Çdo shenjë horoskopi është e veçantë dhe ka karakteristikat e veta, të cilat e bëjnë të dallohet nga të tjerat. E ke pyetur ndonjëherë veten se çfarë pëlqejnë të tjerët te ti? Do që të mësosh se për çfarë arsyesh mund të duash çdo shenjë? Gazeta “Intervista” të tregon se përse çdo shenjë horoskopi mund të fitojë një vend të veçantë në zemrën tënde…
SHIGJETARI
1. Është entuziast dhe alegro në jetë.
2. Ka shumë njohje dhe nivel të lartë shpirtëror. Pranë tij do të mësosh gjithmonë diçka të re.
3. Është shumë optimist, i përballon të gjitha problemet e jetës me buzëqeshje dhe pozitivitet e për këtë, është mjaft me fat.
4. I pëlqen veprimi, aventurat dhe ndryshimet. Së bashku do të përjetoni eksperienca befasuese.
5. I adhuron udhëtimet e do të njohë vende të reja, kultura të reja. Me të nuk do të mërzitesh asnjë çast.
6. Është shumë i shoqërueshëm, ka shumë miq dhe me personalitetin e tij të hapur, bëhet gjithmonë shpirti i shoqërisë.
7. Në dashuri, megjithëse i pëlqen liria dhe pavarësia, kujdeset që ta mbajë gjithmonë ndezur flakën e erotizmit dhe nuk e lejon rutinën të futet në lidhjen e tij.
8. Në lidhje është shumë përzgjedhës, nuk mjaftohet vetëm të ketë përkrah dikë joshës/e, por do edhe të komunikojë me partnerin/en. Përveçse partner, ai do ta ketë gjithmonë edhe shok/shoqe të ngushtë.
9. Sado të zemërohet, i kalon shpejt.
10. Është guximatar dhe nuk ngurron të kapërcejë pengesat që i dalin rrugës.