Rrogozhinë, i pajisur me leje drejtimi, pasi dyshohet se rreth orës 11:30, në Rrogozhinë, duke drejtuar mjetin tip “Jaguar”, është përplasur me motorin pa targa të drejtuar nga shtetasi R.H, 57 vjeç, banues në Çermë e Sipërme, i cili është dëmtuar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.
  6. Më datë 26.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Fatjon Peqini, 19 vjeç, banues fshatin Peqinaj, pasi dyshohet se më datën 25.11.2014, në fshatin Peqinj, në ambientet e nje firme private, ka vjedhur disa veglave të punës. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

  1. Më datë 26.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Saimir Zelia, 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 10:30, në rrugën e “Dibrës”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”, pa targa. Neni 291 i Kodit Penal.
  2. Më datë 26.10.2014, rreth orës 12:50, në rrugën “Sami Frasheri”, një mjet ka aksidentuar këmbësoren E.D, 17 vjeç, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.
  3. Më datë 26.11.2014, u arrestua shtetasi Urim Aga, 38 vjeç, banues në Bathore, i dënuar më parë, pasi dyshohet se rreth orës 15:00, në rrugën “Demokracia”, duke drejtuar mjetin autobus tip ”Man”, ka aksidentuar shtetasen B.V, 13 vjeçe, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
  4. Më datë 27.11.2014, u arrestua shtetasi Liridon Vuthaj, 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 01:30, në bulevardin “Dëshmoret e Kombit“, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin “Benz“. Neni 291 i Kodit Penal.

DREJTORIA RAJONALE E KUFIRIT&MIGRACIONIT TIRANË

Komisariati i Kufirit&Migracionit Rinas

  1. Më datë 26.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Remzi Gashi, 33 vjeç, banues në Kosovë, pasi dyshohet se rreth orës 11.30, në aeroportin “Nënë Tereza” në hyrje, ka përdor dokumentacion udhëtimi të falsifikuar. Neni 189 i Kodit Penal.

 

DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT DURRËS

Komisariati i Policisë Durrës

  1. Më datë 26.11.2014, rreth orës 00:30, në fshatin Arapaj, në banesë, është vetëhelmuar me medikamente shtetësia E.D, 17 vjeçe, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 99 i Kodit Penal.
  2. Më datë 26.11.2014, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasin J.E, 22 vjeçe, banues në Durrës, pasi dyshohet se vjehrri M.Xh, 59 vjeç, banues në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Durrës. Ligji Nr 9669, datë 18.12.2006.
  3. Më datë 26.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K.I, 59 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 25.11.2014, rreth orës 09:30, në lagjen Nr. 17, për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin Gj.B, 52 vjeç, banues në Durrës. Neni 90 i Kodit Penal.
  4. Më datë 26.11.2014, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen E.P, 42 vjeçe, banuese në Durrës, pasi dyshohet se bashkëshorti A.P, 24 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Durrës. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.
  5. Më datë 26.11.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasve M.B dhe K.B, 28 dhe 25 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se rreth orës 21:00, në lagjen Nr. 6, për motive të dobëta, kanë plagosur me mjete të mprehta shtetasin A.L, 24 vjeç, banues në Durrës, i cili pas mjekimit wshtw larguar në banesë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak

  1. Më datë 26.11.2014, gjatë natës, në Sukth është vjedhur me thyerje banesa e shtetases S.S, 78 vjeçe, banuese në Sukth, ku kanë marrë 2 TV plazma, 2 celularë dhe 10.000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 Kodit Penal.
  2. Më datë 26.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Ilmi Bala, 51 vjeç, banues në fshatin Karpen, pasi dyshohet se rreth orës 20:00, në banesë, ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale automatiku model 56, 1 krehër me 15 fishekë, pa leje. Neni 278/3 i Kodit Penal.

DREJTORIA RAJONALE E KUFIRIT&MIGRACIONIT DURRËS

  1. Më datë 26.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. M, 32 vjeç, banues në Skrapar, pasi dyshohet se rreth orës 20:00, në SPK. Portin, ka tentuar të kalojë kufirin në mënyrë të kundraligjshme me dokumentacion udhëtimi të falsifikuar. Nenet 189 e 186 të Kodit Penal.

