Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Horoskopi 2015 sipas shenjave

Horoskopi 2015

Viti 2015 po afrohet dalëngadalë dhe ne jua sjellin fare pranë me horoskopin tonë! Lexoni pra ç‘thonë yjet për ju në vitin që vjen në fushën e dashurisë, punës, parave, formës dhe shëndetit…

 Gaforrja

Advertisement

Dashuria: Ka ardhur koha që të dashuruarit ta mendojnë të ardhmen së bashku. Kështu, pra, mund të mendoni të bashkëjetoni, të martoheni, apo të bëni një fëmijë… Horoskopi i vitit 2015 parashikon për ju konkretizimin e ndjenjave, dëshirën për të projektuar të ardhmen dhe për t’u ndjerë të lumtur. Familje, dashuri dhe harmoni, çfarë mund të kërkosh më tepër nga jeta?

Për ju beqarë, ka ardhur koha të ekspozoni në sytë e botës dëshirën tuaj për të ecur përpara, për të dalë dhe për t’u zbavitur. Megjithëse asgjë konkrete për një lidhje serioze nuk është parashikuar për ju, ky është një vit i mbarë për flirtet tuaja, do të shumëfishoni takimet gjë që do të jetë sinonim i kënaqësisë së jetës. Mos kini frikë nga gjykimi i të tjerëve; kjo do të frenonte veprimet tuaja.

Puna, paratë: Ky vit do të jetë afirmimi i zgjedhjeve tuaja në fushën profesionale. Ju do të bëni përpara, duke u bërë të ndërgjegjshëm për rolin dhe funksionin tuaj në gjirin e ndërmarrjes. Keni tendencë të mos i tregoni ato që dini, por duhet t’i shfaqni talentet tuaja, për t’u treguar shefave se sa vleni. Por, sipas horoskopit të vitit 2015, shansi do të vijë nga guximi juaj për t’u bërë i pazëvendësueshëm për mirëfunksionimin e sektorit tuaj. Kujdes nga investimet që mund të bëni dhe që mund të rezultojnë të dëmshme. Në fund të vitit, do t’ia dilni mbarë të ekuilibroni buxhetin tuaj.

Shëndeti: Fjala kyç e këtij viti për ju do të jetë gjallëria. Do të karakterizoheni pra nga dinamizmi e energjitë pozitive dhe asgjë e askush nuk mund t’ju ndalë. Do të ndjeni nevojën për t’u afruar me natyrën, sepse kjo gjallëri me tepri mund të ndikojë negativisht në gjumin tuaj. Zhvilloni aktivitete relaksuese, që ju bëjnë të ndjeheni mirë. Me qëllim që të mos e stërlodhni veten, gjatë vjeshtës, bëni disa ditë pushim, të cilat mund t‘i kaloni në mal. Ato, veçse do t’ju bëjnë mirë. Mësoni të mos e teproni me punë dhe të relaksoheni, sepse kështu do të tregoheni edhe më efikasë. Morali është i lartë; ju takon juve ta mbani gjithmonë kështu!

Për të lindurit në dhjetëditëshin e parë: Periudha nga gushti në dhjetor do të jetë një periudhë e shkëlqyer për t’u marrë me projekte të reja, ose për të bërë miq të rinj.

Për të lindurit në dhjetëditëshin e dytë: Gjashtëmujori i dytë do të jetë i shkëlqyer për ata që duan të përmirësojnë cilësinë e jetës së tyre, ose duan të ndërrojnë punë.

Për të lindurit në dhjetëditëshin e tretë: Do të jeni më të vendosur dhe dinamikë. Mund të vini në jetë një projekt që pret prej kohësh në sirtar.

 

VIP-a të lindur në shenjën e Gaforres: Mishel Rodrigez, Zhizelë Bundshen, Sara Xhesika Parker, Izabelë Axhani, Liv Tajler, Eva Longoria, Tom Kruiz, Tom Henks, Eshli Tisdejl, Xhesika Simpson, Tobi Mekguajër, Vin Dizel.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ajo plagë ende po më dhemb shumë

Next Post

NDRYSHIMI I VIP-ave: ZAJMINA

Advertisement