Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Viagra femërore 2 në 1
Genta Ismajli: Kulmin e kam kaluar. Tani, pres të kap qiellin!
TA NISIM DITEN DUKE QESHUR

Genta Ismajli: Kulmin e kam kaluar. Tani, pres të kap qiellin!

genta ismajli (5)Ajo është një ndër femrat më të bukura të skenës shqiptare, shumë e përfolur si në profesion, ashtu edhe në jetën sentimentale, ndërkohë që ka qenë shumë e kujdeshme ndaj publikut që e ka mbështetur ndër vite. Super femra për të cilën po flasim është Genta Ismajli, kjo “bombë” që sa herë hipën në skenë, i lë të gjithë me gojë hapur dhe që ka ditur ta ruajë identitetin e saj si këngëtare që nga fillimi i karrierës e deri më sot…

Videoklipet e saj cilësohen si videot më të shitura në vend e gjithashtu, këngët e saj bëhen hit sapo dalin. Këto ditë, Genta promovon këngën e saj të re “Anuloje”, që ne besojmë se edhe këtë herë, do të godasë në shenjë.
Kisha kohë që kërkoja një intervistë me Gentën, por obligimet e shumta e shtynë takimin tonë. Më në fund, arrita ta takoja dhe të flisja gjerë e gjatë me të, këtë herë, në një intervistë, mirëfilli personale… Ishte jashtë mase e bukur nga afër dhe më e ëmbël nga ç’duket televizion. I thashë se doja një rrëfim të sinqertë dhe më tha: “Do kesh një rrëfim nga zemra!”. Për më tepër, ju ftoj të lexoni bisedën tonë…

Rita Rrjolli: – Genta, shumë fansa të kanë vënë emrin “bomba e muzikës shqiptare”… Si ndihesh për këtë?
Genta Ismajli: – Përshëndetje së pari lexuesve të gazetës suaj! Fakti që çfarëdo cilësimi që marr është pozitiv, më bën të ndihem shumë mirë dhe, gjithashtu, më jep shumë vullnet që të vazhdoj me të njëjtin ritëm. Ndjej një përgjegjësi edhe më të madhe që më shtyn të punoj dhe të jap akoma më shumë.
– Mes kërcimit dhe muzikës, dallon talenti yt si shou girl. Prezantimin, do ta provoje?
– Për momentin, nuk e kam menduar, por s’i dihet, ndoshta në të ardhmen. Deri më tani, u jam përkushtuar dy të parave…
– Kur vjen kulmi i karrierës për ty?
– Hmmmm… E bukur kjo! Kulmin mendoj se e kam kaluar. Tani po pres të kap qiellin dhe do t’ia arrij! (Buzëqesh)
– Tregun botëror, e aspiron?
– Kur hyjmë në muzikë, të gjithë e jo vetëm unë, nuk njohim kufij dhe gjithmonë aspirojmë të jemi kudo. Besoj se me kohën, gjithçka është e mundshme dhe e arritshme për mua. Duhet vetëm punë.
– Ku po jeton për momentin?
– Për momentin, jetoj në Prishtinë, por herë pas here shkoj edhe në Amerikë, si dhe lëviz nëpër shtete të tjera, sidomos evropiane. Me një fjalë, jetoj aty ku ka muzikë dhe përshtatem shumë mirë kudo që jam.
– Me kë jeton?
– Me mamin.
– Për ty, më mirë një shtëpi e mbushur me dashuri dhe e varfër, apo anasjelltas?
– Nuk mendoj se domosdo shtëpia duhet të jetë e varfër dhe të ketë dashuri, ose pa njerëz dhe luksoze. Dashuria dhe harmonia nuk njeh as varfëri, as luks.
– Cili është vendi ideal për ty për të pasur një jetë të qetë?
– Janë gjithmonë prania në koncerte dhe fansat, që më kushtëzojnë. Me ta jam gjithmonë më qetë edhe më mirë, pa marrë parasysh se ku jam.
– Do parapëlqeje qendrën e Prishtinës apo periferitë?
– Në fakt, unë banoj në periferi të Prishtinës, rreth 3 kilometra larg qendrës.
– Si është shtëpia jote?
– Është një shtëpi e mbushur me muzikë dhe me gjërat që i duhen një shtëpie. Përgjithësisht, gjëra të zakonshme, si gjithë shtëpitë e tjera.
– Ti i bën punët e shtëpisë?
– Nganjëherë, kur kam mundësi, edhe i bëj. (Buzëqesh)
– Gatimi yt më i mirë?
– Flija… (Qesh)
– Meqë jemi te shtëpia… Mendon se bashkëjetesa është thelbësore për të njohur një mashkull?
– Nuk mendoj se është thelbësore, por mund të jetë edhe ashtu. Varet nga lidhja që krijohet dhe nga personat që e krijojnë këtë lidhje.
– Jeta sentimentale, si të shkon? A ke një histori dashurie?
– Nuk ka asgjë të re. E kam thënë shumë herë këtë…
– Hera e fundit që ke thënë “të dua”?
– Para dy minutave.
– Cili është mashkulli i jetës tënde?
– Nuk e di ende. Sapo ta zbuloj, do t’ju tregoj!
– Ke plane për fustanin e bardhë?
– Sigurisht që kam, madje shumë.
– Si e ke imagjinuar atë, tradicional, apo modern?
– Do t’i vijë koha dhe atëhere do ta zgjidh këtë gjë.
– Genta, preferon dasmën VIP, apo vetëm me familjarë dhe miq të afërt?
– Edhe për këtë nuk di ç’të them, sepse planet mund të ndryshojnë me kohën. Kështu, këtë përgjigje, s’e di as vetë.
– Mirëpo një gjë duhet të ma thuash… Kush duhet të këndojë medoemos, në dasmën tënde?
– Më ke zënë vërtet shumë ngushtë! Mund të m’u ngelë hatri kolegëve po të them vetëm një emër. (Qesh)
– Po si nënë, do të jesh e rreptë apo liberale?
– Do t’i preferoja të dyja, në raste të caktuara sepse edhe po të mos duash, gjithsesi, i zbaton të dyja.
– Sa fëmijë ke dëshirë të kesh dhe të cilës gjini? Kam dëgjuar se të pëlqejnë vajzat…
– Si vajzat, edhe djemtë më pëlqejnë.
– Do të adoptoje një fëmijë?
– Ndoshta po.

Advertisement

Gjithmonë… ndoshta… kurrë
– Do t’i propozoja vetë e para, nëse do të më tërhiqte shumë pamja e tij!
– Ndoshta…
– Do të këndoja tallava vetëm për të më hedhur ca euro dhe dollarë!
– Kurrë!
– Do zihesha me parukieren time, nëse do të fuste një femër tjetër në radhë para meje!
– Ndoshta… (Qesh)
– Nëse do të më gërvishtnin makinën në trafik, do të ofendoja me fjalë banale nga nervozizmi!
– Kurrë!
– Do të pranoja të dilja me një sheik arab nëse do të sillte fonde marramendëse në Kosovë!
– Kurrë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Viagra femërore 2 në 1

Next Post

TA NISIM DITEN DUKE QESHUR

Advertisement