Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

GODAS VETEN SI MURGJIT E MESJETËS

Pranverë ’96. Në atë pranverë bëhëshin aktive e PD-së nëpër rrethe. Ministri i Bujqësisë, Hasan Halili, ishte i deleguar në Patos, ku unë isha deputet. Hasani, që kishte edhe hallin e bujqësisë, u nis që pa gdhirë mirë. Unë e mora piano-piano! Isha i sigurtë për dajakun që do të haja në Patos! Bile në të hyrë të Fierit i thash shoferit t’i vëmë një shtresë stomakut Kur je i ngopur amortizohet edhe dajaku.
Në hyrje të Fierit, u futëm në një lokalin buzë rrugës. Në momentin që u ulëm në tavolinë, në rrjesht para meje dy kamarierë, banakieri dhe guzhinieri. Nuk e u humba toruan sepse të njëjtën skenë e kisha parë për dy javë rrjesht kur isha në Kinë, si pjesë e delegacionit me Presidentin Berisha në ballë! Fjalën e mori banakieri, që si duket ishte edhe pronari.
Banakieri:- Zoti Blerim! Është nder i madh që preferuat të hani në restorantin tonë!
Unë:- Nuk jam Blerimi, dmth Kryetari i Kontrollit të Shtetit!
Banakieri:- E po vëllezër, që të ngjajnë si dy pika ujë, vetëm në përralla kemi dëgjuar!
Shoferi im:- Unë kam një pesëvjeçar që punoj me familjen Çela dhe nuk i dalloj!
Ekipi nisi nga gatimet. Unë dialog me shoferin!…Pse e fut veten në sëkëlldi! …Ne hamë për qejfin tonë. Ata na shërbejnë për qejfin e tyre!… Kur tavolina u mbush, mbriti ministri!
-Mund të ulem edhe unë zoti Çela!…
Ndërkohë dëgjova kamarierin që i pëshpëriste banakierit: Të thashë që është vëllai!…Ky zotnia është miku juaj,- pyeti banakieri duke mos e njohur ministrin?… Miku i mikut është edhe miku im!…
Kur erdhi momenti më i bukur i drekës, e nxora ministrin tek dera dhe u ktheva me dorën në protofol…Pas një beteje të ashpër, fitoi banakieri: Nuk më la të paguaj!…
-E kam një hall, më tha! Por një herë tjetër ta them… dhe shumë të fala burazerit!
Mbritëm në Patos. Salla e Albpetrolit mbushur me demokratë. Mbledhjen e drejtonte i deleguari. Unë në krah. Pas adetit, filluan të vijnë pyetjet në copa letre. Hasani bënte seleksionimin. Njera ishte për mua. Me shumë delikatesë, ministri ma la në pëllëmbë të dorës. Nisa la lexoj: “Zoti deputet! Në qoftë se puna jote do të vlerësohej me nota, çfarë note do të merrje zotrote!”
-Hidhu më tha Hasani!
Mora frymë thellë. Prita sa u vendos qetësia. Lexova letrën me zë kumbues, falë edhe ushqimit të zgjedhur.
-Me punën time si deputet nuk meritoj më shumë se notën dysh!
Në fillim salla u mallëngjye! Nga fundi u ngrit një goxha burrë me mustaqe! Tha:
-Nuk është e vërtetë! Në fillim na solle dy makina me vaj e sheqer! Ke sjellë disa pajisje për maternitetin,-plotësoi kudrin një tjetër! Po fondet për rrugën e fshatit tonë, a nuk i gjetët ju,-shtoi një djalë…
-E hodhe lumin pa u lagur,- tha Hasani!…
-Duhet të njohësh psikologjinë e njerëzve, zoti Ministër! Sovrani nga trojet e Mallakastrës, është më i kënaqur kur të ushqen badjava dhe godet veten, se sa kur paguan dhe shtron kurrizin të të japi dajak!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Çfarë tha Enver Hoxha kur vizitoi bunkerin antibërthamor? Ja, ç’kujtonte për këtë, Veli Llakaj, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.

Next Post

Ai ndërroi jetë, unë kam vdekur!

Advertisement