Dënohet “Flamurtari”, “Partizani”, Terbuni. Ada, Pogradeci, Bylis Tomori, Shkumbini, Albpetrol, etj
Lexoni gjithë denimet e Komisionit të Disiplinës
Komisioni i Disiplinës i mbledhur sot ne Federaten Shqiptare te Futbollit, pasi analizoi dokumentacionin e reklamuar nga sektori i garave, mori këto vendime:
– KF Flamurtari, për sjellje të gabuar të tifozërisë së vet (në transfertën fierake), dënohet me gjobë në vlerën e 50.000 lekëve (të reja).
– Lojtari i KF Flamurtari, Nikolas Gelashvili, për pështyrje të lojtarit kundërshtar dhe sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes dënohet me 8 javë pezullim nga aktiviteti.
– Mjeku i KF Flamurtari, Ardi Lukaj, për protesta dhe ofendime ndaj zyrtarit të takimit, dënohet me 2 javë pezullim nga aktiviteti dhe me gjobë në vlerën 100.000 lekë.
– KF Partizani për sjellje të gabuar të tifozërisë së saj dënohet me gjobë në vlerën 50.000 lekë.
– Lojtari i KF Besa, Alket Celhaka, për ofendim të publikut, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
– KF Besa, për sjellje të gabuar të tifozërisë së saj dhe hedhje të sendeve në fushën e lojës dënohet me gjobë në vlerën 25.000 lekë.
– Zyrtari i KF Tërbuni, Donald Murseli, për sjellje josportive ndaj lojtarit kundershtar, dënohet me 5 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
– Lojtari i KF Ada, Sedah Trahova, dhe lojtari i KF Tërbuni, Arbër Mone, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit dënohen secili me nga 3 ndeshje pezullim.
– Zëvendëstranjeri i KF Luftëtari, Ledion Shane, për prostesta me gjeste ofenduese ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 2 javë pezullim nga aktiviteti.
– Lojtari i KF Pogradeci, Median Ademaj, për prostesta me gjeste ofenduese ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 2 javë pezullim nga aktiviteti.
– Lojtari i KF Bylis, Julian Prifti, për ofendim të publikut, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
– Lojtari i KF Tomori, Franci Spahiu, për goditje ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 12 muaj pezullim nga aktiviteti.
– Tranjeri i KF Alpetrol, Llazar Dushi, për prostesta me gjeste ofenduese ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 2 javë pezullim nga aktiviteti.
– KF Domosdova, për mosmarrje masash organizative e humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
– Lojtari KF Turbina, Xhenaldo Miza, dhe lojtari i KF Egnatia,Hekuran Komeshi, për ofendim të publikut dënohen secili me nga 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
– Portieri i KF Memaliaj, Klodian Mustafaji, për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar dënohet me 7 javë pezullim nga aktiviteti.
– Lojtari i KF Gramozi, Egis Mydin, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar dënohet me 5 javë pezullim nga aktiviteti.
– KF Skampini, KF Shkumbini, KF Bylis të Kategorisë së Parë U-17 përjashtohen nga kampionati pasi nuk janë regjistruar pranë Sektorit të Garave.
– KF Skampini, KF Shkumbini, KF Bylis, KF Internacional, KF Veleciku, KF Tirana B të Kategorisë së Parë U-19 përjashtohen nga kampionati pasi nuk janë regjistruar pranë Sektorit të Garave.
– Rishikimin e vendimit për lojtarin Semir Gokaj dhe anullimin e pjesës së mbetur të dënimit.