Vdekja e Dr. Florit sot në mëngjes ka shokuar gjithë komunitetin e artistëve në Shqipëri. Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes, por dyshohet për atak kardiak dhe overdose. Dhimbja është e madhe. Vetëm pak çaste pas hapjes së lajmit, Facebook është mbushur me statuse të dhimbshme për vdekjen e tij. Ja, çfarë shkruajnë kolegët e tij:
Aurela Gaçe: Kam dhimbje e trishtim per ty miku im I shtrenjte. Nuk gjej dot fjale. Di qe te doja shume si djale e si artist. Nje nga te paktet te vertete. Nga te paktet qe kisha lidhje speciale shpirterore. Nuk e besoj akoma qe ti nuk je me.
Julian Deda: “Nuk e besoj dot. Nuk dua ta besoj. Pse o vlla ike keshtu??? O Zot merre ne mbreterine tende kete zemer artisti. Lamtumire miku im, lamtumire koleg, lamtumire artist, lamtumire o njeri i mire. Me vjen shume keq qe na detyrove te te themi “Lamtutirë”, me vjen te plas nga inati. Do kujtoj gjithe jeten batuten, energjine dhe shperthimet e tua artistike. Do me mungosh, do i mungosh Shqiperise. Respekt per jete per ty Flori, u prehsh ne paqe…!”
Rozana Radi: “Jam e shokuar.Keto humbje jane te tmerreshme.Shume e padrejt!
Stefi Prifti: ”E pabesueshme!!!!! Gjate kesaj jave jam takuar disa here duke bere prova!!! Te premten do te performonte me ne ne Calvin!!! E tmershme jeta kur ndodh vdekja per nje djale te shkelqyer dhe nje artist me talent te jashtezakonshem!”
Eneda Tarifa: “Te prehesh ne paqe o mik ! Po nuk e bere mire….”
Rezarta Shkurta: “Jam e shokuar! U prefsh ne paqe miku im”
Sidrit Bejleri: “Lamtumirë mik! Zoti të mëshiroftë!