 

DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT ELBASAN

Komisariati i Policisë Elbasan

  1. Më datë 26.11.2014, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasen B.B, 29 vjeçe, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ish bashkëshorti E.D, 33 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Elbasan. Ligji nr .9669, datë 18.12.2006.
  2. Më datë 26.11.2014, filloi proçedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit O. M, 30 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se gjatë natës, në lagjen “Kongresi Elbasanit”, ka vjedhur mjetin tip “BMV”, në pronësi të shtetasit M.D, 39 vjeç, banues në Elbasan. Neni 134 i Kodit Penal.
  3. Më datë 26.11.2014, filloi proçedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetases K.Ç, 56 vjeçe, banuese në Elbasan, pasi dyshohet se rreth orës 10:30, në banesë, nga specialistë të OSHEE-së, u konstatua ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.
  4. Në vijim të informacionit datë 23.11.2014, që bënë fjalë për largimin nga banesa të shtetases A.M; më datë 26.11.2014, rreth orës 09:00, u gjet dhe deklaron se është larguar me dëshirën e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Elbasan.
  5. Më datë 26.11.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit Sh.B, 53 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se në lagjen “Haxhias”, në banesë, punonjësit e OSHEE-s, kanë konstatuar ndërhyrje të paligjshme në matësin e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.
  6. Më datë 26.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi P.Sh, 56 vjeç, banues në Cërrik, pasi dyshohet se rreth orës 06:00, nga punonjësit e OSHEE-s, është konstatuar rilidhje e energjisë elektrike në banesë, e prerë më parë, pasi rezulton debitor. Neni 137 i Kodit Penal.
  7. Më datë 26.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.S, 71 vjeç, banues në fshatin Kuqan, pasi dyshohet se rreth orës 10:30, është konstatuar se po ndërtonte pa leje murin rrethues të banesës. Neni 199/a i Kodit Penal.
  8. Më datë 26.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi A.P, 19 vjeç, banues në fshatin Hajdaran, pasi dyshohet se rreth orës 13:30, në fshatin Hajdaran, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj gjyshërve Xh.P dhe R.P, 66 dhe 64 vjeç, banues në këtë fshat. Neni 130/a i Kodit Penal.
  9. Më datë 26.11.2014, u ndalua shtetasi në kërkim Kosta Hunçi, 38 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim Nr. 1030, datë 09.09.2014, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt”. Neni 291 i Kodit Penal.
  10. Më datë 26.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi A.D, 18 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri, pasi dyshohet se rreth orës 19:30, në fshatin Katundi i Ri, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”, me targë EL 617 B. Neni 291 i KODIT PENAL.
  11. Më datë 26.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi M.N., 61 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se rreth orës 19:00, në lagjen “Beqir Dardha”, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike që furnizonte banesën e tij. Neni 137 i Kodit Penal.
  12. Më datë 26.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi I.M., 51 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se në lagjen “Beqir Dardha”, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike që furnizonte banesën e tij. Neni 137 i Kodit Penal.
  13. Më datë 27.11.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit A. S, 65 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se në lagjen “Beqir Dardha”, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike që furnizonte banesën e tij. Neni 137 i Kodit Penal.
  14. Më datë 27.11.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit E.B, pasi dyshohet se në lagjen “Beqir Dardha”, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike që furnizonte banesën e tij. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd

  1. Më datë 26.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Skënder Gjymenga, 29 vjeç, banues në fshatin Bërzesht, i pa pajisur me leje drejtimi, pasi dyshohet se më datë 25.11.2014, rreth orës 11:15, në aksin rrugor Librazhd–Përrenjas, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, është përplasur me mjetin tip “Opel Corsa”, të drejtuar nga shtetasi G. D, 51 vjeç, banues në Tiranë. Nenet 291 e 273 të Kodit Penal.
  2. Më datë 26.11.2014, gjatë natës, në fshatin Zgosht, pranë banesës, shtetasit A.Sh, 36 vjeç, i kanë vjedhur fugonin tip “Ford”, pa targa, në pronësi të shtetasit R.H, 24 vjeç, banues në fshatin Lunik. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

