Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Vajzat kerkojne djem…

Jam X grua me arsim të mesëm, por rri në shtëpi bashkë me fëmijët. Kërkoj një njeri të mirë që të më ndihmojë nga gjëndja ekonomike. Jam 54 vjeçe dhe jetoj vetëm, me fëmijët e mij. Kush është i interesuar të më kthejë përgjigje në gazetë ose celular, por të më thotë numrin e saktë dhe jo anonim, se nuk i përgjigjem. Preferoj një njeri që të jetë brenda ose jashtë atdheut.

Përshëndetje, jam një zonje 42 vjeçe e divorcuar jo per fajin tim, shumë e vuajtur nga cdo pike e jetes se saj, simpatike me trup te rregullt dhe me nje shpirt shum te mirë. Kërkoj ngrohtesin e nje bashkeshorti, pasi dua ta kem ne krah për tërë jeten i garantoj gjithcka qe me kerkon vec te jetoj dhe unë si cdo femer, te ma ngopi një her barkun me buke pasi nuk e tregoj veten qe jam e tille e ne atë shtrese, por ja qe qendron e verteta. Ku sot dhe kesaj dite unë laj rroba me dore. Personi qe do lexoj kete sms do ti rrahi zemra e tij, por mbi te gjitha te jete njeri me llogjik larg cdo vesi te keq, mosha maksimumi 50 vjeç, te jetë 1.70 gjatesia, te ketë zanat dhe shtepin e tij. Gita.

Pershendetje! Jam Melisa 50 vjeçe nga Jugu por banuese ne Tirane. Por fati qenka i pameshirshem per grate te vuajtura. Ndoshta edhe mua Zoti me jep nje mundesi. Jam i interesuar vetem per lidhje serioze me nje person të jete mosha 53-55 vjec te jete i rregullt, per te krijuar nje familje ku te kete dashurine, mirëkuptim, sinqeritet, besnikerine. Personi të mos jetë genjeshtar, mashtrues, pijanec. Pra te jete i rregullt nga te gjitha drejtimet per te krijuar nje familje te rregullt. Presim telefonata jo vetem nga Shqiperia, diaspora, Greqi dhe Itali. Kush e gjen veten ne kete mesash të lërë numër telefoni në gazetë. Faleminderit.

Advertisement

Jam nje zonjë nga X qytet 42 vjeçe e divorcuar jo per fajin tim, shumë e rregullt si femer, jeta vazhdon ku vetmia më ka stresuar pasi kam nevoje të kem nje mbeshtetje dhe te me mbrojë nje mashkull qe do ta dua perjetë. Kërkoj qe personi te ketë punë dhe shtepiat e tij, te jet i gjat dhe i mbushur pak. Do jesh krenar duke me pasur mua ne krah nje femer te tillë. Të jeni nga qyteti jo shumë  larg El. Dr. ose Tiranës. Më bej te lumtur e do te dhuroj dashuri, respekt dhe te garantoj besnikeri. Pres përgjigje në gazetë. Ju mirëpres.

Jam Besmira nga Tirana shumë e rregullt dhe e mbajtur dhe e kompletuar në çdo drejtim e punësuar në shtet. Jam e interesuar për një lidhje serioze me një person mosha 52-57 vjeç, të jetë i sinqertë, i paraqitshëm dhe i kompletuar larg alkolit dhe bixhozit. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë. Faleminderit.

Jam një zonjë e divorcuar me dy vajza, dua të lidhem me një preson të mirë dhe familjar për lidhje martesore. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë për kontakt.

Përshëndetje, une jam Ina nga Vlora, jam 40 vjece, e divorcuar por pa femije, kerkoj nje person per nje lidhje serioze dhe te rregullt, te moshes 40-50 vjec, le te kete qene me perpara i martuar ose dhe i ve. Une jam nje zonje shumë e ndershme, shume e sjellshme, shume e kulturuar, kush deshiron të lërë numër telefoni. Ju mirpret Ina.

Përshëndetje jam Ola 23 vjece nga Tirana, kerkoj një lidhje sekrete me një zotëri qe te dijë te vlersoje një femer. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë për të kontaktuar.

Përshëndetje! Jam Stela me banim në Tirane dhe origjine nga Jugu, shume e rregullt dhe e kompletuar në çdo drejtim. Jam e interesuar vetem per nje lidhje serioze me nje person që të jetë simpatik, me trup te rregullt, i pamartuar, me arsim te lartë, i sinqerte, korrekt, familjar, larg duhanit, alkolit dhe bixhozit mosha 46-50 vjeç. I interesuari te lere numer telefoni ne gazetë. Faleminderit!

