Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Do të mund të na zëvendësojnë pilotët automatikë?

ROBOTNëse ndjeheni nervozë në një makinë me pilot automatik, mund të keni të drejtë. Në një eksperiement të kohëve të fundit, disa studiues anglezë u përpoqën të zbulonin nëse robotët do të ishin të aftë të shpëtonin dikë në një situatë të rrezikshme. Rezultatet ishin befasuese: Robotët në fjalë nuk mundën të vepronin në mënyrë logjike! Pra, një robot i tillë nuk do të ishte i aftë të vepronte në situata për jetë a vdekje. Për shembull, një robot A, në gjysmën e rasteve, nuk mundi të shpëtojë dy robotë të tjerë (të cilët përfaqësojnë njerëzit B dhe D) që të binin në një gropë. Megjithatë, kur bëhej fjalë vetëm për një njeri, roboti kishte një sukses 100%. Roboti arriti të shpëtonte që të dy njerëzit vetëm në gjysmën e rasteve, megjithëse kishte kohë të mjaftueshme për t’i shpëtuar të dy ata.
Google, Mercedes dhe Audi marrin leje për të prodhuar makina me pilot automatik
Kalifornia nxori javën e fundit 29 leje për tre kompani për të testuar makinat me pilot automatik në rrugët publike. Google mori lejen për të testuar 25 makina Motor Corp Lexus SUV dhe nga dy leje morën Mercedes Benz dhe Volksvvagen AG Audi. Testime të tilla ka vite që bëhen në Kaliforni pa leje, por tani është shteti ai që i jep lejet për të ecur në rrugët publike.
Inxhinierët e Mercedes-Benz do t’i “mësojnë” pilotët automatike si të udhëtojnë në mënyrë të sigurtë në rrugët amerikane, duke përdorur metoda të ndryshme që përdoren për testimin e makinave në Gjermani. Problemi është se nganjëherë, këta pilotë-robotë lëkunden, shpjegojnë shkencëtarët e studimit. Për shembull, ai mund të shohë një robot-njeri dhe të fillojë të ecë drejt tij, por kur vë re një robot tjetër, ndërron mendje. “Kjo ishte pak e papritur” thotë profesor Uinfild, që drejton studimin. Këto rezultate mund të ndërlikojnë punën e një piloti automatik, të cilit, ndonjë ditë, do t’i duhet të zgjedhë mes shpëtimit të pasagjerëve të tij, apo motorristëve të tjerë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

BARCALETAT E DITES

Next Post

Teuta Selimi: Mjerisht, ka shumë pak këngëtare ...

Advertisement