 

DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT KORÇË

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

  1. Më datë 26.11.201, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen S.K., 55 vjeçe, banuese në Korçë, pasi dyshohet se në lagjen Nr. 16, në dyqan nuk dispononte dokumentacionin përkatës për ushtrimin e aktivitetit. Neni 180 i Kodit Penal.
  2. Më datë 26.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen E.M, 39 vjeçe, banuese në Korçë, pasi dyshohet se në lagjen Nr. 13, në dyqan, nuk dispononte dokumentacion për shitjen e konfeksioneve. Neni 180 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë

  1. Më datë 26.11.2014, rreth orës 13.00, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasin H.M, 59 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se nusja e djalit B.M, 31 vjeçe, për motive pronësie, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Korçë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.
  2. Më datë 26.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi A.J, 27 vjeç, banues në Sovjan, pasi dyshohet se nga punonjësit e OSHEE-s, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike në banesë. Neni 137/1 i Kodit Penal.
  3. Më datë 26.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi N.J, 28 vjeç, banues në Sovjan, pasi dyshohet se nga punonjësit e OSHEE-s, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike në banesë. Neni 137/1 i Kodit Penal.
  4. Më datë 26.11.2014, rreth orës 15:45, në Spitalin Rajonal, pacientes E.K, 22 vjeçe, banuese në Zboq , i kanë vjedhur celularin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll

  1. Më datë 26.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi F.Ç., 34 vjeç, banues në fshatin Tren, pasi dyshohet se punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike që furnizonte banesën e tij. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ersekë

  1. Më datë 26.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I.L, 28 vjeç, banues në Ersekë, pasi dyshohet se rreth orës 14:30, në Ersekë, për motive pronësie, ka kanosur ish bashkëshorten K.Dh, 23 vjeçe. Neni 84 i Kodit Penal.

 

DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT FIER

Komisariati i Policisë Fier

  1. Më datë 26.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Ervis Ramaj, 26 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se rreth orës 08.00, ka bërë njoftim të rremë për vjedhjen e mjetit tip “Volksvagen”. Neni 305 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë

  1. Më datë 26.11.2014, u ndaluan me iniciativë shtetasit E.S dhe G. G, 23 dhe 31 vjeç, banues në fshatin Bedat, pasi dyshohet se më datë 30.10.2014, në fshatin Bedat, në bashkëpunim, i kanë vjedhur disa tubo metalike shtetasit P.T, 70 vjeç, banues në Lushnjë. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mallakastër

  1. Më datë 26.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Artur Ymeraj, 47 vjeç, banues në fshatin Drenovë, pasi dyshohet se rreth orës 13.30, në Ballsh, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin pa targa. Neni 291 i Kodit Penal.
  2. Më datë 26.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Arban Myftaraj, 30 vjeç, banues në Ballsh, me arsim të lartë, me detyrë Shef i Degës së Shitjes së OSHEE dhe procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit M.M dhe R.B, 56 dhe 25 vjeç, banues në Ballsh, me punë elektricist, pasi dyshohet se më datë 21.11.2014, gjatë testimit të testimit të matësit familjar të shtetasit Z.M, është konstatuar i dëmtuar dhe duke shpërdoruar detyrën, kanë fshehur të dhënat. Neni 248 i Kodit Penal.
  3. Më datë 26.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi E.L, 33 vjeç, banues në fshatin Greshicë, pasi dyshohet se rreth orës 14:00, për motive të dobëta, ka goditur me grusht bashkëshorten M.L, 32 vjeçe. Neni 130/a i Kodit Penal.

