Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
17 vjetori im i zi!
Behar Mera: Nxehem, por nuk ma merr njeri seriozisht….
9 sekrete që burrat nuk do t’ua thonë kurrë grave!

Behar Mera: Nxehem, por nuk ma merr njeri seriozisht….

Duket sikur vitet nuk bëjnë përpara për Behar Merën. Është po ai që unë e mbaj mend qëkur isha fëmijë. Asnjë rrudhë nuk i shtohet, asnjë cep buzëqeshjeje nuk i hiqet. “Sekreti?! Rrethohem nga njerëz që më japin energji pozitive e që më bëjnë të lumtur”, shprehet Behari. Por aktori i qeshur i humorit, nuk e mban vetëm për vete humorin, ai e ndan me gjithë familjet shqiptare, çdo të shtunë, në spektaklin e humorit në Vizion Plus, “Al Pazar”. Roli i policit e ka përndjekur Beharin gjatë gjithë jetës së tij artistike dhe pikërisht Filiz Përleshi është një ndër personazhet më të dashur në “Al Pazar”. Dhe për policët, në këtë intervistë, Behari tregon shumë ngjarje të vërteta dhe barcaleta (që për policët nuk mungojnë kurrë). Ana tjetër e Beharit, është prindi dhe bashkëshorti dhe kur e pyet për gjënë më të bukur që i ka ndodhur vitet e fundit, ai përgjigjet: “Harmonia në familje, vajzat që rriten dhe realizohen në kërkesat që kanë. A ka gjë më të bukur se kjo?!”.

Enkeleda Kurcani: – Behar, një tjetër sezon në “Al Pazar”. E ke nis me bismilah?
Behar Mera: – Kam hy me këmbën e djathtë në zyrë ditën e parë. I kam bo adetet tamam.
– Çdo sezon ka shënuar ikje-ardhje të aktorëve. Ti, e ke pasur ndonjëherë një dyshim të tillë?
– Nuk kam menduar të lëviz. Me kënaqësi do vazhdoj të jem pjesë e këtij shou.
– Po ti, edhe me të njëjtën grua, si shumë kohë bëre! Shenjë e mirë apo e keqe kjo?
– S`kam ku shkoj, m`i ka fut këmbët në një këpucë. (Qesh) Patjetër që është shenjë e mirë; bashkëshortja është fat në jetë!
– Cili prej roleve në “Al pazar” të përshtatet më së miri?
– Roli i Filiz Përleshit ka ngjitur si me zamkë tek unë, zor se do ndahem prej tij. Mendoj që është një personazh i dashur për publikun.
– Roli i policit nuk t`u nda gjithë jetën. Ç’të lidh aq shumë me ta?
– Ç`më lidh!? Polici është përfaqësuesi i parë i shtetit që ndeshet më shpesh me popullin! Kontakti dhe situatat e përditshme polic-qytetar i shndërrojnë ata si protagonistë në shou të ndryshëm. S`duhet lënë pa përmendur që janë figura të nderuara dhe respektuara. Me policët kam marrëdhënie të mira, kënaqem kur ata më quajnë koleg.
– Tani që ke hedhur mirë rrënjë në “Al Pazar”, ke pasur kohë t’u kushtohesh koncerteve brenda dhe jashtë Shqipërisë?
– “Al Pazari” s`ka qenë pengesë për obligimet e tjera artistike.
– Duket sikur ke hequr dorë edhe nga ushqimi, këto kohë… Apo është thjesht efekti i kamerave që ngjan pak më elegant?
– Është e vërtetë, kam humbur ca kilogramë! Doja s`doja, u bëra edhe unë pjesë e dietave, për një përmirësim shëndetësor.
– Sigurisht që çdo spektakël ka streset dhe emocionet e veta. Çfarë bën menjëherë pas tij?
– Përpiqem të çlodhem, pasi gjatë spektaklit harxhoj energji. Ndodh të ulem edhe me miqtë e mi e, nën shijen e një birre të ftohtë, flasim për puntatën që mbyllëm me sukses.
– Në “Al Pazar”, pjesa më e madhe e stafit janë të rinj. Si është të punosh me ta, më shumë e vështirë; apo më shumë e bukur?
– Është bukur… Të rinjtë më japin energji, kurse unë u jap nga përvoja ime.
– Ti dhe Iva jeni pjesa VIP e familjes Behar. Po pjesa tjetër?
– Ne jemi VIP jashtë shtëpisë. Ama, pjesa tjetër (bashkëshortja) është VIP përmbi VIP-a brenda saj. (Qesh)
– Je babai i dy vajzave të bukura. S`ke menduar për një çun gjithë këto vite?
– Vajzat më dhurojne kënaqësi, më bëjnë mjaft të lumtur dhe krenar, kështu që nuk e kam ndjerë mungesën e djalit.
– E ke marrë një ndër kënaqësitë e mëdha të jetës, atë të të qenit gjysh?
– Jo, akoma. Shpresoj në 2015-n do jem gjyshi Filiz.
– Si ka mundësi Behar që ke shpëtuar pa hapur një biznes tëndin, apo e ke dhe unë nuk kam hetuar siç duhet?
– Jo, deri më sot, nuk kam, por shpejt do kemi të reja në këtë fushë… të biznesit, gjithmonë.
– Nëse paraditet janë të zëna me punë, po mbasditet, me çfarë janë të zëna?
– Me familjen dhe shoqërinë. Nuk duhen lënë pas dore…
– Lidhjet me Dibrën vazhdon t`i kesh?
– Ooooo shumë. Nuk shkëputem dot nga vendi im i lindjes. E adhuroj Dibrën! I dua shumë dibranët!
– Nëse një shkodran të tana i ban; po një dibran, çfarë bën?
– Nuk len gjo pa bo… jep mend, bën salep, bën hallvë…
– Si ka mundësi që nuk e heq kurrë buzëqeshjen nga sytë? Na e thuaj sekretin…
– Sekreti?! Rrethohem nga njerëz që më japin energji pozitive e që më bëjnë të lumtur.
– A ndodh të nxehet Behari në punë?
– Natyrisht… E keqja është se s`ma merr asnjë seriozisht.
– Facebook-un e nget nga një çikë, apo jo?
– Rrallë, shumë rrallë.
– Dhe meqë jemi te ngarja. Me makinën, si i ke marrëdhëniet, të pëlqejnë makinat?
– Shumë. Po të mundem, i ndërroj çdo vit. Makinën… jo gruan! (Qesh)
– Cila ka qenë gjëja më e bukur që të ka ndodhur 5 vitet e fundit?
– Harmonia në familje, vajzat që rriten dhe realizohen në kërkesat që kanë. A ka gjë më të bulur se kjo?!
– Çfarë muzike i pëlqen Behar Merës? Ke një këngëtar të preferuar?
– Muzika e viteve ‘60-‘70. Të preferuarit e mi janë ABBA, Skorpions dhe Bitëlls.
– Në dasmat e fisit, a të kërkojnë gjithnjë që t`u tregosh ndonjë gjë për të qeshur?
– Natyrisht. Mezi presin të futem në sallë. E bukura është se fillojnë me qesh akoma pa e hap unë gojën.
– E gjithë Tirana në fundjavë ngrihet e ikën diku në breg të detit. Po ti, ç`bën?
– Deti ka qenë dobësia ime që nga rinia e deri më tani. Së fundmi, siç duket, mosha bën të veten, më tërheq më shumë klima malore. Kështu në fundjava nuk përtoj që, bashkë me familjen, të udhëtoj orë të tëra për të vizituar zona të ndryshme malore të Shqipërisë. Ndihem shumë i relaksuar dhe mbushem me energji pozitive pas një fundjave në këtë klimë.

