Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

7 mendime të burrave para një gruaje nudo

Nuk ndodh shpesh që burrat t’i shohin gratë lakuriq, por kur ndodh (zakonisht, para seksit), përbën një eveniment për ta. Në këto momente, shikimi është shqisa që u jep më shumë kënaqësi burrave. Pastaj është edhe kontakti me një lëkurë të butë dhe të lëmuar, me aromë të mirë dhe humbja në pyllin e flokëve të gruas, shijimi i një puthjeje të apasionuar dhe dëgjimi i disa fjalëve pak pikante, të pëshpëritura në vesh, por shikimi zë vendin kryesor. Ja, disa nga mendimet e burrave para një gruaje lakuriq…

1. Uau!
Të pasmet e gruas janë një nga gjërat që i josh më shumë burrat dhe që ndikon në vlerësimin e fizikut të saj. Ato janë fiksimi i burrave dhe një nga vendet e para ku shkojnë sytë e tyre. Të mëdha apo të vogla, nuk ka rëndësi, burrat joshen nga një palë mollaqe lakuriq.
2. Pse ndjehet ajo kaq e pasigurtë në vetvete?
Shpesh, gratë e urrejnë trupin e tyre, u duket vetja shumë e shëndoshë, ose me shumë kocka, shumë të zbehta, shumë kështu, apo shumë ashtu. Megjithatë, burrave kjo nuk u bën shumë përshtypje. Për ta nuk ka gjë më të bukur sesa të kenë para syve një grua lakuriq. Jo më kot artistët kanë pikturuar gra të tilla për shekuj me radhë!
3. Domethënë, ishe shumë e zënë sepse doje të shpëtoje botën?
Nuk ndodh shpesh të bësh seks që në takimin e parë, por nganjëherë edhe ndodh. Në këto raste, është mirë të jeni të përgatitur që të dyja palët… Gruaja, për shembull, është mirë të jetë depiluar dhe ketë veshur një palë të brendshme seksi, jo mbathje si të gjyshes! Ky duhet të kthehet në një rit para një takimi, ashtu si të mbash me vete një tërfil me katër fletë, apo një kokërr hudhër. Me një fjalë, pak besim në një mbrëmje të bukur!
4. Fotografim me mendje
Nuk ka rëndësi nëse është një lidhje e qëndrueshme apo e rastësishme; sjellja e mashkullit nuk ndryshon. Nëse i pëlqen diçka, ai e fotografon atë me mendje. Në shumicën e rasteve, kjo nuk bëhet qëllimisht, është një thjesht një refleks i pakushtëzuar.
5. Qetësi statike
Ndodh rrallë, por kur ndodh, ngelet në kujtesë. Nuk është çështja se je një derr i ndyrë, apo princ i kaltër, por një burrë e imagjinon vazhdimisht partneren e vet lakuriq, aq më tepër nëse është i dashuruar me të. Darkat, kinemaja e shëtitjet janë vetëm mezetë që ushqejnë ëndrrën e tij për të bërë seks…
6. Ku shkuan gjinjtë?
Sutjena të mbushura me sfungjer, me efekt push-up… të gjitha këto janë instrumente interesante për të ndezur pasionin, por kujdes me efektin David Koperfild (domethënë, kur heq sutjenat dhe del që ke një gjoks dërrasë fare…). Burrave nuk u pëlqejnë truket e magjisë në këto raste. Për ta, gjoksi i femrës është diçka serioze dhe nëse në fillim duket dhe më pas zhduket, kjo është një padrejtësi që ata nuk e meritojnë!
7. Më në fund!
Pavarësisht nëse ka kaluar një muaj, një javë apo një ditë nga hera e fundit, për burrat do të jetë gjithmonë shumë. Kur një grua zhvishet para syve të tyre, nuk ka fjalë për të shprehur mirënjohjen e tyre ndaj jetës!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

SI NDODHI SHERRI KU U VRANE 4 VETE?

Next Post

Firma Durex shpik të brendshmet që vibrojnë

Advertisement