 

DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT VLORË

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

  1. Më datë 25.11.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit B. R, 66 vjeç, banues në Vlorë, pronar i një antene televizioni, në fshatin Zvërnec, pasi dyshohet se punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike që furnizonte antenën e televizionit. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë

  1. Më datë 26.11.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit B.H, 72 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 25.11.2014, rreth orës 19:30, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.
  2. Më datë 26.11.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit R.S, 79 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 25.11.2014, rreth orës 18:30, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.
  3. Më datë 26.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin H. B, 77 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 23.11.2014, rreth orës 13:30, në lagjen “Uji i Ftohtë”, duke drejtuar motorin tip “Vespa”, pa targa, është përplasur me mjetin tip “Volvo”, të drejtuar shtetasi S.D, 76 vjeç, banues në Vlorë, për pasojë është dëmtuar H, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
  4. Më datë 26.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Ritvan Halimi, 32 vjeç, banues në fshatin Mesaplik, pasi dyshohet se rreth orës 01:30, në lagjen “Uji i ftohtë”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.
  5. Më datë 26.11.2014, u ndalua shtetasi S. Q, 47 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Apelit Vlorë me vendim Nr. 434, datë 25.11.2014, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”. Neni 137 i Kodit Penal.
  6. Më datë 26.11.2014, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit për ngjarje aksidentale, pasi dyshohet se më datë 23.11.2014, rreth orës 14:00, në fshatin Mekat, shtetasit R.D dhe M.I, 26 dhe 13 vjeç, banues në fshatin Mekat, duke udhëtuar me biçikletë, janë aksidentuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Komisariati i Policisë Sarandë

  1. Më datë 26.11.2014, u ndalua shtetësia Valbona Kuçi, 38 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendim nr. 1364, datë 13.09.2014, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134 i Kodit Penal.

DREJTORIA RAJONALE E KUFIRIT&MIGRACIONIT VLORË

Komisariati i Kufirit&Migracionit Sarandë

  1. Më datë 26.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. T, 28 vjeç, banues në Gramsh, pasi dyshohet se rreth orës 13.34, në SPKM. Kakavijë, në hyrje, u kap me dokumentacion udhëtimi të falsifikuar. Neni 190 i Kodit Penal.
  2. Më datë 26.11.2014, rreth orës 17:30, në vendin e quajtur Mulli, u kapën 8 shtetas të huaj nga Siria, të cilët u proceduan me urdhra largimi vullnetar.
  3. Më datë 26.11.2014, rreth orës 21:05, në PKK. Kakavijë, në dalje, u ndalua shtetasi në kërkim T.D., 32 vjeç, banues në Kukës, pasi Gjykata e Apelit Shkodër me vendim Nr. 129, datë 02.10.2014, e ka dënuar me 2 vjet, 3 muaj e 25 ditë burg, për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese mbetur në tentativë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Prishje e qetësisë publike në bashkëpunim”. Nenet 79/dh, 22, 278/2, 274, 25 e 139 të Kodit Penal. Veprimet do të kryen nga DPQ. Lezhë.

 

DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT GJIROKASTËR

Komisariati i Policisë Gjirokastër

  1. Më datë 26.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin P. S, 55 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se më datë 24.11.2014, rreth orës 11:00, në lagjen “11 Janari”, ka goditur me grusht shtetasin Z.K, 53 vjeç, banues në Gjirokastër. Nenet 112 e 90 të Kodit Penal.
  2. Më datë 25.11.2014, rreth orës 10:00, shtetësia A.Ç, ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa djali K.L, 26 vjeç, banues në Gjirokastër. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Komisariati i Policisë Përmet

  1. Më datë 26.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit H.K dhe L.P, 60 dhe 46 vjeç, banues në Katundisht, pasi dyshohet se më datë 24.11.2014, rreth orës 11:30, në fshatin Katundisht, nga punonjësit e OSHEE-s, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike në banesë. Neni 137 i Kodit Penal.

DREJTORIA RAJONALE E KUFIRIT&MIGRACIONIT GJIROKASTËR

  1. Më datë 26.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. T, 28 vjeç, banues në Gramsh, pasi dyshohet se rreth orës 13.34, te SPKM Kakavijë, në hyrje, u konstatua se ka të falsifikuar një vulë në pasaportën biometrike. Neni 190 i Kodit Penal.

