AHMETAJ LEZETOHET NGA DAJAKU I RUÇIT
Një çudi e mesme ndodhi në parlament. Gramoz Ruçi rrëmbeu dajakun. Në fillim “goditi” një zonjë: ministren Harito. E rëndë, sipa filozofisë sime. Nuk është në kanun që në kuvend, mes burrave, të goditet një grua! Dhe përse? Për gjëra pa vlerë. Sipas Gamozit, zonja Harito nuk njeh rregulloren e parlamentit?! Po pse more zoti Gramoz, nuk ka të drejtë ministrja të mësojë duke punuar?
Pastaj i erdhi radha ministrit Tahiri! Hapu dhe të futem! Si ta nxori gojë të sulmosh ministrin që është në ballë të çdo aksioni. Ka kazino informale? Yxhym përpara policija më ministrin? Duhen shëmbur ndërtesa me leje ose pa leje, që shëmtojnë Shqipërinë e bukur socialiaste? Përsëri policia me ministrin mbi buldozjerë. Vidhet energji elektrike ditën në drekë? Vidhet. Nuk e bëri zap kompania çeke. Nuk e vuri ujët në zjarr as kur kopania CEZ kur u bë arnaute.
Kur e mori në dorë aksionin policia, më zotin Tahiri, që ju bëftë dita njëmijë, dy burgjet e Tiranës u mbushën tumblas me hajdutë? Bile një pjesë e hajdutëve të energjisë elektrike po shkojnë për vakaca, pa vënë dorën në xhep, në burgjet e Durrësit dhe Kavjës. Për këtë punë krijuese dhe me berqet, zoti Rama e qirasi ministrin Tahiri me 1200 policë.
Por le të kthehemi tek llafi i kërbaçi I Gramozit:” Zoti Tahiri! E kini bërë mirë punën tuaj. Urime! Por kontrabanda nuk bëhet zap me aksione. Ju kini një drejtori të specializuar. Sa I ka rezultatet? Zero me bisht…”
Kërbaçi në dorën e Gramozit, “shëtiti” edhe mbi ministrin e Energjitikës, të Ekonomisë, të Finacës. Të gjithë u thartuan. Nuk derdhën lotë, sepse kërbaçin e armatizoi fjala “kajmak” e kryeministrit. Aferim! Ministrat janë të rinj. Buzët me qumësht. Shumica kanë vetëm 12 firma në bordero shteti.
Vetëm një ministër, Arben Ahmetaj, e priti me kënaqësi kamzhikun, si murgjit e mesjetës. Dhe nuk e ndau këtë kënaqësi me miqtë ne facebook. Përballë Sokol Ballës dhe teleshikuesve deklaroi:” Zoti Gramoz bëri detyrën. Ishte një kritikë e shëndoshë. Një kritikë brenda deputetëve, që nuk e kemi parë kurrë, kur qeveriste Berisha. Unë jam krenar?!” Halla!
Advertisement