Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

ATA QE NUK INTERVISTUAM DOT KETE JAVE

E lexuat gazeten Intervista sot? Kishte shume intervista interesante apo jo? Por e dini se kishte edhe shume personazhe qe nuk i intervistuam dot? Ja, disa nga ata…

EDI RAMA
Kemi dëgjuar kohët e fundit kryeministrin tonë të përmendë shumë shpesh fjalën “burg”. Burg për ata që drejtojnë makinat pa patentë dhe të dehur, burg për ata që përpiqem të korruptojnë policët e qarkullimit rrugor, burg për ata që ndërtojnë pa leje, burg për ata që vjedhin energjinë elektrike! Dhe, vetëm të enjten, për këtë të fundit u arrestuan 41 shqiptarë!…
Në fakt, vendosja e shtetit ligjor kërkon edhe vendosjen e rregullave dhe të dënimeve për ata që i shkelin këto rregulla. Por e di kryeministri ynë i nderuar se, edhe si pasojë e këtij “aksioni” për burgosje, në 22 institucionet e vuajtjes së dënimit në të gjithë vendin, aktualisht ndodhen 5816 persona, numri më i lartë ky në Shqipëri që nga viti 1990 e deri më sot? E di, zoti kryeministër, se kjo shifër të burgosurish i kushton shtetit shqiptar 3 milionë euro në muaj?! “Por ç‘të bëjmë, t’i lëmë të lirë të bëjnë ç’të duan, si në kohën e Rrumpallës?!”, do të na bëjë kundërpyetje neve zoti Rama, siç e ka zakon. Jo, ne nuk jemi për t’i lënë të lirë, por për të bërë siç bën Europa e qytetëruar ku ne duam të shkojmë, ajo, ku nuk të fusin në burg kur je pa patentë e madje edhe kur bën aksident me makinë pa dashje. Pse nuk aplikon gjobat zoti Rama për ata që thyejnë rregullat dhe ligjet, siç bëhet kudo në botë? Le të aplikojë gjoba të rënda dhe, për atë që nuk paguan, të mos ketë “gjynah”, por nga përmbarimi (që tani është privat) t’i merret gjithçka, duke nisur nga elektroshtëpiaket, mobiljet e deri te shtëpia që ka. Kështu, edhe njerëzit i detyron të zbatojnë ligjet, edhe arkën e shtetit nuk e zbraz, por e mbush…

SALI BERISHA
Deshëm të intervistonim këtë javë edhe zotin Berisha. E dini pse? Se na ka bërë shumë përshtypje që për çdo gjë që bën maxhoranca, ai dhe PD-ja dalin menjëherë kundra. Ai, për shembull, ka dalë kundra ndërhyrjes në Lazarat, kundër aksionit për ndalimin e vjedhjeve të energjisë, kundër masave për zbatimin e ligjeve të kodit rrugor, apo edhe kundër prishjes së ndërtimeve pa leje… Natyrisht që detyra e një opozitari kjo është, që të kundërshtojë qeverinë, por ka edhe gjëra që maxhoranca i bën mirë, apo jo, zoti Berisha? Se, si mendon ai, duhet të lejohet të vidhet, apo të mos paguhet energjia, si në kohën kur ai ishte në pushtet?! Duhet të lejohej të mbillej hashashi në mes të ditës e në mes të Lazaratit?! Duheshin lejuar ato universitete ku shiteshin diplomat si të ishin domate?! Apo duhet të lejoheshin ndërtimet pa leje ku t’ua kishte qejfi “të fortëve” apo miqve të pushtetit?! Apo duhet që policia të mbyllë sytë kur njerëzit qarkullojnë me makina pa patentë, të dehur apo futen në semafor me të kuqe? Si do t’u përgjigjej zoti Berisha këtyre pyetjeve? Apo si zakonisht, kur ndjehej ngushtë: Nuk u përgjigjet fare e thotë ato që ka ndërmend të thotë, pavarësisht nga pyetja?!

Advertisement

GJET NDOJI
Gjet Ndoji është kryetar i partisë Aleanca Arbnore Kombëtare dhe koordinatori i koalicionit të majtë fitues në zgjedhjet e fundit. Këto ditë, ai deklaroi për mediat se Kryeministria u ka bërë disa oferta partive aleate të koalicionit qeveritar për vende pune. “U kemi ofruar punë pa konkurs aleatëve si infermierë e sanitare dhe dentistë”, deklaroi zoti Ndoji. Ky është lajm i mirë për qindra e qindra militantë që presin, por a është lajm i mirë për ata mijëra e mijëra shqiptarë që kanë votuar dhe presin të rregullohen gjërat?! Se, dakord, për sanitaret mund të bëhen ndere, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë edhe për infermierët e dentistët, pasi cilësia e punës së tyre, lidhet direkt me shërbimin ndaj njerëzve. Ndaj për ta, duhet parë në radhë të parë aftësia, cilësia e tyre. A janë të aftë ata që do të punësohen pa konkurse? A ka dentistë apo infermierë të aftë, ta zëmë, Partia e Demokracisë Sociale apo Aleanca Arbnore Kombëtare? Si do t’u shërbejnë njerëzve ata nëse nuk marrin vesh nga profesioni? Apo do të mjekojnë vetëm pacientët e partisë së tyre dhe ata, edhe pse do të vuajnë, do të durojnë, për hatër të partisë?!

DAMIAN GJIKNURI
“Energji elektrike” ka qenë kryefjala e kësaj jave në Shqipëri, kur është folur për prerje të lidhjeve të paligjshme, për arrestime për vjedhje të energjisë, për rritje të çmimit të energjisë, heqje të fashës së parë të konsumimit etj. Pikërisht për të gjitha këto deshëm të intervistonim këtë javë edhe Ministrin e Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri… Por, deshëm ta pyesnim zotin ministër edhe për diçka tjetër: Energjia elektrike është një mall që u jepet qytetarëve karshi pagesës. Ajo merret nga qytetarët dhe paguhet pas konsumimit. Pra, ndryshe nga mallrat e tjera, ajo blihet me prapapagim. Pse të mos bëhet ajo me parapagim, pse të mos blihet me një kartë, ashtu siç blihen, ta zëmë, impulset e celularëve? A e di ministri ynë se kështu veprojnë shumica e vendeve të varfra në botë që kanë probleme me pagesat? Natyrisht që për këtë kërkohen investime, por specialistët thonë se këto investime vetëshlyhen shumë shpejt, brenda disa viteve, vetëm nga paratë që përfitohen nga ndalimi i mospagimeve dhe abuzimeve… Pse nuk e bëjnë edhe në Shqipëri kështu? Apo gjejnë rrugën më të lehtë, duke prerë telat e duke futur njerëz në burg?

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

BARCALETATE DITES

Next Post

Alesia Bami: Që 13 vjeçe, modele!

Advertisement