POLICËT
– Barcaleta më e fundit që ke dëgjuar me polic…
– Një polici i merrej djali me hashash. Një ditë, djali, me një tufë hashashi të mbështjellë me gazetë, shkon në shtëpi dhe i thotë së ëmës: “Ky është çaj, fute poshtë krevatit që të thahet në errësirë. Ky polici shkonte në krevat gjithë qejf se do flinte me gruan, por pa kaluar minuti, e zinte gjumi. Tre netë rresht ky muhabet. Një ditë, gjithë nerva, i drejtohet gruas: “Oj gru ç`është kjo punë?!” e lëvizte i shkreti polic andej-këtej nëpër dhomë… u fut edhe poshtë krevatit. Aty e zuri gjumi nja dy ditë rresht… Kur u ngrit, pa “çajin” magjik poshtë krevatit…
– Meqë jemi te “çaji magjik”. Do të të kishte pëlqyer të kishe marrë pjesë në aksionin në Lazarat, Filiz?
– Oooo patjetër. Dhe ma caktoi zoti Agron si detyrë për ta ndjekur aksionin në Lazarat, por kisha shumë frikë prej hashashit se mos më kapte gjumi, or ti… Është për t`u çudit or ti… Prej hashashit një e prej sultjashit dy, m`u m`kap gjumi, or ti.
– Behar, kur të ka ndaluar për herë të fundit policia në rrugë?
– Para një jave. Kisha ndaluar përballë “Tajvanit” me makinë, po blija një paketë cigare dhe m`u drejtua: “Koleg, pse ndalove…. je kundravajtje!” Përgjigjja ime ishte: “Ndalova thjesht për respekt, e kemi për detyrë të respektojmë njëri-tjetrin…”. (Qesh)
– Cili ka qenë dialogu më interesant që ke pasur me një polic?
– Kur jam futur një herë kundravajtje në një rrugë, një polic m`u drejtua: “Zoti Behar, je futur gabim, rruga është njëkalimëshe!” dhe unë iu përgjigja: “Po edhe unë, një kalim po bëj!”. Policin e kapi gazi.
– Si të duken femrat police?
– I shikoj dhe i vlerësoj për detyrën e vështirë dhe fisnike që kryejnë.
– Së fundmi, është bërë shumë problem kutia e ndihmës së shpejtë, jeleku fosforeshent, bombola e gazit… Po të kapi policia, e hëngre! Ti, i ke këto?
– Në fillim i bleva, bile i bleva shumë lirë… Kur më thanë që s`duhen, i shita me shtrenjtë se ç’i bleva.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

17 vjetori im i zi!

Next Post

9 sekrete që burrat nuk do t’ua thonë kurrë grave!

Advertisement