 

DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT SHKODËR

Komisariati i Policisë Shkodër

  1. Më datë 26.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Z., 40 vjeç, banues në lagjen “Perash”, pasi dyshohet se në lagjen “Kongresi i Përmetit”, nga punonjësit e OSHEE-s, është konstatuar vjedhje e energjisë elektrike në lokalin me qira. Neni 137/2 i Kodit Penal.
  2. Më datë 26.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin T.D, 47 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, pasi dyshohet se në fshatin Shtoj i Ri, u konstatua duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
  3. Më datë 26.11.2014, u ndalua shtetasi në kërkim Gëzim Muqa, 61 vjeç, banuese në Shkodër, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër me urdhër Nr. 6546, datë 16.11.2014, ka urdhëruar ndalimin për veprën penale “Kanosje për shkak të detyrës”. Nenit 238 i Kodit Penal.
  4. Më datë 26.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi A.P., 32 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në lagjen “Partizani”, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike që furnizonte banesën e tij. Neni 137/2 i Kodit Penal.
  5. Më datë 26.11.2014, rreth orës 22:20, në kati e III-të të një pallati, është vendosur e ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në banesën e shtetases Gj.Sh, ku nuk ka dëme në njerëz. Punohet për dokumentimin, identifikimin dhe kapjen e autorëve. (Informacion Paraprak)

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe

  1. Më datë 26.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin T.U, 84 vjeç, banues në fshatin Flakë, pasi dyshohet se rreth orës 08:00, në banesë, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

 

DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT LEZHË

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

  1. Më datë 26.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për drejtuesin e njw qendre shwndetwsore nw Mirditw, pasi dyshohet se i ka dhënë shpërblime personelit në kundërshtim me ligjin. Neni 248 i Kodit Penal.
  2. Më datë 26.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L.F, 53 vjeç, banues në fshatin Shënkoll, pasi dyshohet se duke falsifikuar dokumentet dhe nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë 6000 m² tokë një shtetaseje. Nenet 143/2 e 186 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë

  1. Në vijim të komunikatës datë 18.11.2014, që bënë fjalë për braktisje të fëmijës, më datë 26.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin në kërkim P. V, 44 vjeç, banues në fshatin Luf, Pukë. Neni 124 i Kodit Penal.
  2. Më datë 26.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit G. Ç dhe P.Ç, 31 dhe 30 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se rreth orës 12:00, në Rrilë, kanë kanosur shtetasin E.M, 26 vjeç, banues në Rrilë. Neni 84 i Kodit Penal.
  3. Më datë 26.11.2014, iu referuan materialet prokurorisw, pasi i mituri E.U, 13 vjeç, banues në Lezhë, dyshohet se në Ishull Lezhë, u kap duke vjedhur 2.000 lekë në lokalin në pronësi të shtetasit B. P, 44 vjeç, banues në Manati. Neni 134 i Kodit Penal.
  4. Më datë 26.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit P. U dhe M.U, 37 dhe 56 vjeç, banues në fshatin Gocaj, pasi dyshohen se në fshatin Gocaj, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasen D.K, 41 vjeçe, banuese në fshatin Gocaj. Nenet 277 e 90 të Kodit Penal.
  5. Më datë 26.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Mark Palushaj, 58 vjeç, banues në fshatin Baqel, pasi dyshohet se në banesë, ju gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik model 56, 1 krehër me 23 fishekë model 56. Neni 278 i Kodit Penal.
  6. Më datë 26.11.2014, rreth orës 17:30, shtetasit K.G, 53 vjeç, banues në fshatin Kallmet, ka bërë kallëzim se në banesë i janë paraqitur tre persona të veshur me rroba si ato të policisë, të cilët kanë pasur armë zjarri pistoleta, dy prej tyre të maskuar, dhe dyshohet se pasi kanë kontrolluar në banesë i kanë vjedhur 1.000.000 lekë, 2.000 euro dhe një telefon celularë “Nokia”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 139 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin

