Çdo stinë ka ngjyrat dhe tendencat e saj për grimin, modelin e flokëve, por edhe manikyrin, etj. Për të ditur nëse ndiqni tendencat apo e bëni vetë modën, ashtu si dëshironi, përgjigjjuni këtij kuici dhe zbuloni njohuritë tuaja në fushën e bukurisë femërore…
1. Këtë vit, ngjyra e flokëve në modë është:
a. Flokët e oksigjenuara në maksimum, gati të bardha
b. Flokët me ngjyrë të errët, kafe të ëmbël në rrënjë dhe paksa më të hapur te majat
c. Flokët dyngjyrësh, kafe në rrënjë dhe biondë në maja
2. Vetullat duhet të jenë:
a. Me një linjë natyrale dhe të trasha, si të Kara Delevinës
b. Me një linjë natyrale, të trasha dhe mundësisht të dekoloruara, për t’u shkrirë me ngjyrën e fytyrës, si Lara Stoun.
c. Një linjë e përpunuar dhe e vizatuar në mënyrë të përkryer, si Kim Kardashian
3. Për t’i lyer thonjtë në ngjyrën e stinës, zgjedhim:
a. Një ngjyrë rozë të lehtë, apo nudo, bezhë, por kurrsesi të bardhë!
b. Ngjyrë blu saks, korali të fotë, ose të verdhë kanarinë.
c. Të zezë, të kuqe në të zezë, blu në të zezë… Me një fjalë, vetëm ngjyra të theksuara!
4. Buzëkuqi juaj duhet të jetë medoemos:
a. Mat dhe me ngjyrë të kuqe të errët
b. Të vihen dy buzëkuqe, njëri me ngjyrë të hapur dhe tjetri të errët, për të krijuar një shkallëzim ngjyrash
c. Këtë vit, buzët duhen të jenë me ngjyrë natyrale!
5. Nëse doni një ngjyrë flokësh ekstreme, do të ishte mirë të zgjidhnit…
a. Rozë, sidomos mbi flokët biondë
b. Blu, e përkryer për të nxjerrë më në pah flokët me ngjyrë të errët
c. Vjollcën, e cila shkon me ngjyrat e ngrohta të lëkurës
6. Pas kremit BB, CC dhe DD, del në treg edhe kremi EE, i cili ka shumë përkufizime. Ndër tre përgjigjet e mëposhtme, njëra nuk i përket kremit EE. Cila është ajo?
a. Enlighter Effect (efekt ndriçues)
b. Elementary Exfoliator (eksfoljues thelbësor)
c. Energy Enhanser (përforcues energjie)
7. Si duhet ta përdorësh lapsin e syve për të ndjekur modën e kësaj vjeshte?
a. Një vijë rrëzë qerpikëve, një vizë në palën e qepallës dhe pse jo edhe një poshtë syrit
b. Sa më të hollë dhe ngjitur pas qerpikëve, për t’i trashur ata
b. Një vijë e trashë që bëhet me kënd në cepin e jashtëm të syrit
8. Ngjyra e preferuar e tonit të syve këtë vjeshtë, është:
a. Pa dyshim, koralja! Duhet përdorur si në dimër, ashtu edhe në verë
b. Pa dyshim, ngjyra kaki! Pastaj, kjo ngjyrë u shkon të gjithave!
c. Ngjyra rozë e lehtë, sigurisht. Duhet aplikuar si një kurorë e thjeshtë, ose të mbulojë gjithë qepallën, nga qerpikët te vetullat.
9. Produktet kozmetike që përmenden më shumë këtë vjeshtë janë:
a. Maskat prej cohe, të domosdoshme për të hidratuar mirë dhe gjatë lëkurën
b. Serumet “lëkurë e përkryer”, që duhen përdorur në çdo moshë, për të parandaluar rrudhat.
c. Uji dhe vaji demakijues, një ide origjinale dhe shumë të këndshme në lëkurë.
10. Cila është përfaqësuesja më e re e parfumit Chanel n°5 ?
a. Zhizel Bundshen
b. Blejk Lajvli
c. Kristen Stjuart
Përgjigjet:
1- Këtë vit, ngjyra më në modë e flokëve është kafe në rrënjë dhe paksa më e çelur, në majë.
2- Vetullat mbahen me një linjë natyrale dhe të dendura si Kara Delevin.
3- Për të lyer thonjtë me ngjyrën e stinës, duhet të zgjidhni të zezën, të kuqen në të zezë, apo blu në të zezë. Me një fjalë ngjyra të errëta.
4- I kuqi juaj i buzëve duhet të jetë mat dhe i kuq i errët.
5. Nëse doni një ngjyrosje ekstreme të flokëve, preferohet të zgjidhni vjollcën që shkon me lëkurat me ngjyrë të ngrohtë.
6- Ndër tre përgjigjet, ajo që nuk i përket kremit EE, është Elementary Exfoliator.
7- Lapsi i syve këtë vjeshtë aplikohet në rrëzë të qerpikëve, në palën e qepallës dhe, pse jo, edhe në qepallën e poshtme.
8- Toni i syve më në modë këtë vjeshtë është roza e lehtë.
9- Produktet për të cilat flitet më shumë këtë vjeshtë janë serumet “lëkurë e përkryer”, që përdoren në çdo moshë, për të parandaluar rrudhat.
10- Përfaqësuesja më e re e parfumit Chanel n°5 është Zhizelë Bundshen.