10 arsye për të dashur secilën shenjë horoskopi
Çdo shenjë horoskopi është e veçantë dhe ka karakteristikat e veta, të cilat e bëjnë të dallohet nga të tjerat. E ke pyetur ndonjëherë veten se çfarë pëlqejnë të tjerët te ti? Do që të mësosh se për çfarë arsyesh mund të duash çdo shenjë? Gazeta “Intervista” të tregon se përse çdo shenjë horoskopi mund të fitojë një vend të veçantë në zemrën tënde…
GAFORRJA
1. Është i butë, i ndjeshëm dhe emocional; do të të “skllavërojë” me dashurinë dhe interesin që tregon.
2. Ndjek gjithmonë rrugën e zemrës dhe jo atë të arsyes!
3. Është shumë mbrojtës për njerëzit që do! Preferon më mirë të shqetësohet vetë, sesa të hidhërojë njerëzit e dashur.
4. U dedikohet me mish e me shpirt njerëzve që ka për zemër. Është bujar dhe zemërgjerë.
5. Shumicën e herëve është i pavarur ekonomisht, sepse do t’i sigurojë familjes sigurinë ekonomike.
6. Është i sjellshëm e gojëmjaltë dhe, nëse e merr me të mirë, do të kuptosh që është një shok i dashur dhe alegro.
7. I mban mend gjithmonë ditëlindjet, përvjetorët dhe festat!
8. Do të jetë gjithmonë pranë teje si në gëzime, ashtu edhe në hidhërime. Është i gatshëm të të ndihmojë dhe mbështesë!
9. Në dashuri, nuk e lë kurrë partnerin/en të ndjejë pasiguri emocionale!
10. E do familjen e tij, me të cilën mban lidhje të ngushta.