Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Djali më bllokohet nga gripi

– Së pari, ju përshëndes dhe ju falënderoj për përgjigjet që jepni herë pas here. Unë jam një nënë që e kam djalin 3 vjeç. Kam vënë re që sa herë e zë gripi, ai bllokohet në frymëmarrje e mezi mbushet me frymë. I kam blerë ilaçe, i kam bërë kontroll dhe më kanë thënë që s’ka asnjë ftohje, por i duhet bërë zhbllokim me avull sa herë që i ndodh kjo gjë. Shkoj në ambulancën e lagjes, ku i bëj avull për zhbllokim dhe gjilpëra. Doja të dija, a janë të dëmshme këto metoda? Mos vallë e ka alergjike që sa herë i bie gripi, bllokohet në këtë mënyrë? Frymëmarrja e tij ngjan me atë të një astmatiku. Si veprohet në kësi rastesh? Ju falënderoj.
Dr. Mira Xhixha, alergologe: – E nderuar zonjë, së pari, ju falënderoj për letrën tuaj dhe besimin që keni. Përsa i përket letrës suaj dhe me të dhënat që na paraqisni, mendoj se djali juaj 3 vjeçar paraqet një gjendje astmatike sa herë që e zë gripi, por nuk më konfirmoni nëse kjo gjendje i shoqërohet me temperaturë, apo jo. Pra, mund edhe të ketë temperaturë jo shumë të lartë si pasojë e viruseve të shumëllojshme që prekin aparatin e frymëmarrjes, duke filluar që nga hundët e deri në mushkëri. Shumica e këtyre fëmijëve që shfaqin gjendje të tilla me infeksione virale të rrugëve të frymëmarrjes, duhet të jenë patjetër nën ndjekjen e mjekut alergolog, i cili është mjeku që do të vendosë menjëherë diagnozen e saktë, apo do ta mbajë nën kontroll fëmijën derisa diagnoza të qartësohet.
– Në të dyja rastet, është shumë e nevojshme konsulta me mjekun alergolog, në mënyrë që të mos vonoheni, sepse gjendja mund të përkeqësohet dhe për të mos e humbur diagnozën e astmës. Duke përcaktuar një diagnozë të saktë, edhe mjekimi që do t’ju jepet për djalin duhet të jetë ai i drejti, me qëllim parandalues të ndonjë diagnoze edhe më të rëndë. Ndaj, ju rekomandoj patjetër një konsultë sa më të afërt me mjekun specialist alergolog.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

E kam gjoksin si femër...

Next Post

Mos kam probleme me tiroiden?

Advertisement