  1. Në vijim të komunikatës së datës 10.11.2014, më datë 26.11.2014, u shoqërua dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B.R, 29 vjeç, banues në Laç. Nenet 90 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë

  1. Më datë 26.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin N.Z, 32 vjeç, banues në fshatin Adriatik, pasi dyshohet se rreth orës 02:30, në autostradë, u kap duke drejtuar kamionin tip “Benz” dhe duke transportuar 10 m3. dru zjarri, pa dokumente. Neni 205 i Kodit Penal.
  2. Më datë 26.11.2014, gjatë natës, në fshatin Rrasfik, në kasollen pranë banesës, shtetasit Z.M, 62 vjeç, i kanë vjedhur 1 lopë dhe 1 viç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

 

DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT DIBËR

Komisariati i Policisë Dibër

  1. Më datë 26.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Dali Reçi, 37 vjeç, banues në Peshkopi, pasi dyshohet se rreth orës 04:30, në rrugën Peshkopi- Muhur, në mjetin tip “Golf”, ju gjet e bllokua pistoleta tip “Ekol Speciale”, me 7 fishekë. Neni 278/2/4 i Kodit Penal.
  2. Më datë 26.11.2014, rreth orës 08:30, në banesë, është vetëhelmuar me medikamente shtetësia E.M, 23 vjeçe, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Materialet i kaluan Prokurorisë për ngjarje aksidentale.

Komisariati Policisë Mat

Seksioni për krimet e rënda

  1. Më datë 26.11.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit V.D, 35 vjeç, banues në fshati Baz, pasi dyshohet se më date 25.11.2014, rreth orës 14:00, në rrugën Milot-Burrel, duke lëvizur me mjetin tip “Benz”, ka qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të nje mjeti tjeter, të drejtuar nga shtetasi B.Xh, 23 vjeç, banues në Laç, e pasagjer shtetasit S.N, R.R, A.B, 20, 17, 22 dhe 22 vjeç, banues në Burrel, për pasojë është dëmtuar mjeti. Nenet 78, 22 e 278/4 të Kodit Penal.

 

DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT BERAT

Komisariati i Policisë Berat

  1. Më datë 26.06.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. D, 14 vjeç, banues në Berat, i pa pajisur me leje drejtimi, pasi dyshohet se rreth orës 12:00, në lagjen “30 Vjetori”, duke drejtuar mjetin tip “Renault”, është përplasur me një shtyllë dhe u largua nga vendngjarja. Nenet 273 e 291 të Kodit Penal.
  2. Më datë 26.11.2014, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen T.M, 40 vjeçe, banuese në Berat, pasi dyshohet se bashkëshorti P.M, 48 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Berat. Ligji Nr 9669, datë 18.12.2006.
  3. Më datë 26.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lire për shtetasin J. N, 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 21:45, në Kombinat, duke drejtuar mjetin tip BMV, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri S.M, 20 vjeç, banues në Berat, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

 

DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT KUKËS

Komisariati i Policisë Kukës

  1. Më datë 26.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit E. M dhe E.Sh, 18 dhe 21 vjeç, banues në fshatin Gjalicë, pasi dyshohet se në lagjen Nr. 2, për motive të dobëta, kanë goditur me grusht shtetasin A.A, 24 vjeç, banues në Kukës. Neni 90 i Kodit Penal.
  2. Më datë 27.11.2014, rreth orës 01:30, shtetasi Sh.K, 21 vjeç, ka bërë kallëzim, se më datë 26.11.2014, rreth orës 18:00, i është larguar nga banesa motra B.K, 23 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Komisariati i Policisë Tropojë

  1. Më datë 26.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. L, 39 vjeç, banues në fshatin Palc, pasi dyshohet se më datë 25.11.2014, rreth orës 16:00, në Lekbibaj, duke drejtuar kamionin tip “Iveko”, pa targa e dokumente, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

AHMETAJ LEZETOHET NGA DAJAKU I RUÇIT

Next Post

A mund të kalojë epilepsia?

Advertisement