– Doja të dija, a riparohen dhëmbët e porcelanit? Unë nuk i ndjej mirë në gojë dhe më duket sikur më pengojnë kur flas. Pres një përgjigje.
Anisa Nasto, stomatologe: – Difektet në dhëmbët e porcelanit janë të gjitha të riparueshme, por duhet të kihet parasysh se për këtë duhet të hiqet ura, gjë që shpeshherë është shumë e vështirë dhe, gjatë heqjes, mund të dëmtohen dhëmbët e zvogëluar nën urë. Edhe ky është një problem shumë i madh. Në qoftë se e keni me të vërtetë shumë problem këtë që thoni, atëhere ura do të pritet dhe në urën e re, do të riparohen të gjitha problemet që ju përmendni.
Advertisement