Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A ka efekte anësore depilimi i përhershëm?

– Kam një pyetje për dermatologen. Po përdor tashmë prej një viti e gjysëm, dritë pulsante. Estetistja më tha se rrezet e këtij aparati arrijnë deri në rrënjën e qimes dhe nuk kanë asnjë efekt negativ për lëkurën. Unë në fillim i bëja çdo javë (1 ditë), kurse tani po i bëj 2 ditë në muaj. Ju lutem shumë, më thoni nëse kanë efekte anësore, apo jo? Eri.
Dr. Albana Lufi, mjeke – dermatologe: – Përshëndetje Eri! Depilimi i përhershëm me dritë pulsante ose IPL realizon shkatërrimin termik të rrënjës së qimeve, pa shkaktuar ndonjë ndikim në indet përreth. Depilimi me dritë pulsante ose me lazer, nuk arrin të eliminojë të gjitha qimet në një seancë, pasi çdo folikul i qimes ka një cikël të vetin të zhvillimit, të pavarur nga folikujt e qimeve të tjera. Pra, ajo shkatërron vetëm qimet që janë në fazën e rritjes (anagene) sepse në këtë fazë, qimet kanë një sasi të bollshme të melaninës. Kjo është arsyeja përse nevojiten disa seanca për të patur efektin e dëshirueshëm. Seancat në fillim bëhen çdo 4 javë dhe pastaj çdo 5 ose 6 javë dhe jo një herë në javë ose 2 herë në muaj, siç i keni bërë ju. Pas çdo seance, qimet bien dhe nuk ripërtërihen për një kohë relativisht të gjatë. Gjatë rigjenerimit, qimet e reja do të jenë më të holla, më të dobëta dhe më pak të dukshme.
– Mesatarisht, pas disa seanca trajtimesh, kjo ripërtëritje bllokohet për 70-80 % të qimeve në zonat e trajtuara dhe rezultati përfundimtar është shumë i mirë dhe afatgjatë. Depilimi me dritë pulsante (IPL) ose lazer, aplikohet në çdo fushë që ka qime si: Fytyra (mbi buzën e sipërme, mjekër, faqet, barseta,), krahët, parakrahët, sqetullat, bikini, këmbët, gjoksi, barku dhe shpina. Është e rëndësishme të theksojmë se depilimi me dritë pulsante (IPL) ose lazer duhet bërë nga persona të trajnuar për këtë procedurë, që të njohin jo vetëm mënyren se si përdoret, por edhe intervalet e trajtimit dhe numrin e seancave, programimin e energjisë sipas tipit të lëkurës dhe në cilat raste ose patologji nuk duhet ta bëjmë këtë lloj depilimi. Nëse respektohen rregullat e mësipërme, nuk do të kemi asnjë efekt anësor. Aparaturat e teknologjisë së fundit bëjnë të mundur kontrollin shumë të mirë të rrezes dhe të energjisë të cilën ajo përcjell, duke siguruar një mjekim pa efekte anësore. Gjithashtu, do t’i këshilloja të gjithë të interesuarit që duan të bëjnë depilimin e përhershëm, por në veçanti femrat (pasi qimet e tepërta në fytyrë janë shenjë e çrregullimeve hormonale), që para fillimit të procedurës, të drejtohen te mjeku dermatolog ose në klinika dermatologjike dhe jo direkt tek estetistet, për të filluar procedurën e depilimit, pasi në fillim mund të jetë e nevojshme bërja e analizave hormonale për të përjashtuar patologji të ndryshme që kanë lidhje me shfaqjen e tepërt të qimeve. Me respekt, Dr.Albana.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)
  1. Hello there! This article could not be written any better!
    Reading through this post reminds me of my previous roommate!
    He constantly kept preaching about this. I most certainly will forward this article to him.
    Fairly certain he will have a very good read. I appreciate you for sharing!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Rama: “U bëmë familje dronësh..."

Next Post

Dr. Dashamir Gjergji endokrinolog-diabetolog: Kujdes nga diabeti, sëmundja e ëmbël dhe e hidhur!

Advertisement