Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Blero: Ka edhe mënyra të tjera...
Tani, striptiz, edhe në Tiranë Striptistja bullgare: Më kërkojnë edhe femra apo çifte
PSE E MBYLLA JETEN TIME?

Tani, striptiz, edhe në Tiranë Striptistja bullgare: Më kërkojnë edhe femra apo çifte

strip (1)-strip (2)Jetojmë në Shqipëri dhe në një vend të vogël si ky i yni, një klub striptizi është diçka e re, e veçantë, që shihet me sy paragjykues, ama nuk lihet pa u vizituar. Së fundi, një klub në Tiranë u ofron klientëve argëtim, kënaqësi dhe vajza të bukura që zhvishen për këta klientë. Natyrisht, kërcimet nuk janë pa pagesë, por kush nuk do të donte të paguante për të parë vajza të bukura duke kërcyer gjysmë të zhveshura? Një nga këto balerina është edhe Valentina nga Bullgaria, e cila e parë në kafe, me kostumin sportiv dhe thuajse fare pa make-up, nuk ngjan aspak me një balerinë striptizi. E takuam Valentinën dhe u njohëm më shumë me të, punën që bën, përfitimet që merr dhe e pyetëm se deri kur do të vazhdojë ta bëjë këtë punë. Më poshtë do shuani kuriozitetin edhe për shumë gjëra të tjera, ndaj… më mirë lexoni intervistën!

