Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Facebooku, na shton, apo heq vetminë?

Facebook-u mund të ketë më shumë se një miliardë përdorues, por, me gjithë këtë numër të madh njerëzish “të lidhur”, sipas një studimi të fundit, ky rrjet shoqëror është i mbushur me zemra të vetmuara. Studiuesit analizuan një koleksion studimesh për të nxjerrë përfundimin se ekziston një lidhje me Facebook-ut dhe vetmisë. Studiuesit australianë nga Universiteti Çarls Stërt, në Nju Sauth Uells, kanë studiuar profilet e 608 përdorueseve femra të Facebook-ut. Sipas studiuesit, gjysma e tyre (308) ishin kategorizuar si “të lidhura” dhe pjesa tjetër, si “të vetmuara”, duke u bazuar në postimet e fundit që kishin bërë ato në faqen e tyre. Studiuesit pastaj monitoruan aspektet e profilit të tyre që ishin publike, për të parë nëse kishte ndonjë lidhje mes vetmisë dhe mbylljes në vetvete. Gjysma e atyre që e quanin veten të vetmuara, kishin futur më shumë informacione personale në faqen e tyre. Ato shkonin që nga statusi shoqëror e deri tek adresa dhe numri i telefonit. Një ndër tetë përdoruese të vetmuara, kishin vënë edhe librat dhe filmat e preferuar.
Janë bërë studime të shumta për të parë lidhjen mes Facebook-ut dhe vetmisë, apo nëse ndërveprimi me njerëz nëpërmjet internetit dëmton marrëdhëniet ballë për ballë, apo ua mundëson njerëzve të ndrojtur të lidhen virtualisht me të tjerët, në një mënyrë të cilën nuk do ta përdornin në jetën e përditshme. Kjo dukuri njihet edhe me emrin “paradoksi i internetit”. Studimi që rishikonte studimet e publikuara deri tani për këtë temë, doli në përfundimin se Facebook-u edhe e shkakton, edhe e lehtëson vetminë. Ekspertët zbuluan se, sa më i vetmuar të ishte dikush, aq më shumë kohë harxhonte në Facebook. Ekspertët thanë se kjo tregonte se Facebook-u nuk e reduktonte ndjesinë e izolimit të dikujt. Megjithatë, ata nuk zbuluan se Facebook-u shkaktonte vetmi. “Krahasuar me njerëzit jo të vetmuar, ata të vetmuar kalonin më shumë kohë në Facebook. Njerëzit e vetmuar që janë të ndrojtur, apo që kanë pak mbështetje shoqërore, mund të drejtohen te Facebook-u për të kompensuar mungesën e aftësive shoqërore dhe rrjetit shoqëror në jetën e përditshme”, është shkruar në studim. Me një fjalë, studimi arriti në përfundimin se “nuk është se Facebook-u i bën njerëzit të vetmuar, por janë këta të fundit që kalojnë më shumë kohë në internet”.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Valbona Xeka, pas klipit “Gusha me aromë”: Ka shije të keqe tradhtia!

Next Post

SABRINA FERILI MBERRITI TIRANE

Advertisement