Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Babai ka probleme me prostatën

– Dr. Evi, babai im ka probleme me prostatën. I kanë thënë që nuk e ka mirë, duhet të bëjë analizat dhe ka mundësi të shkojë edhe drejt operacionit. Unë doja një informacion paraprakisht nga ju rreth prostatës, sepse kam frikë ta çoj në operacion. Ai është 62 vjeç…
Dr. Evi Dani, seksolog-androlog: – Kam folur shpesh rreth kësaj teme dhe ju nuk duhet të prisni sa të merrni përgjigjen e kësaj letre me gazetë, pa shkuar më parë që ta vizitoni babain tuaj. Në lidhje me atë çfarë më kërkoni ju, po ju them që organet riprodhuese të mashkullit përbëhen nga testet, penisi, vezika seminale dhe prostata. Prostata është një gjendërr që ndodhet direkt nën vezikën urinare e që ka si funksion kryesor, formimin e lëngut spermatik. Është një gjendërr që shumë vetë nuk e dallojnë, sepse ajo nuk duket, nuk preket me dorë, por as nuk shikohet. Ka një volum afërsisht 30 ml. dhe ka, pak a shumë, formën e një gështenje. Kjo gjendërr mund të dëmtohet dhe të pësojë patologji të ndryshme, por ato më të shpeshtat janë infeksioni e kanceri i prostatës dhe ajo që quhet hipertrofi beninje e prostatës. Në shqip, do të thotë, zmadhimi i mirë i prostatës. Do ta quajmë të tillë, për arsye se kemi edhe zmadhim të keq të saj, në rastet e kancerit të prostatës.
– Hipertrofia beninje e prostatës është një patologji e hasur shpesh në moshat 40 vjeçare. Me rritjen e moshës, rritet edhe mundësia për zmadhimin e saj, zmadhim që vjen në mënyrë të heshtur dhe pacienti nuk ndjen absolutisht asnjë dhimbje. Zmadhimi i prostatës ndahet nga ana klinike në tre gradë: Faza e parë e hipertrofisë së prostatës është ulja e currilit të urinës. Mashkulli, ndoshta edhe pa e kuptuar, urinon diku aty afër, derisa arrin në një fazë që përshkruhet nga një shprehje kuptimplotë: “Simptoma e lagies së këpucëve”. Faza e dytë, e cila vjen sigurisht gradualisht, është kur pacienti fillon ta shtojë urinimin natën. Ai shkon shpesh në banjë të urinojë, por nuk e zbraz tërësisht qesen e urinës. Në të ngelet gjithmonë një sasi e konsiderueshme urine, mbi 100 cc. Përveç kësaj, ai fillon të ketë edhe shqetësime të tjera, diegie, infeksione të shpeshta urinare, urinim të shpeshtë ditë e natë. Kështu, vjen faza e tretë, kur pacienti bllokohet dhe nuk arrin të urinojë. Urina e sekretuar nga veshkat mbush qeskën e urinës, gjë që çon në bllokimin e kanalit të urinës dhe barku fillon të rritet. Pacienti është i detyruar të shkojë në spital në mënyrë urgjente dhe atje, nëpërmjet kateterit, zbrazet urina nga vezika urinare. Siç thashë më lart, ky proces vjen në mënyrë të heshtur, me muaj ose vite. Në këtë rast, shkak kryesor është rritja e volumit të prostatës dhe, për pasojë, dëmtimi i sfinkerave të vezikës urinare. Mjekimi jepet gjithmonë në bazë të gjendjes dhe stadit të sëmundjes. Fillimisht, pacienti, në stadin e parë, në momentin kur fillon të kuptojë currilin e urinës, duhet të paraqitet te një mjek urolog, në mënyrë që të bëjë ekzaminimin dhe një ekografi të domosdoshme për të përcaktuar gjendjen e tij. Mjekimi bëhet fillimisht me ilaçe nga goja. Tashmë, këto preparate janë të shumta dhe veprojnë në sfinkerin e urinës dhe në indin e prostatës, duke rregulluar urinimin apo duke vepruar vetë në zmadhimin e saj. Nëpërmjet EKO-s, kuptojmë që një volum mbi 30 mililitra ka filluar. Mjekimi i sotëm me ilaçet që thashë më lart, ka patur sukses në atë koeficient të madh meshkujsh që kanë fillimet e hipertrofisë së prostatës. Ilaçet janë të shumta dhe me efekt të mirë e të lartë. Gjendja komplikohet në qoftë se pacienti nuk do të mjekohet pranë mjekut dhe mund të shkojë deri në ndërhyrjen kirurgjikale, në stadin e tretë të sëmundjes. Kirurgjia konsiston në ndërhyrjen në prostatë dhe rregullimin e pasojave që sjell vetë zmadhimi i saj. Po ta marrë mjekimin që në stadin e parë apo të dytë, pacienti nuk është i detyruar të shkojë deri në operacion. Operacioni mund të jetë e vetmja rrugë mjekimi, në qoftë se nuk mjekohet atëhere kur duhet. Prandaj, shtoj sërish, mos vononi, por çojeni babain për ekzaminime, sepse prostata mund të jetë në fillimet e saj dhe nëse mjekohet siç duhet, s’do të ketë nevojë të shkojë drejt operacionit.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Poezia juaj...

Next Post

Të zezën ma bëri shoqja

Advertisement