Jam një vajzë nga rrethinat e Durrësit 32 vjeç, me defekt fizik, jam shtëpiake e thjeshtë, jo e lumtur shpirtërisht, mora guxim ta provoj fatin në këtë mënyrë, kërkoj një djalë për martesë, kështu siç jam dhe vetë mosha 34-42 vjeç. Ju lutem jo tallje, sepse jam natyrë e ndjeshmë. Nëse ka të interesuar ta lëri numrin në gazetë, ju falenderoj për mirëkuptimin.

Përshëndetje! Jam Blerina nga Shqipëria e Mesme 47 vjeçe, e divorucar, pa njeri në ngarkim. Jam e interesuar për një zotëri serioz që të jetë i divorcuar ose të jetë i ve, por pa fëmijë në ngarkim. Të jetë nga Durrësi ose nga Tirana, gjithashtu të jetë i paraqitshëm, me arsim të lartë, i rregullt, pa vese të këqia, me trup të rregullt, serioz, mysliman nga mosha 47-51 vjeç. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë. Faleminderit.

Përshendetje! Jam X, beqare një vajzë serioze, shume korrekte dhe me shkolle të lartë. Dëshiroj të lidhem me nje person vetëm për qëllime serioze. Kërkoj që personi të jetë katolik, shumë korrekt që jeton e punon në Tiranë nga mosha 37-44 vjeç. Ai që është i interesuar e theksoj vetëm per qellime serioze të lërë nr. e cel. ne gazetë për komunikim. Faleminderit.

Quhem Jonela dhe banoj në Tiranë, jam e arsimuar dhe në punë. Jam një vajzë e çiltër, korrekte dhe shumë e përgjegjshme. Më intereson një person që dëshiron lidhje serioze martesore. Të jetë i arsimuar dhe në punë nga mosha 38-43 vjeç. Ai që është i interesuar të lërë numrin e tij në gazetë për kmunikim. Faleminderit.

Jam Emilia me banim ne Tiranë. Për nje menyre me te lehte njohje po shkruaj ne gazeten Intervista. Jam nje vajze beqare e arsyeshme e rregullt dhe e kompletuar. Kërkoj një lidhje vetem për qellime serioze. Deshiroj që i interesuari të jetë vetem i besimit te krishterë. Në fakt thuhet që njeriu e tregon besimin e tij me vepra. Personi të jetë i sinqerte dhe korrekt ne pune, dhe me banim ne Tiranë nga mosha 38-45 vjeç. Ai që është i interesuar vetem per nje lidhje serioze të lërë nr. celulari në gazetë.

Jam një zonjë nga Vlora, e divorcuar dhe kam dëshirë që të njoh një zotëri serioz që ti ketë vdekur gruaja moshen ta ketë 50 vjeçe, vetëm nga rrethi i Vlorës dhe Dr. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.

Jam një zonjë nga Jugu 43 vjeçe e divorcuar, kërkoj një zotëri në moshën 48-50 vjeç, të jetë i rregullt mos të jetë duhanpirës, alkolist dhe të jetë në punë private ose shtet. Kush e gjen veten tek ky mesazh të lërë numër telefoni në gazetë. Me respekt z. nga Jugu.

Jam një vajzë 19 vjeçe, kam problem me sytë, dhe dua të di a më pranon ndonjë djalë për lidhje serioze, jo tallje. Pres përgjigje nga të interesuarit.

Jam një zonjë e divorcuar me dy fëmijë, e rregullt në të gjitha drejtimet. Dua të lidhem me një zotëri të ketë dhe fëmijë të jetë i zoti dhe i rregullt në të gjitha drejtimet, (ato pozitivet e kam fjalen), mundësisht të jetë nga Fieri. Kush e gjen veten tek ky mesazh të lërë numrin e telefonit në gazetë. Faleminderit.

Përshëndetje, jam Ela nga Elb, jam e interesuar për Ilirin 52 vjeç nga Tirana. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë për komunikim. Të jetë i sinqertë, i rregullt dhe i komunikueshëm. Jam në pritje të përgjigjes tuaj.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (18) View Comments (18)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Mesazhe, dedikime...

Next Post

Urime pershendetje...

Advertisement