Fabjola Kuburi: – Përshëndetje Valentina, si po ia kalon?
Valentina: – Mirë faleminderit, ndihem mirë këtu!
– A mund të bësh një prezantim të vetes, që edhe lexuesit të dinë diçka më shumë për ty?
– Po, sigurisht dhe me kënaqësi. Valentina është emri im i artit, jam me origjinë nga Bullgaria dhe jetoj sa në Itali, sa në Shqipëri. Kam mbaruar studimet për Fashion, në Itali dhe me profesion jam balerinë striptiste. Këtu në Shqipëri punoj në një klub-striptiz “Maria Bonita” dhe ndihem si në shtëpinë time.
– Valentina, pse nuk do ta tregosh emrin tënd të vërtetë?
– Sepse mendoj se është diçka shumë private… Jo se kam ndonjë gjë për të fshehur, por kështu më pëlqen të më thërrasin. Unë bëj spektakël dhe dua të thirrem me emër arti. Jeta ime private është jeta ime private.
– Kur ke ardhur në Shqipëri?
– Kam ardhur kur u hap lokali, që e kanë Alketa dhe Osvaldo, një lokal striptizi që është edhe në Itali e tek i cili kam punuar për 8 vjet. Kam ardhur këtu në shtator 2013.
– Kur ke filluar të performosh striptiz?
– Qëkur kam qenë 20 vjeçe dhe kam 10 vjet që merrem këtë lloj kërcimi.
– Përse ke zgjedhur këtë profesion, sepse në njëfarë mënyre profesion është, apo jo?
– Të them të vërtetën, unë vij nga një familje e varfër bullgare dhe nuk kam patur mundësi të bëj diçka ndryshe apo një profesion tjetër që mund të më jepte këto mundësi finaciare. Shkolla në Itali është shumë e shtrenjtë, mundësitë e mia ishin të pakta dhe kështu, iu drejtova klubeve. Por, duhet të them edhe diçka tjetër; mua më pëlqen jeta e natës, dua të dal, të argëtohem e ndoshta kjo është edhe një arsye më shumë pse kam zgjedhur të kërcej në klube nate.
– Unë kam parë një video në You tube, ku një televizion kosovar kishte bërë një emision posaçërisht për klubin tuaj dhe thoshte që, nëse në fund të spektaklit paguan për vajzat, mund t’i kesh ato kundrejt pagesës. Është e vërtetë kjo gjë, ose më saktë, si funksionon?
– Atëherë, nëse ti paguan për vajzat, ato mund të të shoqërojnë, të bëjnë prive (kërcim privat) për ty në dhoma të veçanta, por vetëm për spektakël dhe argëtim, nuk shkon asgjë përtej kufirit të lejuar. E dini si është kjo gjë… Nuk është e thënë që duhet të vish në një klub nate që të gjesh seks me para. Në fund të fundit, këto gjëra më shumë po bëhen ditën dhe as në klube, madje!
– The që me Alketën ke vite që punon, apo jo?
– Po, janë njerëz të mrekullueshëm dhe unë kam 8 vjet që punoj me ta. I kam si familje, meqë familjen nuk e kam afër. Kur ata vendosën të hapnin lokalin në Tiranë, që shumë shpejt do hapet edhe në Durrës, më morën me vete.
– Kjo do të thotë që performancat e tua janë të bukura dhe të veçanta, apo jo?
– Besoj se për këtë duhen pyetur klientët… Unë mund të them se është diçka që e bëj me pasion dhe, për aq kohë sa vazhdon të më pëlqejë, do të jap maksimumin tim.
– Ti, vetëm këtë punë ke bërë?
– Jo, kam punuar edhe si bariste, sepse ka pasur raste që kam ngelur edhe pa këtë punë dhe kam bërë një punë normale, ditën.
– A fitohet shumë me një punë si kjo?
– Nuk mund të të jap një shifër të saktë, por fitohet goxha dhe të mbulon të gjitha shpenzimet, pa e vrarë mendjen për ekonominë. Të kërcesh striptiz, lapdance, të bësh spektakël, kjo është një punë me të cilën nuk ngelesh keq financiarisht. Fitohet mirë, jetohet shumë mirë. Fiton aq sa punon!
– Ti ike nga Bullgaria sepse ishe keq ekonomikisht. Po tani, përse e bën këtë punë?
– Tani e bëj më shumë për kënaqësi timen, sepse siç të thashë, e dua jetën e natës, e dua muzikën, e dua kërcimin!
– Si visheni në klub, çfarë kostumesh përdorni?
– Zakonisht, me kostume shumë sensuale, të cilave më pas mund edhe t’u hiqet pjesa e sipërme dhe, sipas kërkesave, mund të kërcehet topless. Por, nuk ka ndonjë kusht që të thotë se duhet të vishesh në këtë apo atë mënyrë. Pastaj, është priveja që është private dhe mund të kërcehet topless, por vetem kaq, në kufijtë e spektaklit.
– Si funksionon në të vërtetë? Si filloni të kërceni?
– Faktikisht, nuk është se kemi ndonjë program për të ndjekur; kërcejmë në grup, me tre këngë të llojit R’n B ose ndonjë këngë elegante e përzgjedhur me kujdes dhe realizojmë spektaklin me kostume të ndryshme, si infermiere, me veshje gjimazisteje apo ndonjë veshje tjetër seksi që mund të argëtojë klientët.
– Kostumet i blini vetë apo jua sjellin?
– Kostumet i blejmë ose i bëjmë sipas dëshirës tonë, nuk na obligon njeri. Unë zgjedh kostume elegante, jam më shumë te sensualiteti elegant. Jo të gjitha vajzat mund të bëjnë spektakël dhe shou, kështu që vetëm ato më të mirat përzgjedhin kostume me tema të caktuara, si ato që ju përmenda më lart.
– Shqipëria është vend i vogël dhe, si i tillë, këto lloj klubesh duken paksa të tepërta. A je përballur me paragjykime?
– Të them të vërtetën, e kam parë dhe kam folur për këtë gjë sepse një punë e këtillë në Shqipëri është e paragjykuar, ama mendoj se me kalimin e kohës, do të ndryshojnë mendim, sepse unë për shembull, të ftoj të vish në klub dhe të shikosh që aty është gjithçka normale dhe që funksionon si çdo klub tjetër nate. Ah, po, klubi ynë ka më shumë spektaklin, ka shou, ka argëtim, ka kënaqësi.
