Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Çfarë të përbashkëtash kanë njerëzit me kangurët?

(Në foto: Kanguri beneta (Macropus rufogriseus)…

Mendohej se nga të gjitha qeniet e gjalla, duart i përdorin vetëm njerëzit dhe majmunët, por na del se është edhe një qenie tjetër që, kur ecën me dy këmbë, përdor për nevoja të ndryshme gjymtyrët e para të saj… Dhe, kjo qenie e gjallë është kanguri…

Po, veç kësaj, ka edhe diçka tjetër: Mendohej deri tani se vetëm mes njerëzve ka mëngjarashë, por një grup shkencëtarësh rusë, që merren me studimin e asimetrisë trupore, kanë arritur në përfundimin se ky fenomen “shtrihet” edhe te qeniet e tjera të gjalla. Më shumë interes paraqesin për shkencëtarët, natyrisht, majmunët, të cilët bëjnë lëvizje të shumta. Del se një mori orangutangësh dhe majmunësh të tjerë janë të gjithë mëngjarashë, pjesa tjetër i përdor të dyja dhe, të tretët, vetëm të djathtën. Një vëmendje të posaçme kanë treguar shkencëtarët rusë për studimin e lëvizjes së gjymtyrëve të para te kafshët me qeskë, si puna e kangurëve… Nga studimet e tyre del se ka 250 lloje të ndryshme kafshësh të tilla, të cilat ecin vetëm me dy këmbë (ka nga ata që kërcejnë, duke u mbështetur në këmbët e prapme dhe duke u mbajtur me gjymtyrët e para kur arrijnë në fund të kërcimit…), mirëpo midis tyre nuk është vënë re asnjë asimetri gjymtyrësh. Shkencëtarët rusë e filluan studimin e tyre në parkun zoologjik të Peterburgut, ku banojnë katër kangurë beneta, disa minj me qeska si të kangurëve dhe qenie të tjera të këtij lloji. Shkencëtarët vunë re se ata përdorin “duart” për veprime të ndryshme edhe në ambientet e kufizuara të parkut zoologjik. Kështu, për shembull, me duart e tyre lajnë fytyrën, marrin ushqimin, e futin në gojë, kruhen në pjesë të ndryshme të trupit, madje edhe orvaten për të ndërtuar fole. Një nga kangurët beneta i përdor në këtë mënyrë gjymtyrët e para: Me të majtën merr ushqimin, ndërsa me të djathtën, mban ekuilibrin dhe mbështetet kur ka rrezik të rrëzohet. Dy “qeskorë” të tjerë i përdorin njësoj të dyja gjymtyrët e përparme, ndërsa kur hidhen (kapërcejnë një pengesë apo ecin duke u hedhur) për t’u mbajtur, ata përdorin vetëm të majtën. Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se te qeniet e gjalla që lëvizin me të katër gjymtyrët, sistemi motorrik asimetrik është më i dobët, duke vërtetuar kësisoj teorinë se, kur ecin me dy këmbë, “duart” u mbeten të lira… Po kështu ndodh edhe me kafshët shtëpiake: Në rast se ju ka rënë rasti të ndiqni veprimet e maces, për shembull, do të keni vënë re patjetër se edhe ajo, kur mbështetet me dy këmbët e prapme në tokë, luan lirshëm me të dyja këmbët e para, kërkon të zërë lëmshin ose topthin e vogël, dritën e reflektuar nga pasqyra në mur, etj.

Advertisement

Edhe një fakt tjetër interesant: Mendohet se mëngjarashët janë të tillë si pasojë e një reaksioni të posaçëm të trurit ndaj streseve dhe vështirësive të jetës. Është vënë re se këto vështirësi i kalojnë më lehtë mëngjarashët.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Olgera Lleshaj: Stine, dashuri me dëgjim të parë!

Next Post

Si t’i ruajmë sytë kur punojmë në kompjuter?

Advertisement