Sot është një ditë e veçantë për ne, se sot, djali ynë Mariglen bën plot një vit që erdhi midis nes. I urojmë edhe 100 vite të lumtura pranë njerëzve të dashur. Këtë urim e merr nga mami, babi, gjyshërit, xhaxhallarët, hallat, tezet dhe dajat. Të urojmë gjithë të mirat e kësaj bote, të duam shumë, se je lumturia jonë.
Nga unë, Flamur Bërdëllima, urime për ju:
– Jo një herë, por shumë të tilla, pyes veten “Nga çfarë materieje është ndërtuar zemra jote, i dashur Muhamet Malo? Si ka mundësi që të duan kaq shumë njerëzit? Që nga kryeministra, deri te nevojtarët e rrugës. Njeriu ka në jetë, edhe kundërshtarë e armiq. Edhe ti ke: Ke armik pabesinë, hipokrizinë. Ke kundërshtar mediokritetin, mungesën e cilësisë. Shyqyr që jam 60 vjeç dhe këto që them, nuk tingëllojnë si hartim adoleshenti. Të uroj jetë të gjatë, Dr. Muhamet Malo!
– Si për shumicën prej nesh, edhe për mua, njerëzit e moshës së tretë janë në majë të respektit. Në këtë urim, dua të veçoj “Pleqtë e Liqenit”, ata 70, 75-80 vjeçarët (në mos më shumë, disa), që dalin përditë nga kodrat e liqenit të Tiranës. Ecin, bëjnë ecje sportive, vrapojnë, bëjnë ushtrime, duke shprehur dukshëm dashurinë për jetën. I uroj fort, nga zemra, të gjithë!
– Mekaniku i motoçikletave, Stavri, nuk është “thjesht një copë mekanik”. Dikur ish-zjarrfikës në T.O.B., shok edhe i motrës sime ish-balerinë, Mondës, ka vërtet një botë të madhe. Nganjëherë më vjen të shkoj tek ai, të kënaqemi, duke biseduar për letërsinë, historinë. Kultura nuk është asnjëherë atribut vetëm i një diplome. Njerëz si Stavri, e vërtetojnë kat rcip risht këtë. Urime nga zemra, miku im i vjetër.
– Në mos gabohem, quhet Alba. Është sekretarja e rektorit të U.T., Dhori Kule. Për atë Zot, unë që njoh kaq shumë e shumë vajza, rrallë kam parë një gjë kaq të ëmbël. Si të thuash, i qesh çdo muskul. Kjo vjen ngaqë ka pafundësisht gene që prodhojnë pozitivitet, mirësi. Unë i them “Miss Rektorati”. Të uroj gjithë të mirat që Zoti i jep njeriut, e dashur Alba.
– I dashur Gani Hoxha! Shkova para pak kohësh në Burrel dhe takova kryetaren e Bashkisë, zonj n Adelina. Një Zot e di sa u lumturova, kur ajo ndante me mua të njëjtin mendim, se ti je një njeri i drejtë dhe shumë punëtor. Edhe pse i takon një sigle tjetër politike, të njëjtin mendim kish edhe Ismail Terziu nga fshati Shoshaj. U ndjeva krenar që të kam mik. U ndjeva mirë që njeriu vlerësohet nga karakteri. Të uroj, fort i dashur miku im, Gani Hoxha.
– I dashur Qazim Sejdini! Të ndjek vazhdimisht dhe më vjen kaq mirë që si Kryetar i Bashkisë, je në krye të stafeve të ndryshme, për t’i dhënë Elbasanit një fytyre të re. Elbasanit të dashur, gjithë shqiptar ve, Elbasanit tim. Të përqafoj fort dhe të uroj nga zemra, miku im i shtrenjtë, Qazim Sejdini.
– Kam dy fqinj, derë më derë, janë fëmijët e mikut tim Redon Genc Uruçi. Janë Edita, juriste dhe Redoni studenti në vit t pest për Mjekësi, të cilin që tani e ftojnë në Berlin, të kumtojë në simpoziume neurologjie, përballë profesor ve me mjek r, si i thonë. Më munguan 2 muaj, më mungojnë ato bisedat e shkurtra, plot mirësi dhe humor shkodran. Por, shtatori i ktheu, mua për të më kënaqur. Ju dua fort, si Ledion dhe Sar n. Suksese!
– I dashur Bujar Leskaj! Po të drejtohem jo si mik që të kam, por si qytetar: Njerëzit kanë sy e veshë. E shohin njerëzit patologjinë në krye të pozitës. E shohin mirë fasadën që përdor qeveria. Dhe, sinqerisht, një pjesë e madhe janë të zhgënjyer. Banka k tej, prokuroria që thuajse s’bën asgjë. Pa le me Gjyqësori. Por, shyqyr që ka një institucion që nuk dorëzohet. Dhe është pikërisht KLSh-ja që drejton ti, në krye të një stafi të përkushtuar dhe njerëzit kanë një ngrohtësi në zemër. Kjo kushton shumë më tepër se milionat që i kthehen arkes së shtetit nga kontrollet e tua. Mbetç kështu, i dashur Bujar! Ky është urimi im, por besoj se edhe i shumicës së njerëzve të thjeshtë dhe të ndershëm.
– I dashur Faruk Kaba, inxhinjer i talentuar i ndërtimit! Pak sekonda të takova, se ishe në mbledhje, dhe u çmalle. Dhe me shëndet, ishe top. Më erdhi mirë, që pashë në mbledhje, një shokun tim të shkollës Petrit Hazbiu. Alamet djali! Ju uroj, të dyve, gjithë të mirat.
– E kisha ëndërr të të takoja nga afër, ty, Prof. Dr. Agim Binaj. I ndjek me ëndje dhe shumë vëmendje analizat e tua ekonomike, financiare, që bën kryesisht tek emisioni i Enio Civicit. Të uroj jetë të gjatë, ty birit t Vlorës dhe ish-skënderbegas. Urime mik!
– Ndofta nuk e besoni. Dy-tre herë në javë, i kërcej motorrit tim të vogël dhe ndaloj tek “Ardeno”. Pi një birrë, por kur është mjeshtri i madh Tonin Alia, vendi sikur merr një dritë tjetër. Gjithnjë gjej njerëz me të cilët flas fr ngjisht, serbo-kroatisht, anglisht patjetër, madje edhe turqisht. Tonini kënaqet. Ndihet mirë që ka një shok që flet kaq gjuhë, kurse unë ndihem i lumtur nga mirësia jote e pafund, i shtrenjti Tonin Alia.
– Tri vajza. Njëra më e bukur se tjetra. Studente apo në punë. Vijnë bëjnë ushtrime te Liqeni. Era, ekonomistja, është dobësia ime, por të treja kalojnë me not n 10.