Kapet pas 5 ditë vëzhgimesh nga puna e mirëorganizuar ndërmjet Forcave të Posaçme të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër, në bashkëpunim me uniformat blu të Tiranes, i shumëkërkuari Denis Arrila, 28 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Komuna Rrethina Shkodër.
Ai dyshohet të jetë autori i vrajses së ndodhur në datë 05.11.2014, në hyrje të fshatit Doraç Shkodër, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi I.H., 26 vjeç, banues në Shkodër. Ai u kap në zonën e Brrylit, Tiranë.