Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

A drejtohet syri im?

– Unë që ju shkruaj jam 20 vjeç dhe kam probleme me shtrembërimin e syrit të majtë. Kam bërë kontrolle te vendi ku jetoj dhe më kanë thënë që vetëm me operacion mund të rregullohet. A bëhet kjo gjë dhe a ndikon ajo negativisht në jetën time? A ka efekte anësore? A bëhet në vendin tonë ky korrigjim i shtrembërimit të syrit? Dua një informacion për shtrembërimin e syve dhe rregullimin e tyre…
Dr. Rezarta Shkurti, okuliste: – Pyetja që ju drejtoni, i nderuar letërshkrues, është trajtuar shpesh në rubrikën e gazetës “Intervista”, pasi është problem shumë shqetësues në lidhje me paraqitjen tonë të jashtme, lukun tonë. Strabismusi ose syri i shtrembër është një devijacion i syrit jashtë aksit të tij normal. Normalisht, dy sytë tanë duhet të shohin drejt, paralel. Akset vizive të të dy syve duhet të jenë paralelë, tamam si dy shinat e trenit dhe në krye, duhet të shohin objektivin. Në rastin e strabizmit, njëri sy nuk sheh drejt, por sheh nga brenda (kur bëhet fjalë për strabizmin convergens) ose sheh nga jashtë (kur bëhet fjalë për strabizmin alternans), ose kur të dy sytë shohin nga jashtë (dhe quhet strabizmi divergens alternans). Në përgjithësi, syri strabik (i shtrembër) është edhe sy i dobët nga ana optike vizive, pasi shikimi i tij nuk zhvillohet, duke qenë se është jashtë aksit optik të të parit. Te ky sy zhvillohet amblyopia (dembelizmi i të parit). Por mund të jetë edhe një strabizëm muskular, në të cilin arsyeja e mosqëndrimit drejt të syrit nuk është dioptria e tij jo korrekte, por defeçiti muskular në mbajtjen e syrit drejt.
– Ndërhyrja kirurgjikale në një sy të shtrembër është një ndër operacionet më të lehta në praktikën okulistike dhe nuk ka asnjë efekt negativ mbi syrin. Ajo kryhet vetëm për efekt estetik, zgjat rreth 30 minuta, në përgjithësi bëhet me anestezi lokale me injeksion në sy dhe jo me anestezi të përgjithshme, pasi pacienti duhet të jetë i zgjuar me vetëdije të plotë për të verifikuar vendosjen e syrit drejt, duke e krahasuar edhe me drejtimin e syrit tjetër. Kjo ndërhyrje në vendin tonë mund të kryhet në Shërbimin e Okulistikës pranë QSUT-së “Nënë Tereza” ose në klinikat private hospitaliere. Nuk ka asnjë efekt anësor dhe mund të kryhet edhe më shumë se një herë, në qoftë se muskuli nuk shkon drejt me ndërhyrjen e parë dhe kur strabizmi është i pakompensuar. Mund të ndërhyhet edhe në muskulin tjetër të kundërt (antagonistin) për ta çuar në vend syrin (për të eliminuar strabizmin). Ju uroj sistemim të shpejtë të lukut tuaj!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Porno përmirëson cilësinë e spermës!

Next Post

Mos vallë ndikon ambienti i punës?

Advertisement