– Klientët shqiptarë janë vetëm meshkuj?
– Besoje apo jo, ka edhe kliente femra dhe madje më kanë kërkuar prive edhe çifte të ndryshme që kanë ardhur aty për t’u argëtuar, për të kaluar një natë ndryshe.
– A ke pasur konflikte me ndonjë klient, qoftë mashkull ose femër?
– Unë, zakonisht, nuk jam tip që kërkoj sherre apo të bëj konflikte, por nëse ka ndodhur që dikush ka dashur të bëjë diçka më shumë se e lejueshmja, është siguria që përgjigjet për gjithçka.
– Gjithmonë kam pyetur veten: Ata që kanë lokalin, fitojnë vetëm para nga xhiroja që bëhet nga klientët apo edhe nga paratë ju japin klientët juve?
– Jo, pronarët kanë punë vetëm me xhiron e lokalit, paratë që na japin klientët neve, janë tonat.
– Domethënë, nuk punohet me rrogë mujore?
– Edhe sikur të doja, nuk mund të punoja me rrogë mujore, sepse unë jam në lëvizje; dy javë këtu, dy javë në Itali, iki në Bullgari takoj familjarët e mi, kështu që nuk mund të aplikohet me rrogë.
– Meqë më dole te familjarët, e di familja jote çfarë pune bën ti?
– Realisht, jo!
– Do t’ia thuash ndonjëherë?
– Babai nuk ka shumë që ka ndërruar jetë, kështu që më ka ngelur t’i tregoj vetëm mamit. Tani, nuk mendoj se është momenti i duhur për t’ia thënë sepse ajo humbi edhe babain, por në një kohë të duhur, besoj se do t’ia tregoj.
– Si mendon se do të reagojë ajo?
– Nuk e di, por shpresoj të më kuptojë.
– Nëse pas disa vitesh, vajza jote do të të thotë: “Mami, dua të bëhem balerinë striptizi, lap dance”, si do t’i përgjigjeshe?
– Nëse do punonte kështu siç punoj unë, që jam e pastër me ndërgjegjen time sepse nuk po bëj asgjë të keqe, do isha dakord me të. Gjithsesi, pas disa vitesh, gjërat do kenë evoluar dhe nuk besoj se do të ketë më probleme mentaliteti, por nëse ajo studion dhe ka një punë të bukur ditën, nuk ka pse ta bëjë një punë të tillë.
– Por, do të doje që të ta thoshte?
– Do të doja të ma thoshte, edhe pse zakonisht vajzat me mamin janë të ngurta; nuk tregojnë nëse kanë simpati për një djalë, mendo më shumë. (Buzëqesh)
– Çfarë të pëlqen më shumë në Shqipëri?
– Kam pak problem gjuhën, sepse e keni shumë të vështirë, por këtu pothuajse të gjithë flasin italisht, kështu që e kam më të lehtë. Ka mentalitet të njëjtë me Bullgarinë dhe vërtet ndihem si në shtëpinë time.
– Sa vajza jeni në klub?
– Janë 8, por ndërrohen, vijnë, ikin, nuk jemi gjithmonë të njëjtat. Vijnë edhe serbe, kështu që ka larmi.
– Si e quan këtë eksperiencë?
– Kur dikush eksperimenton, rritet dhe rritja është diçka që nuk bëhet brenda një kohe të shkurtër, kështu që eksperienca është pjekuri.
– Ku t’i vënë paratë klientët?
– I vënë ku të duan; te kostumi, te flokët, në varëse, nuk është se ka një vend specifik për të vënë paratë.
– Si reagon kur dikush të prek?
– Është siguria që reagon; unë vazhdoj spektaklin!
– Të ka detyruar dikush të bësh diçka që nuk ke dashur?
– Jo, por nëse ndonjëra nga vajzat do të kërcejë topless, pa bërë shou, mund ta bëjë, por pa detyrim. Unë kam mënyrën time të të kërcyerit, për shembull, luaj me top, me banane, bëj si infermiere e të tilla gjëra që ngjallin sensualitet.
– Po priveja?
– Priveja është tjetër gjë, mund të kërcesh me kostum ose topless, varet nga kërkesa e klientit. Mua më ka rastisur me klientë që më kanë kërkuar thjesht të flasim, sepse është tjetër ndjesi të bisedosh me një të panjohur që as nuk t’i di problemet, as nuk të njeh; Priveja është privatësi.
– A ke parë ndonjërën nga vajzat të largohet me ndonjë klient, të themi, për diçka më shumë sesa një lapdance?
– Nuk mund të bëhen këto gjëra, sepse lokali është i kontrolluar dhe me klientët duhet të ruhen vetëm marrëdhënie balerinë-klient. Mund të bësh privenë që është topless, por vetëm kaq.
– Ke një lidhje dashurie këtu?
– Jo, nuk kam, as këtu, as atje. (Qesh)
– Po nëse ndodh të dashurohesh?
– Për respekt të atij që do të kem në krah, mendoj se nuk do të kërceja më, sepse nuk është shumë e këndshme të bësh këtë gjë kur ke një mashkull në krah. Nevojitet respekt për lidhjen e dashurisë.
– Deri kur mendon ta bësh këtë punë?
– Derisa të krijoj familjen time.
– Si e shikon veten pas disa vitesh?
– Me familje, me fëmijë dhe me një goxha djalë në krah, që ta dua dhe të më dojë.
– E ke menduar ditën tënde të dasmës?
– Kam zgjedhur edhe fustanin! (Qesh) Shiko, kjo punë nuk është se të pengon ose të detyron që të kesh objektiva të ndryshme nga ato që mund të ketë një vajzë që bën një punë tjetër normale. Unë nuk jam nga ato vajza që synon të ketë në krah ndonjë mashkull me shumë para. Kam pasur lidhje edhe me punëtorë të thjeshtë, nëse është kjo ajo që doni të dini…
– A ka pasur raste që një mashkull ka dashur të jetë me ty vetëm sepse e ka ditur që ti fiton shumë?
– Po, edhe ka pasur, nuk mund ta mohoj, normale që po!
– Valentina, faleminderit për çiltërsinë tënde dhe shpresojmë të realizosh synimet e tua!
– Faleminderit edhe unë uroj gjithçka të bukur në punën tuaj!

 

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Blero: Ka edhe mënyra të tjera...

Next Post

PSE E MBYLLA JETEN TIME?

Advertisement